web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Albania's urgent EU membership, a historic achievement or a national break with Kosovo?

2025-03-27 14:16:00, Opinione Arian Galdini

Albania's urgent EU membership, a historic achievement or a national break

The history of a nation is not simply a chronological order of events, but a deep interweaving of meanings, efforts, projections, and the perpetuation of a collective consciousness that seeks to be free, self-forming, and sovereign in defining its own destiny. 

In this sense, any inclusion in a structure larger than oneself is never a technical or neutral act, but constitutes a metaphysical event in the being of a nation, either an exaltation of the meaning of oneself through the common sharing of historical destiny, or a self-degradation that leads to the undoing of that meaning that makes a nation itself.


At this historical crossroads, Albania faces a choice that is more than political, it is ontological and civilizational. The issue is not simply whether or not to join the European Union. The real question is: what do we become when we join alone? What do we lose? What do we compromise in our sense of self, in our roots, in the horizons of the community as an Albanian nation?


At first glance, the political, media and academic discourse in Albania treats European integration as an axiom, as an absolute good, as a desired and historically delayed fulfillment. But when an axiom is not allowed to be questioned, it risks becoming a dogma. And when a dogma imposes the path towards a supranational structure, without analyzing the internal structural consequences, it becomes a strategy of subjugation, not an act of emancipation. If Albania joins the EU without Kosovo, then there will be a real division of the national body into two legal regimes that will have different orientations, obligations and dynamics. 


This is no longer a technical issue. This is a metaphysical division in the very body of Albanian being. In an era when all Balkan nations seek to realize their historical and ethnic community through joint integrations, only Albanians risk being divided through a membership that fragments, rather than unites.


And this is the essence of our national dilemma: Is Albania's unilateral and accelerated membership in the European Union a step towards institutional modernization and inclusion in a Western order, or an act that, without Kosovo, deconstructs, definitively undoes the historical project of Albanian national unification, consigning it to political oblivion and geostrategic marginality?


Në këtë pikë, duhet ndalur çdo retorikë sipërfaqësore. Duhet menduar thellë.  Duhet parë përtej syve të burokracive të Brukselit dhe lëvizjeve të ambasadorëve në Tiranë. Duhet vështruar me sytë e atyre që shohin kah historia, kah kujtesa dhe kah përgjegjësia e të ardhmes. Siç thotë Roger Scruton, “një komb nuk mund të jetë i lirë nëse nuk kupton përse ekziston”.  Dhe kjo fjalë, “ekzistencë”, nuk është metaforë. Ajo është pyetja e madhe që çdo komb i bën vetes në momente të krizës ontologjike.


Përse ekziston kombi shqiptar? A ekziston për të hyrë në një strukturë që e njeh vetëm Shqipërinë si shtet e jo shqiptarinë si bashkësi historike? A ekziston për të deleguar sovranitetin, pa pasur më parë garantimin e unitetit të vet kombëtar? A ekziston për të arritur standardet e BE-së në kurriz të projektit të vet vetëpërcaktues?  A ekziston për t’u integruar si pjesë e një harte që nuk pranon kurrë të rishikojë padrejtësitë historike të 1913-ës?


Ne nuk kemi luksin të mashtrohemi. Historia jonë është përplot me shembuj të integrimeve të parakohshme, të bashkimeve të shpejta që kanë prodhuar më shumë shkëputje sesa unifikim. Rruga drejt BE-së, nëse ndiqet në mënyrë të njëanshme dhe të pashoqëruar nga një doktrinë kombëtare për bashkimin e shqiptarëve në një projekt gjeopolitik të përbashkët, nuk është rruga e bashkimit me Evropën, por është rruga e ndarjes me vetveten. Në këtë dritë, pyetja më e rëndësishme nuk është kur do hyjmë në BE. 


Pyetja është: me kë do hyjmë apo si do të hyjmë në BE? Me çfarë kuptimi të vetes, me çfarë bashkësie shqiptare, me çfarë projekti kombëtar? Nëse nuk i përgjigjemi kësaj pyetjeje sot, nesër do jemi të ndarë, të heshtur dhe të gjunjëzuar përballë një Evrope që do na pranojë si individë e shtetas të shkëputur, por jo si një komb me ideal, qëllim dhe destin të vetin.

