Gazateri me armë dhe drogë u la i lirë/ Sa para mori prokurori i Lazes që nuk apeloi vendimin

Në maj të vitit 2021, gazetari Elio Laze është arrestuar për armë-mbajtje dhe drogë.
Por pavarësisht kësaj ka arritur t’i shpëtojë burgut në mënyrë të dyshimtë.
Ai është lënë nga gjykata i lirë dhe prokurori Artan Lulaj, nuk e ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së shkallës së parë.
Duke ngritur kështu dyshime, se prokurori Lulaj ka marrë ryshfet, për të mos e kryer detyrën e tij.
Lulaj është shkarkuar nga Vettingu me 13 Janar të vitit 2022, jo vetëm për aspektin profesional por edhe në lidhje me pasurinë.
Sipas KPK-së, Lulaj nuk kishte qenë bashkëpunues, ndërsa nuk kishte kthyer disa përgjigje, nuk kishte vënë në dispozicion dokumente dhe kishte refuzuar të bënte transparencë mbi pasurinë e së bijës.
Deri më tani nuk ka një hetim, nga SPAK, në lidhje me pasurinë e Lulajt.
Roli i prokurorit përballë gazetarit të armatosur
Në kohën që çështja e gazetarit Elio Laze ka mbërritur në Gjykatë për masën e sigurisë, është është zhdukur një nga dy akuzat që rëndonin mbi të.
Ai është dërguar në Gjykatë për masë arrestimi, vetëm me akuzën për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe duke zhdukur akuzën ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga 283 i Kodit Penal.
Me datë 31.05.2021, Gjykata nëpërmjet gjyqtarit Besnik Hoxha, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova që personi nën hetim Elio Lazaj mund të ketë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, çka përmbush kushtin e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova, i përcaktuar nga neni 228/1 i Kodit të Procedurës Penale, si kusht për caktimin e masës së sigurimit.
Por papritur Laze është sëmurë dhe përveçse i është hequr dhe një akuzë, ai është lënë edhe i lirë.
Ka qenë prokurori Artan Lulaj që ka kërkuar ndryshimin e objektit të kërkesës lidhur me caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Elio Lazaj nga ajo e “ arrestit ne burg” në atë të “ arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 I K.Pr.Penal.
Pra fillimisht është zhdukur një nga akuzat, më pas është sërmurë Elio Laze, është “zbutur” prokurori, Artan Lulaj dhe përfundimi, asnjë ditë burg për gazetarin e kapur me armë dhe drogë./CNA.al



