Incident në uzinën tek ish-Metalurgjiku në Elbasan/ Plagoset vëllai i ish-ministres
Një incident ka ndodhur gjatë kësaj të hëne në një nga uzi...

Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth ekzekutimit të 22-vjeçarit Gëzim Sinomatit, i cili u vra me snajper mbrëmjen e kaluar në ballkonin e banesës teksa konsumonte një cigare.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Artan Hoxha u shpreh se 22-vjeçari nuk kishte precedent penalë, por u vra për shkak të konflikteve të babit të tij Sokol Sinomati.
Gazetari tha se me këtë ngjarje është rindezur një konflikt i madh në Vlorë.
Gazetari shtoi se atentate të kësaj natyre mund të realizohen vetëm nga organizata të sofistikuara, për shkak të kostos që nevojitet në përgatitjen dhe ekzekutimin e tyre.
"Kjo është ngjarja më e keqe e mundshme, që tregon nivelin e krimit të organizuar për vitin që sapo nisëm. Është vrasje tipike mafioze, me organizim goxha të strukturuar. Është nga ato ngjarje me kosto të lartë, që nga mënyra e organizimit, mjetet e përdorura, ekzekutorët dhe objektivi që kishin. Kjo ngjarje dhe pasojat e saj, sapo kanë rindezur një konflikt shumë të madh në Vlorë, që për disa vjet e ktheu Vlorën në qytetin më problematik të Shqipërisë.
Kjo betejë, coi edhe në një numër të madh të personave të rrëmbyer, torturuar dhe zhdukur, që nuk kanë as kufomat. Kjo ngjarje mund t’i shërbejë SPAK për t’ju rikthyer ngjarjeve që kanë ndodhur në 2016 e tutje. Kulmoi me vrasjen e Edison Harizaj.
22 vjecari është djali i Sokol Sinomatit. Djali nuk ka bërë asgjë në jetën e vet, është vrarë pse është i biri.
Sokol Sinomati ka qenë pjesëtar i bandës së Gaxhait. Ngjarja më kulmore ka qenë sulmi ndaj komisariatit të policisë në Vlorë, kur vajtën të marrin mjetin e blinduar dhe vranë policin Rrapaj. Me kalimin e viteve grupi u copëzua, Sokol Sinomati u largua. U ekstradua në Shqipëri më pas në 2009. U lirua nga burgu në 2017. U arrestua në Belgjikë. Kam folur me të pas atentatit që i është bërë.
Gëzimi nuk ka bërë asgjë në jetë, është vrarë vetëm sepse është i biri i Sokol Sinomatit. Ai është rritur me të ëmën, që ka qenë e divorcuar nga babai. Ai ndiqte studimet e larta, nuk kishte të kaluar kriminale dhe mban emrin e xhaxhait që i kanë vrarë në 97’. Ka ardhur para një muaji në Shqipëri, sepse i kishte vdekur gjyshja. Pastaj ka ardhur për vit të ri.
Babai i tij pas disa ditësh do të dalë nga burgu.
Viktima e ka humbur jetën vetëm sepse mban mbiemrin Sinomatin. Nëse nuk do të vinte nga Belgjika, mbase do të jetonte.
Nuk kanë patur mënyrë tjetër, sepse familjarët e Sokol Sinomatit ruheshin. Mënyra e ekzekutimit, është gjetur një formë që për herë të fundit e kam parë në Elbasan ndaj Florenc Capjas dhe në Durrës…
Konflikti ku është përfshirë babai i viktimës dhe grupi tjetër, është shumë i madh dhe ka sjellë shumë viktima. SPAK ka mundësinë, që nga kjo ngjarje të hetojë rrëmbimet dhe zhdukjet e Albano Xhaferrit, të Ervis Troqes, të cilët janë rrëmbyer sapo kanë ardhur nga Belgjika. Në atë kohë në Belgjikë qëndronte Sokol Sinomati. Vetëm nakotrafiku është i aftë të përballojë financiarisht këto lloj atentatesh", tha Hoxha./ CNA
Një incident ka ndodhur gjatë kësaj të hëne në një nga uzi...
Journalist Eni Ferhati has revealed other details abou...
Një nxënëse e klasës së dhjetë në Elbasan është vetëhedhur...
The police mega-operation coded "Rule of Law" follows, for...
On 08.01.2024, on Durrës Street, in the premises of the "Q...
This Monday, an elderly man was found dead in district 17 ...
The Prosecutor's Office of Tirana has closed the investiga...
The police of Shkodra have arrested a 28-year-old man ...
Vlora was shocked yesterday evening by a mafia attack, whe...
Other details have come to light from the assassinatio...
The police have given the first details of the shooting in...
A person is suspected to have been killed with a gun this ...
Several gunshots were reported this Sunday evening in ...
This evening, the testimony of Xhemal Loka, the husband of...
A person was found without signs of life, on "Njazi Me...
This Thursday, heavy snowfall was recorded in the southeas...
The "King of Cocaine", as Albanian drug boss Dritan Rexhep...
An Albanian died in Italy, as a result of a road accident....
Doris Kopaçi from the village of Vërdovë i Pogradec, o...
New details have come to "light" from the serious even...
In January 2026, CNA published a series of documents and f...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police have arrested today the perpetrator of the t...
Four hand grenades and two automatic weapons were found in...
Tirana Police have cracked down on a case of document forg...
Other details have emerged from the murder of Eglant Koç, ...
On Friday, our country will be affected by stable weather ...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
Andy Burnham is no stranger to Labour Party leadership con...
A fire broke out this Friday at an elementary school in ce...
Attorneys for the defendant accused of killing UnitedHealt...
The parents of a boy who fatally shot nine children and a ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
The Minister of Economy and Innovation, Delina Ibrahimaj, ...
The draft law proposed by the Ministry of Finance for a ne...
It is not only Albanian consumers who pay more than the Eu...
Albanian consumers paid 10.5% more for fuel than the Europ...