Shqipëria: Fitore formale, humbje strategjike…


Nëse Shqipëria përmbyll procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë këtij cikli afatshkurtër dmth në harkun kohor 2027 apo 2030, rezultati i parë do të jetë një sukses formal, por një humbje thelbësore në planin strategjik kombëtar. Në pamje të parë, ky anëtarësim do të interpretohet si një triumf diplomatik dhe institucional, një hap përfundimtar drejt asaj që është propaganduar si “kthimi në shtëpinë evropiane”. Por, në thelb, bëhet fjalë për një zhvendosje të strukturës së orientimit kombëtar, ku mjeti bëhet qëllim dhe qëllimi humbet në mjegullën e një entiteti politik që nuk e njeh dhe as e promovon bashkësinë shqiptare si subjekt historik dhe politik.


Modelet e zgjerimeve të mëparshme tregojnë se anëtarësimi në BE sjell një sërë përfitimesh teknike: qasje në fondet strukturore dhe të kohezionit, rritje të perceptimit të besueshmërisë ndërkombëtare, standardizim të legjislacionit dhe njëfarë tërheqjeje investimesh. 
Këto janë pamjet sipërfaqësore të një procesi që në të vërtetë transformon thelbin e funksionimit të një shteti dhe të vetë përfytyrimit të tij mbi misionin historik.


Por siç e ka analizuar Jurgen Habermas në veprën “Legitimation Crisis”, teknokratizimi i pushtetit politik në sistemet liberale, sidomos në kontekste të brishta institucionalisht si Shqipëria, çon në një krizë të thellë legjitimiteti. 
Kur mekanizmat e vendimmarrjes transferohen në instanca supranacionale, ndërkohë që bazat kulturore, përfaqësuese dhe historike të shoqërisë nuk janë konsoliduar, ndodh një erodim i besimit, një shkëputje e thellë midis qeverisjes dhe përfaqësimit.


Për Shqipërinë, kjo përkthehet në një sërë pasojash:


 • Institucionet kombëtare reduktohen në ekzekutues pasivë të direktivave që nuk burojnë nga realiteti shqiptar. Vendimmarrja e vërtetë do të zhvendoset përtej kufijve, ndërkohë që elitat politike vendase do të shndërrohen në ndërmjetës të interesave të Brukselit, e jo më në përfaqësues të misionit kombëtar.

• Kapitali njerëzor, veçanërisht rinia dhe shtresat më të përgatitura, do të intensifikojnë emigrimin, jo më vetëm për shkaqe ekonomike, por si rezultat i perceptimit të Shqipërisë si një vend pa të ardhme ku potenciali i tyre nuk mund të realizohet. Kjo do të përshpejtojë një zbrazje shpirtërore dhe demografike që do ta lërë kombin pa palcë vetëzhvillimi.

• Sektorët e ndjeshëm të ekonomisë vendase, veçanërisht bujqësia, prodhimi i vogël dhe tregjet lokale, do të gjenden nën trysninë e një konkurrence që i tejkalon kapacitetet e tyre reale. Standardizimi evropian, në mungesë të mbrojtjes selektive dhe të një modeli kombëtar të zhvillimit, do të ketë efektin e mbytjes ekonomike nga sipër, dhe jo rritjes nga poshtë.


Kosova: Ndarje e heshtur, presion i rritur

Ndërsa Shqipëria do të shfaqet në skenën ndërkombëtare si anëtare e re e BE-së, Kosova do të mbetet jashtë dyerve të këtij bashkimi, duke u përballur me një realitet gjithnjë e më të vështirë.  Dhe ky nuk do të jetë thjesht një status “kandidat në pritje”. Përkundrazi, do të jetë një gjendje e institucionalizuar të jashtmit brenda kombit.


Në praktikë, kjo do të nënkuptojë:


 • Presion të shtuar për kompromise në dialogun me Serbinë, pasi çdo përparim i saj do të varet nga balanca e kërkuar nga faktori ndërkombëtar midis “stabilitetit rajonal” dhe “pranimit reciprok”. 
Por në këtë ekuilibër të ftohtë gjeopolitik, Kosova mbetet hallka më e dobët dhe më e ekspozuar ndaj presioneve për zhbërje të brendshme apo autonomi të pjesshme në këmbim të integrimit gradual.

• Përjashtim nga rrjetet reale integruese, si programet e mobilitetit, bashkëpunimit institucional dhe qasjes në tregje të përbashkëta. 
Nëse Shqipëria ecën përpara pa të, Kosova do të ngelet një “zonë tampon”, as brenda BE-së, as brenda një blloku shqiptar, as e njohur plotësisht, as e integruar efektivisht.

