LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

17-vjeçari lë me “gisht në gojë” policinë/ Ia mbath me të katrat

2023-11-29 14:16:00, Kronika CNA
17-vjeçari lë me “gisht në gojë”
Foto ilustruese

I mituri me inicialet E.B,17 vjeç i cili u arrestua pasi kishte vjedhur një automjet dhe e drejtonte pa patentë ka lënë me gisht në gojë policinë.

Ai është arratisur pasi ndaj tij ishte vendosur masa arrest shtëpie për veprat penale "Vjedhja" dhe "Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd shpallën në kërkim një 17-vjeçar, i cili nuk u gjet në banesë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt". Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit”, njofton policia.

17 vjeçari u arrestua pak ditë më parë në Konispol pasi ishte shpallur në kërkim pasi u konstatua se kishte vjedhur një automjet dhe po e drejtonte pa leje drejtimi.

I mituri,  banues në Librazhd, ishte me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjeve.

17-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, si bashkëpunëtor në një vjedhje të kryer në një banesë në Elbasan, më datë 15.11.2023./ CNA

Lajmet e fundit nga