The rise and fall of Lali Eri!
As a man who has worked hard for this country with well-kn...

E hëna e dytë e shkurtit ka shkundur keq Tiranën politike, më saktë ngrehinën e rilindjes. Një lëvizje e fortë tektonike nxori në pah, ekspozoi, disa tipare që po mbaheshin të fshehta me propagandë e dhunë.
Në kryeqytet mbërriti drejtuesi i fushatës së PD-së, ai që ishte udhëheqësi i Donald Trump-it në fitoren spektakolare të Shtëpisë së Bardhë dhe njëkohësisht shef i Komitetit Kombëtar Republikan.
Jo thjesht prania në krah të Berishës dhe në PD, por sidomos ato që Chris LaCivita tha, ishin të mjaftueshme për të shkaktuar një heshtje të thellë, gati mortore, te qeveria dhe shumica. E kjo u pa qartë në seancën e djeshme parlamentare.
Rlindja dhe bosi i saj, janë tanimë pa atë koracën që e kishin siguruar me lobing të dyshimtë e me përqafimet e ngrohta me Aleks Soros. Janë pa dekoratat e lëshuara nga disa diplomatë, që siç po tregon transparenca që po bëhet në USA, kanë qenë tejet pa integritet.
Pra Edi Ramës i ka rënë miti i të gjithëpushtetshmit, mit që e kishte krijuar e ushqyer me lobingje. Ai është sot një kryeministër në fund të mandatit të tretë me një mijë afera e kusure për të cilat duhet të japë llogari.
Dhe për të kuptuar edhe më mirë shqiptarët se si është ushtruar zyra e detyra në 12 vite rilindje, ndihmoi akuza që u publikua dje, me të cilën është arrestuar njeriu më i afërt i Edi Ramës, i dyti në hirearkinë e interesave, rëndësisë dhe buxhetit, Erion Veliaj.
Megjithëse kanë vite që fshehin e mbulojnë, sërish prokuroria ka gjetur prova e gjurmë të shpërdorimit skandaloz. Përmasat e abuzimit me pushtetin janë para syve të qytetarëve, e sidomos tanimë në ndërgjegjen edhe të socialistëve.
Një aktivist i PS që ka punuar e është lodhur që Erion Veliaj të bëhet kryetar bashkie, vëren sot se aq sa ai e ka pagën mujore, janë shpenzuar në ditë prej kryebashkiakut vetëm për blerje rrobash e bizhuterish. Imagjinoni sa shkon kostoja e luksit edhe për nevojat e tjera të këtij lakmitari.
Në bankë dhe në kasafortë, 1 milion euro. Këto janë vetëm çfarë janë kapur, me siguri, vetëm maja e ajsbergut. Tani çdokush mund të bëjë vetë krahasimin mes këtyre pasurive e privilegjeve dhe qëndrimeve e deklaratave publike të Erion Veliajt. Kur ai flet për varfërinë, për të pastrehët, për integritetin, kur ai flet për korrupsionin. Kur ai bënte si i përkushtuar, si i përdëllyer.
Milionat që iu gjetën kryebashkiakut, vinin direkt nga firmat e tij, nga lejet, licencat e nga dorovitja e taksave të qytetarëve të Tiranës.
Ky është një problem që as ka filluar dhe as mbaron me arrestin e z.Veliaj, por një model qeverisje e cila na është ofruar në mënyrë të dhunshme nga Rilindja prej 12 vitesh.
Gjysma e popullsisë së qytetit mezi e mbyll muajin. Janë në kredi, në borxhe. Nuk ia dalin të edukojnë si duhet fëmijët, nuk përballojnë dot kurset. Dhe teksa këto familje luftojnë çdo ditë për mbijetesë, kryetari i tyre i bashkisë shpenzon mesatarisht 18 mijë euro në muaj për blerje fustanesh dhe varësesh të shtrenjta.
Përse u dashka që një banor, një familjar, një pensionist, një i ri, një profesionist, një taksist, një student, një grua kryefamiljare, një i ri që sapo ka nisur punë, të pranojnë një tallje të tillë, një përqeshje jashtë çdo imagjinate si kjo që u bën pushteti.
Bosët e rilindjes janë tanimë lakuriq para njerëzve me gjithë zullumet e tyre. Dhe me 11 maj, do të kalojnë në gjykim. Drejtësia e madhe do të bëhet nga qytetarët. Procedimi penal vjen më tej./CNA
As a man who has worked hard for this country with well-kn...
The speech of the DP MP Mr. Oerd Bylykbashi in the parliam...
Weekend status, 8.02.2025 The generation of those who spent...
By Eduard Zaloshnja In recent months, Edi Rama and other ...
When Archbishop Anastasios Janullatos came to Gjirokastra,...
The state of the opposition has been my main political...
Opinion from Esad Gjonbalaj: It's completely normal to ha...
Opinion from Mero Baze Albania was today the capital of t...
Opinion from Ardi Stefa Currently, the question is not ho...
By Kastriot FRASHERI Archbishop Anastasios led our Orthod...
Opinion from Mentor Kikia! Honorable Mr. Prosecutor! Firs...
We have labeled the place where you find the most anger, h...
Opinion from Ardian Vehbiu! I have been following these d...
There is some information, according to which, from th...
I have received a flood of comments, mostly banal and ...
It was 4:30 in the morning. My father woke me up and I...
Erla The television moderator can approach the guest in se...
A man who worked as a postman was killed this morning in K...
Opinion from Adriatik Alimadhi! The general parliamentary...
The news that SPAK has indicted the former mayor of Shkodr...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...