• Vendosje të një kufiri të ri evropian në mes të shqiptarëve, me gjithë retorikën e bashkëpunimit, me gjithë marrëveshjet për integrim ekonomik apo bashkëpunim kulturor. 
Fakti është se kufiri i BE-së bëhet kufiri i ndarjes shqiptare, i ri-institucionalizuar dhe i mbrojtur me legjislacion evropian.


Kësisoj, bashkimi formal i Shqipërisë me BE-në pa Kosovën nuk është vetëm një veprim teknikisht i shpejtë, është një akt ndarës substancial. Ai krijon dy ritme të ndryshme historike për të njëjtin komb. 
Njëri do të përfshihet në një sistem që e rregullon nga jashtë, ndërsa tjetri do të mbetet në një zonë të paqartë, ku çdo lëvizje drejt së ardhmes kalon përmes rrugës së kompromisit me tjetërsimin.


Në këtë afatshkurtër, fitoret janë sipërfaqësore dhe kalimtare. Humbjet janë të padukshme, por strukturore dhe të pakthyeshme. Dhe pikërisht për këtë arsye, çdo hap që përjashton Kosovën nga integrimi i përbashkët është një hap drejt institucionalizimit të ndarjes kombëtare, me pasoja që do të zgjasin jo tri vjet, por tri breza.


Afatmesëm: Normalizimi i shkëputjes, zbehja e Kombit…


Hipotetikisht, nëse ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Shqipërisë në BE ta zëmë në vitin 2027 apo 2039, pas kalimit të fazës së parë euforike të anëtarësimit të njëanshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, skena politike dhe kombëtare shqiptare hyn në një fazë më të heshtur, por shumë më të rrezikshme: normalizimin e shkëputjes.  Në këtë periudhë, proceset që në fillim ishin të dukshme dhe të debatueshme, fillojnë të fshihen pas perdeve të një rendi të ri, ku çarja midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk përjetohet më si devijim apo krizë, por si gjendje normale.

Kjo është pikërisht ajo që filozofi politik Carl Schmitt përshkruan si transformim të thelbit të politikës: kur dallimi ndërmjet “mik” dhe “armik” nuk është më rezultat i konfliktit të hapur, por është i koduar ndryshe, në struktura të padukshme dhe të institucionalizuara. Në këtë rast, ndarja e trupit kombëtar nuk shfaqet si ndarje tragjike, por si funksionalitet institucional, i pranuar heshturazi dhe i përforcuar përditë nga sistemet që e bëjnë të mundur.


Dy realitete zhvillohen në kahe të ndryshme:


 • Shqipëria inkorporohet brenda logjikës së një rendi supranacional, ku prioritetet ekonomike, kulturore, juridike dhe diplomatike diktohen nga instanca të jashtme. Identiteti kombëtar fillon të përkufizohet më shumë si një “kulturë rajonale” brenda një bashkësie më të madhe, sesa si një subjekt politik i pavarur me drejtim historik të vetin.

• Kosova, në anën tjetër, ngec në një pozitë të ndërmjetme, në kufijtë e Perëndimit, pa hyrje të garantuar, pa liri reale veprimi dhe nën trysni të përhershme për të bërë kompromise që e copëtojnë brenda vetes. 
Shtetformimi i saj mbetet i brishtë, ndërsa legjitimiteti i saj ndërkombëtar i kushtëzuar nga vullneti i të tjerëve.


Në këtë kontekst të ri, raporti ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës transformohet thellësisht, jo përmes ndonjë deklarate të qartë ndarjeje, por përmes një zbehjeje progresive në të gjitha fushat ku ndërveprimi ishte dikur jetik.


Ekonomia: Ndërprerja e frymëmarrjes së përbashkët.


Tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës fillojnë të ndjekin logjika të ndryshme rregullimi. Shqipëria futet nën kornizat e politikave të përbashkëta të BE-së, me standarde dhe kuota që nuk përkojnë me realitetin kosovar. 
Bashkëpunimi tregtar ngushtohet për shkak të barrierave të padukshme burokratike, fiskale dhe doganore. 
Lëvizja e lirë e mallrave, që dikur shihej si themeli i bashkëpunimit ekonomik kombëtar, transformohet në një procedurë të ngatërruar dhe të ngadaltë, që e dekurajon vetvetiu shkëmbimin e brendshëm shqiptar.


