LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

500 doza kanabis gati për shitje dhe një armë pa leje, arrestohet 52-vjeçari në Vlorë

2023-11-25 10:32:00, Kronika CNA
500 doza kanabis gati për shitje dhe një armë pa leje, arrestohet
Droga e sekuestruar në Vlorë

Një 52-vjeçar të cilit i janë gjendur 500 doza kanabisi, është arrestuar në Vlorë nga Policia.

52-vjeçarit të identifikuar si S.H, përveç narkotikëve që iu gjend gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, i është gjendur edhe një armë gjahu të cilën ai e posedonte pa leje.

Arrestimi i 52-vjeçarit vjen në kuadër të vijimit të operacionit “Tempull” ku dëri më tani janë arrestuar mbi 100 persona.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në qytet, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.   

Në lagjen “4 Heronjtë”, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin S. H., 52 vjeç, banues në Vlorë, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.     

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një armë gjahu që ky shtetas e mbante pa leje” – thuhet në njoftimin e policisë.

Lënda narkotike, së bashku me armën e gjahut, janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale./CNA

 

14:31 CRIME

Gunshots in Peqin

Several gunshots were recorded this Friday around 1:30...

Lajmet e fundit nga