web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Velitërna në thatësirë/ Fermerët protestojnë për mungesën e ujit të vaditjes

2025-06-13 11:50:00, Qyteti im CNA

Velitërna në thatësirë/ Fermerët protestojnë

Një grup banorësh të fshatit Velitërnë, pjesë e njësisë administrative Pirg në Bashkinë e Maliqit, kanë protestuar sot për mungesën e ujit të vaditjes në këtë periudhë të nxehtë vere, duke ngritur alarmin për dëmtimin e të mbjellave dhe humbjen e investimeve bujqësore.

Sipas tyre, sasia aktuale që vjen përmes kanaleve vaditëse është shumë më e ulët se nevojat reale të kulturave bujqësore. Fermerët theksojnë se qepa dhe patatja, të mbjella në sipërfaqe të mëdha, janë në rrezik për tharje, ndërkohë që cikli i vaditjes kërkon ujë çdo ditë.

Banorët shprehen se kjo situatë përsëritet prej vitesh dhe se institucionet përgjegjëse nuk e menaxhojnë siç duhet shpërndarjen e ujit. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për të parandaluar dëmtimin e prodhimeve bujqësore, veçanërisht në kulmin e sezonit.

 

"Ka 30 vjet që jetoj këtu në Veliternë, një avaz është gjithmonë. Ne na duhet ujë, unë duhet të vadit pataten sot, qepën sot, se sot e do ujin. I kemi thënë administratorit, nuk shkojnë dot këta ti thonë Gëzim Topçiut, nuk e fajësoj dot kryetarin. Të tërë kërkojnë ujë dhe asnjë nuk del përballë. Mendoj se nuk e menaxhojnë mirë. Sot e lëshon, nesër e pret ai dhe nuk mbushet pritat. Ne duam ujë të vaditim çdo ditë. Po nuk i vaditëm, prodhimet mbaruan. Kemi hedhur miliona lek, nga 15-20 milionë lekë të vjetra dhe jemi të mbaruar, mirë t’ia bëjnë këtij populli", tha një banor.

 

"Ujë ka po nuk menaxhohet mirë dhe po të shkosh tani në bashki apo në komunën e Pirgut, të tërë i ka futur partia, me mik dhe ruajnë njëri tjetrin dhe ne këtej mbetemi. Ky fshat këtë avaz ka patur sa herë për ujin. Fermerët kanë hequr dorë, unë këtë vit edhe pse kam 6 dynym nuk kam mbjellë asgjë", u shpreh një tjetër banor.

 

 

"Problemet e bashkëfshatarëve janë serioze, kemi tërë këto vite që nuk kemi ujë për të vaditur. Të vijë drejtori i ujërave ti japë zgjidhje, sepse isha për të vaditur dhe nuk vadita dot se s'kisha ujë. Ne duam zgjidhje", u shpreh banori.

 

"Unë jam fermer, kam mbjellë qepë e patate, rreth 2 ha. Këtu e kemi problemin me dekada që nuk vjen uji zakonisht. E marrim me dy zetora, e hedhim ujin për të plotësuar kushtet e qepës ose patates. Unë dua që ky problem të dëgjohet deri tek drejtori dhe kryetari i bashkisë. Të na sigurojnë ujin për vaditje pastaj për shitje si dihet. Mund ti’ hedhim nëpër kanale siç i kemi hedhur vit për vit", u shpreh fermeri.

 

 

Nga ana tjetër, Besnik Dervishaj, përgjegjës për menaxhimin e ujit në zonë, pohon se janë lëshuar rreth 100 litra ujë nga rezervuari dhe se sasia e të mbjellave është më e ulët krahasuar me vitet e kaluara.

He explained that during the summer months it is difficult to increase the volume of water in the network, due to the high demand from all farmers at the same time.

 

"100 liters of water have been released from the reservoir and at the moment there are not many crops compared to other years. The crops planted such as onions and potatoes have been halved. It could be 100-120 liters of water. There are several villages, I try to manage as much water as I can. Now is the irrigation season and everyone wants to irrigate at the same time but this is impossible. These two irrigations are crucial. I don't think the crops will dry out because the farmers have been irrigating for 5-6 days. These people have the problem of onions, because onions need more irrigation than potatoes. They try to irrigate for 40 hours to get the water somewhere and throw it on the land," said Dervishaj.

 

As tension between residents and responsible structures grows, it remains unclear whether urgent measures will be taken to increase the amount of water and improve the distribution system, to avoid another failed agricultural season in the Veliterna area.

Residents warn that, if immediate measures are not taken, the damage will be considerable./ CNA





Lajmet e fundit nga