web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pengesë për kalimin e zjarrfikëseve/ Evidentohen 41 pika problematike të qarkullimit në Shkodër

2025-07-21 15:07:00, Qyteti im CNA

Pengesë për kalimin e zjarrfikëseve/ Evidentohen 41 pika

Pas ankesës së repartit zjarrëfikës në Shkodër një ditë më parë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i pushtetit vendor. Bashkia Shkodër ka zbritur në terren në prishjen e gardheve dhe mureve rrethuese që pengonin hyrjen, jo vetëm të banorëve në pallat, por edhe të mjeteve zjarrfikëse pranë pallateve tek kryqëzimi i spitalit.

Fadromet e IMT-së të Bashkisë Shkodër, Policia Bashkiake dhe Ndërmarrja e Shërbimeve Publike janë bërë pjesë e këtij aksioni që ka nisur sot me lirimin e e këtyre hapësirave të komunitetit.

 “Sot ka përfunduar afati që iu kishim lënë subjekteve për heqje vullnetare. Disa subjekte nuk e kanë zbatuar këtë, ndaj forca e ligjit po vepron. Ne kemi evidentuar në bazë të një plani së bashku me zjarrëfikësit 41 pika që janë problematike në qarkullim. Kjo është një prej pikave problematike që nuk mund të kalonte as zjarrëfikeset e as ambulancat. Ndaj u bëjmë apel qytetarëve të reagojnë e të mos presin vetëm masat ligjore apo që të ndodhë ndonjë fatkeqësi dhe të kenë nevojë për zjarrëfikese e ambulance”,-tha Saimir Rrustemi, drejtor, Policia Bashkiake Shkodër.

41 pika kritike janë në evidentuar në qytetin e Shkodrës, të vendosura prej 30 vitesh dhe rrezikojnë jetën e banorëve në raste të rrezikut nga zjarri, pasi është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikësve nga shtesat, avllitë apo edhe gardhe të ndërtuara në vite./CNA





Lajmet e fundit nga