LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga vrasja në Rrëshen/ Viktima u lirua nga burgu pak kohë më parë, tentoi të vriste Sajmir Reçin

2023-09-26 11:08:00, Kronika CNA

Detaje nga vrasja në Rrëshen/ Viktima u lirua nga burgu pak kohë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Rrëshenit, ku ka mbetur i vrarë 60-vjeçari me iniciale M.B. 

Raportohet se viktima  kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi tentoi të vriste me armë zjarri Saimir Reçin dhe të birin e tij në qytetin e Rrëshenit. 

Si ndodhi ngjarja më 26 mars të 2023?

Fillimisht janë konfliktuar Enrik Bardhi (djali i viktimës) dhe Saimir Reçi. Më pas Enrik Bardhi shkoi në banesë dhe mori armën për ta qëlluar bashkëmoshatarin e tij.

Bashkë me Enrikun, ka shkuar edhe i ati, (viktima e atentatit të sotëm), të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit, i cili si pasojë e të shtënave, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës. 

Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020.

 

 

Lajmet e fundit nga