LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zetori bie në kanal/ Përfundon në spitalin e Korçës 77-vjeçari

2023-09-24 10:38:00, Kronika CNA

Zetori bie në kanal/ Përfundon në spitalin e Korçës

Maliq-Një shtetas ka dalë nga rruga në fshatin Sheqeras të Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, 77 vjeçari me iniciale Xh.F, ka humbur kontrollin e zetorit dhe ka përfunduar në kanal.

Ai ka marrë dëmtime trupore, ndërsa u transportua në spitalin e Korçës, ku raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./ CNA

Lajmet e fundit nga