Arsimi dhe Lëvizshmëria: Dy horizonte të ndryshme për të njëjtin brez.


Programet arsimore fillojnë të ndjekin udhëtime të ndryshme. Shqipëria adopton kurrikula të harmonizuara me BE-në, ndërsa Kosova mbetet e izoluar nga programet kryesore të mobilitetit evropian. 
Studentët dhe të rinjtë shqiptarë të Kosovës përballen me burokraci të shumëfishta dhe diskriminim të heshtur në qasjen ndaj mundësive që për të rinjtë e Shqipërisë bëhen rutinë. Mbi të gjitha, ndodh një ndarje psikologjike: brezat e rinj fillojnë të formësojnë horizontet e tyre kulturore dhe qytetare në përputhje me realitetet e vendeve ku jetojnë, jo në raport me bashkësinë kombëtare.


Juridiksioni dhe Diplomacia: Shkëputje e heshtur e kohezionit strategjik.


Në planin juridik dhe diplomatik, Shqipëria dhe Kosova fillojnë të ndjekin rrugë gjithnjë e më të veçuara. Shqipëria i nënshtrohet jurisprudencës së BE-së dhe e transformon politikën e saj të jashtme në përputhje me politikën e përbashkët të Unionit. 
Kjo përjashton çdo lloj koordinimi real me Kosovën në çështje strategjike, sepse vendimet e Shqipërisë tashmë janë të kufizuara nga pozicionet kolektive të BE-së, të cilat shpesh janë të kujdesshme, të paangazhuara ose edhe të ndikuara nga shtete që nuk e njohin Kosovën si shtet. Kësisoj, zëri diplomatik shqiptar nuk dyfishohet në mbrojtje të një kauze të përbashkët, por zbehet në një heshtje të institucionalizuar që shndërrohet në normë.


Kjo fazë afatmesme është më e rrezikshmja, sepse ajo nuk përmban asgjë spektakolare. Nuk ka akte të mëdha tradhtie apo vendime të papritura. Ka vetëm dëmtim të heshtur, zbehje graduale dhe shkëputje të paemërtuar. Kur ndarja bëhet normale dhe kombi ndjehet si diçka e largët, si një ide e bukur por jopraktike, atëherë ka ndodhur zhbërja më e rrezikshme: zhbërja nga brenda, pa traumë, pa dhimbje, por me amnezi.


Afatgjatë: Dy Kombësi, dy realitete, një zhbërje.


Nëse trajektorja e nisur me anëtarësimin e njëanshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian vazhdon pa korrigjim, atëherë pas vitit 2035 do të përballemi me një gjendje të konsoliduar fragmentimi kombëtar. Kjo nuk do të jetë më thjesht një ndarje politike apo institucionale, por një transformim rrënjësor i vetë përfytyrimit mbi identitetin shqiptar, i përftuar nga kushtet e reja civilizuese ku do të jenë zhytur pjesët e ndara të kombit.


Do të kemi përpara një realitet të dyfishtë, i cili, në thelb, përfaqëson dy mënyra të ndryshme të ekzistencës shqiptare në shekullin XXI, të ndërtuara mbi bazamente kulturore, ligjore, ekonomike dhe ndërkombëtare të pakompatueshme.


 • Shqipëria, tashmë e integruar prej më shumë se një dekade në BE, do të jetë shndërruar në një provincë burokratike të një rendi supranacional, ku vendimmarrja e vërtetë do të jetë përjashtuar nga hapësira publike kombëtare. 
Përfaqësimi nuk do të ketë më lidhje me vullnetin politik të popullit shqiptar, por me pajtueshmërinë ndaj direktivave që burojnë nga një aparat administrativ ndërkombëtar. Kultura politike do të jetë zbehur në një cinizëm teknokratik, ku idealet kombëtare shihen si anakronizma folklorike, dhe çdo përpjekje për sovranitet interpretohet si devijim euroskeptik.

• Kosova, e mbetur jashtë BE-së, do të jetë shndërruar në një zonë tampon, e varur nga dinamika që vendosen në trekëndëshin Beograd–Bruksel–Washington. 
Pavarësia e saj do të vazhdojë të mbetet pjesërisht e kontestuar, pjesërisht e kushtëzuar, dhe në asnjë moment e garantuar përfundimisht. 
Politika e jashtme do të jetë kryesisht reaktive, jo projektive; shteti do të funksionojë mbi baza të paqëndrueshme; dhe çdo përpjekje për zhvillim strategjik do të mbetet peng i marrëdhënieve me Serbinë dhe mungesës së përfshirjes reale në arkitekturën euroatlantike.


