In defense of SPAK/ For a legal and not a political standard!
The suspension of Sali Berisha by SPAK has opened a br...

Nuk po ia përmendim emrin sepse nuk është një lajm që na gëzon, nuk është një shkrim që na jep satisfaksion, pasi kemi raportuar një ngjarje, por një shkrim që na tregon se një tjetër koleg ka hyrë në botën e gjobaxhinjve, në botën e shantazhuesve, kërcënuesve, në botën e atyre që median e përdorin si mitraloz apo kallashnikov kundër biznesmenëve.
Prej disa kohësh në CNA shpesh vinin informacione, dokumente, në lidhje me borxhe, kredi, shoqata mikrokredish, që financonin Denis bilardistin, që sot u shfaq “live” në televizionin e Endri Meksit dhe i kërciti një “fake news”, i kërciti një gjobë të hapur publike një biznesmeni.
Prej kohësh vinin informacionet në lidhje me bilardistin e “MCN”-së, që drejtonte "pushkën" ndaj bizneseve. Para pak kohësh, te një ambient biznesi pas stadiumit “Qemal Stafa” iu drejtua një biznesmeni duke i kërkuar dhjetëra mijëra euro, pasi kishte nënën e tij të sëmurë dhe do të kishte disa ndërhyrje rresht. Biznesmeni i tha që t’i çonte faturat dhe Denisi më pas u zhduk dhe kur u telefonua tha se i kishte zgjidhur problemet.
Një tjetër avokat i njohur ishte pre e tentativës për t’u mashtruar apo për t’i marrë paratë, rreth 15 mijë euro i kërkoi këtij të fundit dhe kjo është një ngjarje tjetër.
Një tjetër biznesmeni të madh në Shqipëri, por edhe një rast tjetër i një politikani, ku Denisi shfaqet duke kërkuar para në emër të nënës së tij të sëmurë, kuptohet dikush nga biznesmenët edhe preket, por dikush që e njeh dhe e ka kuptuar historinë e një mashtrimi nuk bie pre e saj.
Historia e një mashtrimi që fillon me një nënë të sëmurë që të prek zemrën, por që paratë përfundojnë në kazino, përfundojnë në kumar dhe nuk shkojnë aspak për një nënë të sëmurë, por janë para që Denisi i mbledh për të bërë jetën e tij dhe më pas kur nuk i japin thelën për herën e dytë Denisi sulmon, akuzon, shpif, shantazhon dhe kërcënon thjesht dhe vetëm që të marrë këstin e radhës.
Në redaksi ne kemi “sms”, kemi materialet e të paktën katër rasteve që nuk kanë frikë nga Denisi dhe Denisët e tjerë të gjobave, shantazheve dhe kërcënimeve që vijnë vërdallë, që vënë gjoba duke mashtruar apo keqpërdorur një nënë të sëmurë dhe më pas gjithçka kthehet në kumar, kazino, jetë qejfi, borxhe ngado dhe turpësisht ekrani më pas përdoret prej tij për t’u kërcënuar apo rrjetet sociale për të shantazhuar dhe vendosur gjoba, për të përhapur lajme të rreme.
E në këtë rast Denisi ndryshe nga të tjerët, që përpiqen të fshehin gjurmët, ndryshe nga ata që përdoren nga rivalët e biznesit apo nga ata që përdoren nga botues dhe politikanë për gjoba ndaj të tretëve, ndryshe nga ata që qëndrojnë anonimë, Denisi me shpatë në dorë kërkon para për nënën e sëmurë, për operacione qindra mijëra euro, të cilat, në fakt, nuk i ka kërkuar në një, por në dhjetëra biznesmenë, avokatë, politikanë, të cilët i ka gënjyer dhe ua ka marrë paratë, ka hyrë në borxhe dhe më pas ato kanë shkuar në kazino, kanë përfunduar në kumar dhe ky është fakt.
Denisit nuk po i vëmë foto, pasi thamë se nuk është një lajm i mirë, por zëri ndaj gjobaxhinjve duhet të ngrihet. Duhet të ngrihet pa ndalim zëri në të tilla raste, duhet të ketë një reagim të fortë edhe nga shoqatat e gazetarëve, nga i gjithë opinioni publik dhe nga vetë botuesit e medias, edhe nga pronarët e tyre, për t’i lënë në mjerimin e tyre dhe larg gazetarisë këta individë që thjesht dhe vetëm ndyjnë atë që quhet gazetari. Të tillë ka plot, Denisi është vetëm një nga ata./ CNA
The suspension of Sali Berisha by SPAK has opened a br...
Historia e pronave të ish-Klubit Partizani është e til...
In all this great debate that Albania has entered, ...
The "independent" prosecutor Arben Kraja has a politic...
That is, on purpose or by marmalade, by plan or not, it wa...
A family like the famous Popajs were landowners in Alb...
A mund të akuzohet një kryeministër për korrupsion për...
Arben Kraja ka qenë hetues në Shkodër para vitit 1990, se ...
The arrest of Berisha's son-in-law, Jamarbër Mal...
Dear representatives of the media, By means of this c...
The north of Kosovo is a necessity not only for Kosovo...
The great excitement of the next meeting of the Berlin Pro...
When it rains and when there is a visit from a foreign...
The leaders of the European and Balkan countries will leav...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dje ka pësuar n...
For years, Alqi suffered a lot on the day of the start of ...
Një foto në tribunën e sfidës Shqipëri – Çeki, një fot...
As expected, an academic year began with a significant...
Medical students have been protesting since June, the ...
Në datën 24 shtator dhe 7 tetor. Por, për Shqipërinë ...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...