TNT explodes in Lezha
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...

Pse njerëzit bëhen spiunë, cilat janë motivet, arsyetimet e tyre, dhe si e perceptojnë ata atë që po bëjnë? A mund ta bëjë secili nga ne? A jemi që të gjithë spiunë të mundshëm? Përgjigja e shkurtër: po. Përgjigja e gjatë: Kjo gjë varet nga rrethanat.
Fundjavën e kaluar, gazeta “Sunday Times” botoi një histori mbi Abdi (një pseudonim), që u rekrutua pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA nga shërbimi sekret britanik, MI5, për të spiunuar terroristët që ndodheshin në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai u dërgua më pas nga MI6 për të depërtuar në kampet e trajnimit në Uaziristan, pavarësisht se të dy agjencitë dyshohet se ishin në dijeni se ai ishte mendërisht i paqëndrueshëm.
Kur u kthye në Britaninë e Madhe, ai vrau fëmijën e tij, duke pretenduar se ky ishte një episod psikotik si rezultat i stresit nga veprimtaria e spiunazhi. Gjykata nuk e besoi se ai nuk ishte në gjendje të kontrollonte veten dhe e dënoi atë për vrasje.
Në fakt ka një ndryshim midis të qenit spiun, në kuptimin e një profesioni që përcakton ekzistencën, dhe të qenit një person i zakonshëm që spiunon, dhe tek kjo e fundit klasifikohen shumica e spiunëve, njerëzit me qasje në informacione që i dëshiron dikush tjetër, dhe të cilit ata janë të përgatitur që t’ia japin.
Dhe sigurisht që ky lloj spiuni është shumë larg imazhit të Xhejms Bond, djalit të fortë që i veshur me smoking frekuenton kazinotë, hotelet me pesë yje dhe resortet luksoze.
Po ashtu, është po aq larg anti-heronjve të romaneve të Xhon Le Kare, individë me dilema ideologjike, të cilët zhyten në aksion vetëm për të zbuluar se të mirët nuk janë më të mirë sesa të këqijtë.
Nëse mendojmë se nuk mund të bëhemi spiunë, zakonisht kjo ndodh sepse nuk mund ta imagjinojmë veten si asnjëri prej tyre.
Ka shumë arsye për t’u angazhuar në spiunazh. FBI i përmbledh motivet nën akronimin MICE - para, ideologji, kompromis, ego. Shumica e spiunëve motivohen nga një kombinim i tyre. Zakonisht ideologjia përzihet me elemente personale dhe paraja, ndonëse mund të jetë motivi kryesor, është rrallëherë i vetmi.
Diferencën e bën konteksti i kohës. Gjatë mbretërimit të Elizabetës I në Britani, spiunët katolikë që donin të kundërshtonin Reformacionin ishin kryesisht të nxitur ideologjikisht, ashtu si shumë protestantë që spiunuan kundër tyre. Gjatë Luftës së Ftohtë, 5 spiunët e famshëm të Kembrixhit të viteve 1930, pretenduan që të gjithë motivimin ideologjik, me shkallë të ndryshme bindjesh.
Për sovjetikun Oleg Gordievskin, që spiunoi për ne britanikët gjatë viteve 1970-1980, pakënaqësitë ideologjike ndaj komunizmit nisën me pushtimin e Çekosllovakisë nga qeveria e tij. Për Vasili Mitrokin, që dezertoi duke marrë më vete një sasi të paparë sekretesh të KGB-së, ishte kuptimi se si populli rus u mashtrua mbi Afganistanin.
Nuk është e vështirë të imagjinohet një Mitrokin modern që reagon në mënyrë të ngjashme ndaj propagandës ukrainase të Putinit. Por ky kapërcim kërkon edhe një përvojë personale. I ndjeri Shon O’Kallagan, që u bë një informator i rëndësishëm brenda IRA-s, nisi të vinte në dyshim kauzën e pavarësisë së Irlandës së Veriut nga kurora britanike pas reagimit të kolegëve të tij ndaj vrasjes së një policeje. Ata shpresonin që ajo të ishte shtatzënë, kështu do të kishin vrarë jo një por 2 armiq.
Por ju vetë çfarë do t’iu nxiste të spiunonit? Supozoni për një moment sikur është viti 1917 dhe ju jeni një grua në një moshë të caktuar që banon në një vilë me verandë pranë stacionit të hekurudhës, duke pasur ngjitur oborrin e shtëpisë së një marrshalli belg.
