Tragic in Italy/ Avalanches kill two people and injure several others
Two people were killed and several others injured on Frida...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të premten se pret që pikat kryesore të marrëveshjes mes Naftës Industrisë së Serbisë (NIS) dhe blerësit, kompanisë hungareze MOL, të përfundojnë deri më 23 janar. Ai tha për Radio-Televizionin e Serbisë (RTS) se grupi MOL do të jetë partneri i ri i NIS-it.
“MOL, së bashku me NIS-in dhe shtetin e Serbisë, ka punuar edhe mbi një letër për OFAC-un dhe për sigurimin e një licence operative për furnizimin shtesë me naftë të papërpunuar. Besoj se nëse shkojmë me këto çështje para OFAC-ut dhe ai do ta aprovojë atë”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se nëse nuk jepet miratimi nga Shtetet e Bashkuara, NIS-it do t’i hiqet sërish licenca për punë. Zyra për Kontrollin e Pronës së Huaj (OFAC) e Departamentit amerikan të Thesarit nisi më 9 tetor zbatimin e sanksioneve ndaj NIS-it për shkak të pjesëmarrjes së kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft, me qëllim, siç njoftoi Uashingtoni, parandalimin që Rusia të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë.
Kushti i SHBA-së për heqjen e NIS-it nga lista e sanksioneve ishte largimi i kompanive ruse nga pronësia. Hisedarët në NIS janë: kompania shtetërore Gazprom, filiali i saj Gazprom Neft dhe aksionarët nga Sankt Peterburgu zotërojnë 56.15% të aksioneve, Serbia 29.87%, ndërsa pak më pak se 14% është në pronësi të aksionarëve më të vegjël.
Për shkak të embargos dhe pamundësisë për të importuar naftë të papërpunuar, më 2 dhjetor u mbyll Rafineria e Pançevës, e vetmja në Serbi dhe objekti më i rëndësishëm i NIS-it.
Më 1 janar, NIS njoftoi se Departamenti amerikan i Thesarit i kishte dhënë kompanisë një licencë të veçantë që i lejon NIS-it të rifillojë aktivitetet operative deri më 23 janar.
“Licenca lejon rifillimin e përpunimit të naftës në rafineri, importimin e naftës së papërpunuar dhe kryerjen e transaksioneve të nevojshme për sigurimin e furnizimit dhe mirëmbajtjen teknike”, njoftoi NIS-i.
Vuçiç tha për RTS-në se më 5 janar NIS mund të paguajë 85.000 tonë naftë të magazinuar në Omish, Kroaci, dhe të sjellë menjëherë në Serbi, si dhe të porosisë një tanker me 140.000 tonë.
Ai shtoi se ndërkohë në Serbi janë prodhuar 100.000 tonë, dhe se Rafineria e Pançevës mund të punojë me kapacitet të plotë nga 20 janari.
Me fillimin e sanksioneve amerikane u ndal transporti përmes tubacionit të JANAF-it nga Omish nga Kroacia për në Pançevë, pasi NIS-i e importonte naftën nga Kroacia me anë të transportit detar. Më 1 janar, JANAF njoftoi se OFAC-u i kishte dhënë licencë kompanisë për të vazhduar transportin e naftës joruse deri më 23 janar.
Nafta Industrisë së Serbisë iu shit Gazprom-it më janar 2008, në kuadër të marrëveshjes ndërqeveritare ruso-serbe për bashkëpunim në sektorin e naftës dhe gazit, për 400 milionë euro.
Deri tani nuk ka pasur informacione zyrtare mbi vlerën aktuale të pjesës ruse të NIS-it. Serbia është e varur nga Moska në aspektin e energjisë, pasi NIS-i furnizon 80% të tregut vendas me derivatet e naftës. Gjithashtu, 80% të gazit natyror për qytetarët dhe bizneset, Serbia e blen nga Rusia.
Beogradi dhe Moska kanë marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake. Serbia është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) që nga 2012, por nuk i është bashkuar sanksioneve të Brukselit ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. /REL
Two people were killed and several others injured on Frida...
Amsterdam's Schiphol International Airport has announced t...
Departamenti Amerikan ka ndaluar një 18-vjeçar të frymëzua...
The United Kingdom, known for its foggy and humid climate,...
A document from the German Christian Social Union (CSU) ah...
Forcat e Armatosura Rumune kanë ngritur në ajër dy avionë ...
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike në lok...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ballë të shkallës R...
Rebelët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik kanë vrarë të...
Five days after Sunday's snap parliamentary elections in K...
Vizitorët e fundit në kraterin e gazit Darvaza në Turkmeni...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky announced today tha...
The Ukrainian military said on January 2 that it only stri...
Venezuelan President Nicolas Maduro has stated that Venezu...
Në vitin 2025 është shënuar numri më i lartë i konflikteve...
In 11 municipalities of Kosovo, the process of verifying t...
Tommy Lee Jones' daughter, Victoria Jones, has been found ...
Albania and North Macedonia remain the two most important ...
Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 115 janë plagos...
Vladimir Putin is lying about Ukraine launching a drone at...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A passenger in one of the vehicles involved in the acciden...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
An explosion with explosives occurred in the early hours o...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu is seeking an ur...
Serbian President Aleksandar Vučić announced that he plans...
At least six people were killed on Sunday after two helico...
Romanian President Nicos Dan announced that he is nominati...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
For the first time in history, the World Cup will be held ...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...