LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot në ditët e fundit të pritjes së ëmbël/ Einxhel Shkira zbulon një tjetër detaj: Po shkoja në maternitet

2023-01-08 09:17:00, Lifestyle CNA
Fotot në ditët e fundit të pritjes së ëmbël/
Moderatorja Einxhel Shkira

Moderatorja Einxhel Shkira në muajin Dhjetor të vitit 2022, solli në jetë djalin e saj, të cilin së bashku me Dj Dagz vendosën ta quajnë Trev.

Moderatorja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë ka ndarë detaje me ndjekësit nga eksperienca e saj.

Pak para se të sillte në jetë djalin, Einxhel realizoi një set fotografik ku përmes fotove zbuloi një moment, ku tregon se kishte nisur të ndjente dhimbjet e lindjes.

Fotot në ditët e fundit të pritjes së ëmbël/

Së fundi ka treguar nëj tjetër detaj rreth kësaj fotoje. Ajo tregon në rrjetet sociale se këtë foto e ka postuar ndërkohë që kishte mbërritur në maternitet ku po bënte kontrollet e fundit para lindjes.

Moderatorja rrëfen se në momente paniku ajo merret me gjithçka, edhe nëse është e parëndësishme, duke treguar se si e menaxhon ankthin.

“Një tjetër fakt interesant mbi këtë foto. E kam postuar ndërkohë që arrita në maternitet dhe po bëja kontrollin për të më dërguar në sallën e lindjes. Tipike e imja kur më kap paniku merrem me gjithçka tjetër totalisht të parëndësishme në atë moment dhe absurd të bëhet. Mos flasim për selfiet që bëra në ashensor me stafin dhe një vajzë tjetër që ishte gati të lindte dhe e futën me urgjencë në sallë”, tregon Einxhel./ CNA.al

Fotot në ditët e fundit të pritjes së ëmbël/

14:39 Lifestyle

Video-

Këngëtarja Enxhi Nasufi, ka reaguar ashpër kundrejt nj...

Lajmet e fundit nga