LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arti në zi!/ Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori i njohur, Lutfi Hoxha

2023-09-10 14:09:00, Kulturë CNA

Arti në zi!/ Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori i

Aktori i njohur Lutfi Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga faqja zyrtare e Teatrit Aleksandër Moisiu Durrës, në rrjete sociale, ku do të jetë dhe vendi ku do të mbahen homazhet për aktorin e njohur.

“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë.

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së Artë të Teatrit "Aleksandër Moisiu".

Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka.

Homazhet për Mjeshtrin Hoxha do të mbahen nesër në Teatrin "A.Moisiu"”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare.

Aktori Lutfi Hoxha ka luajtur mbi 100 role në teatër dhe afro 17 në kinematografi. Në janar 1953 u bë një nga themeluesit e teatrit "Aleksandër Moisiu", në Durrës, ku ai luajti deri në fund të karrierës së tij artistike.

Disa prej filmave në të cilat ka interpretuar janë “Rrugicat që kërkonin diell”, “Detyrë e posaçme”, “Thirrja”, ”Shoku ynë Tili”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Nata e parë e lirisë”, “Ne dhe Lenini” etj.

Dalja në pension nuk i solli apati profesionale, përkundrazi. Vijoi t’i përgjigjet ftesave të regjisorëve.

Luajti në “Qytet pa dashuri” të Bashkim Hoxhës, “Trokitje në dyert e dhimbjes” nga Serafin Fanku, monologun e Edipit në “Edipi Mbret”, “Nuk paguajmë, nuk paguajmë” të nobelistit Dario Fo, në komendinë “Dy vëllezër e gjysmë”, si dhe në Teatrin Kombëtar “Korbi i bardhë”./ CNA

Lajmet e fundit nga