
Brother Taip's victory as a continuation of the Erdoganization of Albania
Edi Rama was among the few Western leaders who called ...
Rama na paska falenderuar Elbasanin në turin e tij që e quan “të mirënjohjes”, por që në realitet është turi i përqeshjes së njerëzve e vetë socialistëve të ndershëm.
Sa shumë ciniz?m e ironi në gjithë këtë falenderim!?
Për çfarë dhe kë falenderoi ky?!
Falenderoi kanakarët e tij në bashkitë e qarkut që e lanë publikun “pa fjalë” e pa program?!
Apo falenderoi njerëzit e lënë pa rrugë, pa ujë, pa ndriçim, pa shërbime, të zhytur në skamje e mbi të gjitha pa të ardhme?!
Për cfarë?!
Erdhi t’i falenderojë pse nuk “u ninë” për varfërinë, ndotjen, rrënimin, grabitjen sistematike që i bën, (në realitet qytetarët e shfaqën zemërimin e tyre) apo erdhi t’i thojë si Haxhi Qamil që sa të ketë pushtetin atij nuk “ja nin” për askënd?!
Ndërkohë askush të mos të kërkojë ndonjë fije justifikimi timin në këto rreshta.
I njoh përgjegjësitë dhe këtu parashtroj vetëm të vërtetat e qarkut të dytë më të varfër të Shqipërisë.
Ah po!
Ndoshta falenderoi atë që ai e bërtet si Skuadër!
Por ka një të vërtetë të hidhur në këtë mes.
“Skuadra” e Ramës në Elbasan dhe kudo, nuk ishin më të majtët që besonin apo besojnë në një drejtim më të mirë për një Elbasan apo Bashki të zhvilluara dhe të jetueshme.
Skuadra nuk ishin as të rinjtë dhe as qytetarët që dijnë ta ndjanë mirë të keqen nga e mira dhe të zezën nga e bardha.
As dhe ata që dikur vetë kishin besim tek e majta.
Skuadra u zëvendësua me “skuadronet” e vrasjes së votës.
Skuadronet ishin të mbushur me policë me uniformë e pa uniformë që përgjonin, spiunonin godisnin me të gjitha format, ata me “biografi politike” demokratike dhe që ngrinin krye ndaj regjimit “populloro-skizofrenik” duke bërë fushatë kundër.
Me taksidarë dhe xhambazë “shteti”.
Me skifterë votash, blerës votash, shantazhues votash, hajdutë të dhënash personale, ushtrues të presioneve ndaj atyre që marrin ndihmë ekonomike poshtëruese e atyre që mbijetojnë me bizneset e marra peng nga bashkitë e qeveria.
Skuadronet e vdekjes së votës ishin plot me administratë që luftonte “për bukën e gojës” se pagës, duke ngrënë turpin e rradhës me bukë.
Plot me përpilues listash votash të marra me lutje ose tutje, me qarje ose me sharje në emër të një vendi pune, dorë lekësh, apo të një favori çfarëdo qoftë.
Skuadronet u pasuruan më tej me operatorë të negociuar e të trajnuar mirë nga KQZ në bashkëpunim t? ngushtë me PS, të pajisur me teknologji të manipuluar, që merrnin zvarrë votues për t’i korruptuar dëshirën para ekranit të votës.
Skudronet drejtoheshin nga zyrtarë me koeficent inteligjence afër zeros por ama me koeficent banaliteti politik e lepirësish banalë afër dhjetës.
Skuadronet kishin në dispozicion të gjitha listat e “vdekjes” së votës me të dhënat e plota personale të dhuruara e të dhunuara nga vetë shteti vrasës i votës dhe i individualitetit njerëzor.
Skuadronet në fund kishin mbi kokë këtë “kokën”: LLUMIN e falenderimit pa falenderime brenda!
Rroftë falenderimi!
Edi Rama was among the few Western leaders who called ...
People start talking about love from the time they tur...
By Kastriot Frashëri, researcher, lawyer 93 years aft...
Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, Albin Kurti s’e mbron dot sovra...
Today Henry Kissinger turns 100 years old. His journey is ...
What is being done with the pensions of Albanian im...
Sali Berisha gave a statement today, which is probably the...
Sali Berisha started his journey with an article with ...
Lecjan! Non fare il furbo con me… I have been waiting...
There is an irrational objection to the decision that MPs ...
Two days ago, on May 21, 2023, the President of the Re...
If you look at the photos in this post, you will say that ...
The Prime Minister of Albania, in addition to buying the l...
Nuk di pse mbrëmë m’u kujtua Niqka, Elpiniqi. Qe shoqe e n...
Një podcast i Kryeministrit me “njerëzit më të famshëm” të...
Arbsuristan and Arbsurdistan! Welcome to the wondrous lan...
Appendesiti had done a podcast today with Bennett and ...
I remember, child, in our neighborhood of Tironce, wit...
With the overwhelming result for Berisha, the local el...
It is terribly unfortunate to hear of other factional grou...
Pëllumb Mema's loan file fell into my hands by chance. Aft...
Emisioni Fiks Fare solli një skandal me një qendër ku stre...
Kompania Wizz Air nuk ndalet me skandalet. Dhjetëra qyteta...
Regarding pesticides banned in EU countries, but circu...
The judge of the Administrative Court of the First Instanc...
In Albania, the reform of the judicial system dismissed ov...
The Institute of Political Studies has conducted an an...
The judge of the Court of Tirana, Lazër Sallaku, was d...
Një ditë më parë shetetasi F.V 51-vjeç humbi jetën pas...
Pas 6 ditësh, autoriteteve gjermane kanë mundur të zbu...
Naim Murseli, the former councilor of Behgjet Pacolli ...
A third person has been arrested by the Kosovo police for ...
On Saturday, our country will be affected by relativel...
The fire of September of this year in the protected natura...
On Saturday, our country will be affected by relatively st...
Albania has turned into a laboratory of chronic immigr...
The event that took place on November 29 in Pristina, ...
After the tragic event that happened on November 29, Lirid...
The Kosovo Police has provided additional details rega...
Kushtrim Kokalla was arrested by the Kosovo Police as ...
Islam Bakollari, a teacher at the 9-year-old school of Dar...
The drone footage shows how the area of the Bay of Manas...
A bitter news has saddened the Korcars and music lovers th...
Viola Gjyzeli is the 13-year-old from Durrës who will ...
The euro ended the week with a further drop in the exc...
The funds spent on promoting innovation and research and d...
Tirana is considered one of the seven main European ca...
Today, December 1, 2023, the US dollar is bought at 92...