Burri juaj ka vdekur në luftë, ndërsa djali juaj sfilitet çdo ditë në punën e rëndë në hekurudhë nën mbikëqyrjen e gjermanëve. Ju afrohet dikush që njihni - ndoshta një prift, mësues ose avokat - duke ju pyetur nëse do të jeni të përgatitur të mbani shënim oraret e trenave me trupat gjermane, gjatë kohës që uleni duke thurur triko në dritaren e katit të sipërm.
Ai ju sugjeron që të përdorni simbolet e thurrjes si një mënyrë shënimi për ato që patë të zbarkojnë nga trenat. Këtë model më pas ia dërgoni motrës së dikujt, si pjesë e një shkëmbimi të rregullt informacioni. Sigurisht, ju mund të mos jeni dakord, dhe për arsye të kuptueshme.
Spiunët ekzekutohen me vdekje, edhe pse mund të jeni të përgatitur të rrezikoni veten, është shumë më e vështirë ta bëni kur e dini që do të vuajë familja juaj.
Por ju jeni dakord dhe motivet tuaja do të jenë pjesërisht ideologjike - kundërshtimi parimor ndaj pushtimit të vendit tuaj nga një fqinj agresor - dhe pjesërisht pakënaqësia personale për privimet e përditshme të pushtimit.
Nuk është e vështirë të mendosh për një paralele me kohën e sotme. Në këtë rast zonja nuk është një spiune profesioniste - në fakt pak janë të tillë - por një person i zakonshëm që spiunon.
Në rastin e parë, gruaja ishte një nga 1084 të rekrutuarit nga të gjitha nivelet e shoqërisë për të spiunuar për Damën Blanshe, në rrjetin më të suksesshëm të agjentëve të Luftës së Parë Botërore, me staf të përbërë kryesisht nga belgë dhe të drejtuar nga MI6 britanike.
Ata e shihnin veten si ushtarë, jo si spiunë (dhe pas luftës u paguan, dolën në pension dhe u nderuan si ushtarë nga qeveria britanike), por në fakt u morën me spiunazh. Rasti i Abdi është shumë i ndryshëm. Pjesë të historisë së tij të zbuluara tashmë, tingëllojnë si trillime të mirëfillta, dhe Sunday Times e bën të qartë se ai ka një marrëdhënie të ndryshueshme me të vërtetën.
Ne mundet vetëm të shpresojmë që raportimi i tij të ishte më i besueshëm. Motivet e tij ndoshta ishin të përziera, megjithëse sipas dëshmisë së tij ato ishin fillimisht patriotike (ideologjike) dhe ndoshta kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Në të ndërhynë edhe paratë.
Nëse si MI5 keni për detyrë të depërtoni në komplote kriminale siç janë grupet terroriste, duhet të peshkoni në ujërat me baltë. Nuk është mirë që ta hidhni karremin tuaj në ujë të pastër për të kapur një troftë të bukur e të pastër që nuk di asgjë.
Disa që ju rekrutoni mund të kryejnë krime, por ka ligje që e përcaktojnë se sa mund ta toleroni këtë. Të tjerët mund të dalin nga binarët. Ata përpiqeni t’i ndihmoni, por në fund nuk mund të kontrollohen. Spiunët më të mirë janë zakonisht ata që janë të motivuar nga bindjet morale, pra jo nga kërkimi i emocioneve apo nga ajo që ata mendojnë se mund të nxjerrin prej saj. Në fakt ashtu si gjithë ne të tjerët./ Përshtatur nga CNA.al
Visitors staying at the newly opened Tokyo Haneda Inte...
1. MICRO, San Francisko Shumica e këtyre muzeve të vegjë...
Halfway between Istanbul and Ankara, in one of the mos...
For as long as many can remember, China has been known as ...
The Locust of Gaul was one of the most famous producer...
The Forbes Advisor Travel Bug Index ranks the 25 worst desti...
As the social animals that they are, humans need the c...
Miriam Rodriguez dedicated her life to seeking justice...
A company in France has also entered the "race" of space t...
Cities such as the US and China dominated the top ten, while...
Elon Musk's "SpaceX" rocket, "Starship", has exploded ...
SpaceX's Starship, the most powerful rocket ever built...
The worst enemy is the one who was once your friend. A...
From the biblical story of Noah's Ark to modern theories, ...
Crying is a universal and typical human emotional expr...
Jo shumë njerëz parapëlqejnë të shkojnë thellë nën tokë. Ka...
The United States' National Aeronautics and Space Administ...
As the cost of living has recently increased significantly, ...
A giant snow corridor near Mount Tateyama, one of Japan's ...
About 6-8 million years ago, deep in the rainforests o...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...