Në këtë kontekst, ajo që humbet nuk është vetëm bashkimi territorial i shqiptarëve, por vetë kuptimi i përbashkët i të qenit shqiptar. Nëse për dekada me radhë kemi folur për një kombi shqiptar me dy shtete, do të jemi tashmë përballë një realiteti me dy kombësi të veçuara, të cilat ndajnë gjuhën, por jo më projektin historik. Ky është rreziku më i thellë: copëtimi i identitetit, jo më nga forca e jashtme, por nga mjedisi i brendshëm që e ka bërë ndarjen të natyrshme.


Ashtu siç thotë filozofi Charles Taylor, “identiteti formohet nëpërmjet dialogut me botën që na rrethon”. Nëse Shqipëria dhe Kosova jetojnë në struktura të ndryshme civilizuese, atëherë edhe bota me të cilën ndërveprojnë për të formësuar vetveten është thelbësisht e ndryshme. Njëra dialogon me një rend juridik, ekonomik dhe kulturor që e largon gjithnjë e më shumë nga komponentët autoktonë të shqiptarësisë; tjetra lufton për të ruajtur një ekzistencë që nuk i njihet në mënyrë të plotë nga rendi ndërkombëtar.


Pasojat do të jenë të shumëfishta dhe të pakthyeshme:


 • Në planin kulturor, do të krijohen dy universe simbolikë të veçuar, ku përfytyrimi i kombit, historia e tij, dhe figurat themeluese do të përjetohen në mënyra të ndryshme, ndonjëherë edhe kontradiktore.

• Në planin gjuhësor dhe arsimor, do të ketë standarde të ndryshme, referenca të ndryshme dhe orientime të ndryshme drejt së ardhmes. Kjo do të krijojë një humbje të densitetit të përbashkët kulturor, e cila ishte baza e rezistencës së shqiptarëve përmes shekujve.

• Në planin psikologjik kolektiv, do të konsolidohet një ndjenjë e thellë e “tjetërsimit të brendshëm”, ku shqiptarët e Shqipërisë do të ndjejnë gjithnjë e më pak lidhje me ata të Kosovës, dhe anasjelltas. Përkatësia nuk do të lidhet më me gjakun, gjuhën dhe trashëgiminë, por me statusin juridik, stilin e jetesës dhe të ardhmen individuale në strukturat përkatëse.


Kjo është ajo që mund ta quajmë zbërthimi i heshtur i kombit. Nuk ka të bëjë me ndonjë ndalim formal të bashkimit kombëtar. Nuk ka ndonjë akt ndarjeje të shpallur. Ka vetëm një proces të zgjatur, sistematik, ku vetëdija kombëtare zëvendësohet me përkatësi teknokratike, ndërsa historia e përbashkët zëvendësohet me përditshmërinë e ndarë.


Nëse nuk ndërhyjmë që sot, me një doktrinë të vetëdijshme kombëtare, që refuzon integrimet e njëanshme dhe kërkon një bashkim të koordinuar të të dy shteteve shqiptare, atëherë, në vitin 2050, ideja e shqiptarësisë si projekt politik, shpirtëror dhe historik i përbashkët do të jetë veçse një kujtim i mjegullt në arkivat e nostalgjisë. Kombet nuk zhbëhen gjithmonë me luftë. Ndonjëherë, zhbërja ndodh kur e lëmë veten të na formësojë një botë që s’na njeh dhe s’na do siç jemi.


Zgjidhja Strategjike: Integrim i bashkërenduar ose refuzim me dinjitet.


Asnjë komb që respekton vetveten nuk e ndërton të ardhmen mbi themelet e një ndarjeje të përhershme të trupit të tij. Dhe asnjë strategji e vërtetë kombëtare nuk mund të pranojë integrimin në një rend të ri politik si çmim për të mohuar ose përjashtuar një pjesë të vetes. Për shqiptarët, rruga drejt Bashkimit Evropian duhet të jetë rruga e bashkimit të kombit nëpërmjet një integrimi të përbashkët, ose të mos jetë fare. Nuk kemi luksin të jemi teknikë në një çështje që është qenësisht metafizike. 


