web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit

2026-02-05 09:52:00, Politikë CNA

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Rama është pritur nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.

Kreu i qeverisë ndodhet që prej ditës së djeshme në Vatikan, ndërsa do të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV. Një ditë më parë ai zhvilloi një vizitë në bazilikën e Genazzano, ku ndodhet shëmbëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë.

Gjithashtu Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me Kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit. /CNA





Lajmet e fundit nga