LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë në Gjermani/ Arrestohet 17-vjeçari, pista e hetimit

2023-12-02 09:16:00, Kronika CNA
Kush është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë
Rols H

Pas 6 ditësh, autoriteteve gjermane kanë mundur të zbulojnë identitetin e të riut shqiptar që u gjet i vrarë me një plumb në kokë në afërsi të banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen, një zonë rreth 40 km larg Hamburgut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 25 nëntor. 

Mësohet se viktima është Reols H., 27-vjeç i cili njihet edhe me emrin Alonso, me origjinë nga Burreli. Ai u identifikua përmes shenjave të gishtave. 

Për ngjarjen e rëndë si i dyshuar është një 17-vjeçar me origjinë nga Kukësi. Të dielën, një gjykatës lëshoi ??një urdhër arresti kundër të dyshuarit për akuzën e vrasjes. 

Në seancat e marrjes në pyetje para autoriteteve gjermane i riu nuk ka dhënë detaje të tjera, përveçëse ka marrë përsipër krimin.

Megjithatë, ai dyshohet se i përket një klani të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili përbëhet nga shqiptarë të tjetë në Gjermani.

Dyshohet se autori 17-vjeçar i vrasjes merrte drogë nga ky grup dhe e shpërndante në zona të ndryshme./CNA

 

 

Lajmet e fundit nga