Ky nuk është një kalkulim për fondet e kohezionit apo për raportet e progresit. Ky është një akt i lirisë kombëtare, një vendim moral mbi vetë kuptimin e shqiptarësisë në epokën e rendit të ri global. Për këtë arsye, strategjia e vetme legjitime dhe e dobishme kombëtarisht për Shqipërinë dhe Kosovën është ajo që: Të kërkohet, synohet dhe realizohet integrimi i bashkërenduar i të dy shteteve shqiptare në BE, si një bllok kombëtar i pandashëm.


Kjo qasje është moralisht e ndershme, politikisht e mençur dhe historikisht e drejtë. Ajo kërkon që Shqipëria të mos përshpejtojë integrimin e saj duke braktisur Kosovën në periferitë e historisë, por të ndërtojë një partneritet strategjik të barabartë, ku të dy shtetet ecin me të njëjtin hap, me të njëjtin vizion dhe me të njëjtin përfaqësim.


Një integrim i tillë do të nënkuptonte që:


 • Shqipëria të kushtëzojë ritmin e saj me përparimin e Kosovës, duke ndërtuar një platformë të përbashkët negociuese që afirmon bashkësinë shqiptare si një faktor i pandashëm në rajon;

• Të kërkohet nga BE-ja një paketë e veçantë për integrimin paralel të Shqipërisë dhe Kosovës, me justifikimin historik, gjeopolitik dhe moral të domosdoshmërisë së unitetit kombëtar në këtë proces.


Nëse kjo nuk realizohet, Shqipëria të kërkojë status special të bashkëpunimit të avancuar me Kosovën brenda BE-së. Në rrethanat ku Bashkimi Evropian refuzon një integrim paralel të të dy shteteve shqiptare, Shqipëria duhet të mbrojë një formulë alternative të bashkimit funksional, nëpërmjet një statusi të veçantë të bashkëpunimit të brendshëm ndërmjet dy vendeve, të mbrojtur në mënyrë të posaçme nga traktatet e BE-së.


Kjo do të përfshinte:


 • Ruajtjen dhe garantimin ligjor të lëvizjes së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, pavarësisht nga kufijtë e BE-së;

• Krijimin e strukturave të përbashkëta të qeverisjes, arsimit, tregtisë, mbrojtjes dhe diplomacisë, që funksionojnë në një regjim të përjashtuar nga ndalimet standarde të unionit;

• Njohjen e kësaj lidhjeje të veçantë nga vetë BE-ja, si një model i përshtatjes institucionale të integrimit me ndjeshmëritë historike të kombeve që kanë përjetuar ndarje të padrejta.


Nëse as kjo nuk realizohet, Shqipëria duhet të ngadalësojë integrimin e saj në mënyrë të vetëdijshme, si akt i ruajtjes së unitetit kombëtar. Ky është skenari më i vështirë dhe më i guximshëm, por edhe më i ndershmi në raport me historinë dhe gjakun shqiptar. Nëse të gjitha rrugët e bashkimit kombëtar brenda BE-së mbyllen, atëherë Shqipëria nuk duhet të ecë përpara si një ishull brenda kontinentit, por të ndalet dhe të kërkojë rrugën që nuk e lë askënd pas, veçanërisht Kosovën.


Ky do të ishte një refuzim me dinjitet, jo i integrimit evropian si vlerë, por i asimilimit të vlerave kombëtare në një rend që nuk i njeh dhe nuk i respekton ato. Ky akt do të afirmonte se për shqiptarët, uniteti vjen përpara përfitimit, dhe bashkimi vjen përpara integrimit. Në fund të fundit, kemi të bëjmë me një zgjedhje thelbësore: të jemi të bashkuar e më vonë, apo të jemi të ndarë e më shpejt. 


Të jemi komb me kuptim, apo shtet me viza të lira. Të jemi histori, apo statistikë. Të jemi subjekt, apo objekt. Një komb nuk matet me numrin e programeve që përthith, por me sasinë e dinjitetit që nuk e dorëzon kurrë.


If the European Union does not love us as an indivisible national community, then we do not have to surrender ourselves in exchange for a seat at the table that is not ours. And if Kosovo will not be in Europe together with Albania, then Albania will never be in Europe in the full sense of the word. Because without unity, there is no integration that saves the soul of a nation./ CNA





Lajmet e fundit nga