Serious accident in Llogara/ One victim and several injured suspected
A serious accident has occurred on the Vlora-Llogara road....
A serious accident has occurred on the Vlora-Llogara road....

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e punës për muajin janar. Nga të dhënat e policisë rezulton se gjatë këtij muaji janë arrestuar 14 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 59 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.
Ndërkohë janë zbardhur 83 ngjarje kriminale dhe janë ekuestruar 18 armë zjarri në të gjithë vendin.
Sipas policisë kanë rënë në pranga 563 prodhues dhe shpërndarës si dhe u sekuestruan rreth 800 kilogramë drogë.
Njoftimi i plotë:
Megaoperacione me impakt të lartë publik kanë shënjuar punën e Policisë në 12 qarqet e vendit, në këtë fillim intensiv të vitit.
Kjo punë është bazuar në elemente si: ?analizimi në dinamikë i fenomeneve kriminale më shqetësuese për komunitetin, ?bashkëpunimi me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë, ?kontakti 24/7 me terrenin dhe ?puna e inteligjencës policore.
Rezultatet gjatë këtij muaji shënojnë 98 operacione të finalizuara.
?Gjatë këtij muaji megaoperacioni “Tempulli”, me fokus pastrimin e shkollave, lokaleve dhe rrugicave, nga drogat, përmbylli fazën e parë, me vënien në pranga të 563 prodhuesve/shpërndarësve të narkotikëve, si dhe me sekuestrimin e rreth 800 kilogramëve droga të ndryshme dhe 15 armëve të zjarrit.
?Në janar u iniciua megaoperacioni “Tempulli 2”, i cili deri më tani ka çuar përpara drejtësisë 301 shtetas, ka goditur 11 grupe kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe ka sekuestruar rreth 585 kilogramë droga të ndryshme (cannabis, kokainë dhe heroinë) dhe 12 armë zjarri.
?Më tej, megaoperacioni “Sundimi i ligjit” shtriu efektet e tij në çdo skaj të territorit, rriti parametrat e sigurisë në komunitet, si dhe forcat parandaluese dhe goditëse të Policisë. Konkretisht, në kuadër të këtij megaoperacioni:
-u kapën 14 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 59 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar;
-u sekuestruan 7 mina me telekomandë, gjatë operacioneve “Safe City”, “New Start” dhe “Brothers”, në Mirditë, Lezhë dhe Tiranë. Nëpërmjet këtyre operacioneve, Policia parandaloi ngjarje të rënda kriminale kundër personit. Ndërkaq, forca parandaluese e Policisë dhe reagimi i menjëhershëm për njoftimet e qytetarëve parandaluan dhe përshkallëzimin e 8 konflikteve, kryesisht: në familje, me mjete prerëse ose për motive pronësie.
-u sekuestruan 18 armë zjarri në të gjithë vendin dhe një arsenal në Fier, në kuadër të operacionit “Risku”, i përbërë nga: mitraloz, bomba dore, radio, GPS dhe nga një sasi e madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;
-u finalizuan operacionet “Taksisti”, në Korçë dhe “Çikago”, në Tiranë, të cilat goditën veprimtaritë kriminale të trafikimit të cannabisit dhe armëve të zjarrit, nga Shqipëria në RMV ose nga ShBA në Shqipëri. 13.2 kg cannabis, 1 kallashnikov dhe 8000 euro u sekuestruan nga të dyja operacionet;
-u zbardhën 83 ngjarje kriminale, konkretisht: ?79 vjedhje, disa prej tyre me dhunë ose me thyerje, ?vendosja e eksplozivit në një banesë dhe në një biznes në Dibër, si dhe ?2 raste të djegies së automjeteve në Tiranë;
-u goditën 14 raste të kontrabandës me mallra si: fishekzjarre, puro, bizhuteri floriri, celularë, bagëti, veshje dhe produkte të tjera;
-u goditën 15 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kryesisht baste sportive, në lokale;
-u evidentuan dhe goditën 71 raste të krimeve mjedisore, si: ndërtime të paligjshme, shpërdorim të tokës dhe prerje të paligjshme të pyjeve.
?Përveç dimensionit ligjor të punës së Policisë së Shtetit, prezent gjatë janarit ka qenë dhe dimensioni human i saj. Në Valbonë, mal të Korabit, Hot dhe në Kurbin iu dha ndihmë 7 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, të cilëve iu rrezikuan jetët nga bllokimi për shkaqe të ndryshme.
?Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.
Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:
?Janë vënë në pranga 179 drejtues mjetesh, nga të cilët 137 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
?Janë pezulluar 293 leje drejtimi, nga të cilat 124 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 88 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 81 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.
?Ndërkaq, Policia Kufitare ka ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, si dhe ka garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve.
Për të përmbushur këtë qëllim, janë goditur:
?55 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit;
?6 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin;
?8 raste të kontrabandimit të mallrave;
?5 raste të braktisjes së të miturve.
Policia e Shtetit garanton se do të vijojë intensivisht megaoperacionet “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”, si dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë, për të krijuar një ambient të sigurtë dhe zbatimin e të drejtave të qytetarëve.
Ftojmë që të denonconi në njësitë e Policisë, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie./CNA
A long queue of vehicles was created this afternoon in Tir...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një 18-v...
A currency exchange point near the "Institute Bridge" was ...
The TL citizen, 69 years old, was found dead on the street...
The police have arrested a 31-year-old man with the in...
Mëngjesin e sotëm, mediat greke kanë raportuar një plagosj...
Një shtetas shqiptar është gjetur i plagosur me armë zjarr...
One of the neighbors of the victims spoke about the se...
New details have come to light from the serious event ...
A serious event was recorded this Thursday in Korça. Mothe...
5 police officers are suspected of abusing their duties an...
Arrestohet 20-vjeçari turk me iniciale B. B në Portin ...
The Prosecutor's Office at the Court of First Instance of ...
A serious conflict has occurred between two people in Lezh...
Policia e Vlorës ka arrestuar 40-vjeçarin me iniciale ...
Një 52-vjeçar shqiptar akuzohet në Greqi për akte seks...
The police of Vlora were able to arrest EK, 24 years o...
The Prosecutor's Office at the Court of First Instance of ...
The Tirana police have arrested a 30-year-old man with...
DVP Elbasan/Në zbatim të masave të përcaktuara në planin o...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident has occurred on the Vlora-Llogara road....
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
Today, our country will be under the influence of stable a...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
British Prime Minister Andy Burnham has stated that he wil...
In the heart of the infamous New Bell prison in Douala, Ca...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...