Chaos at England's airports/ Flights are canceled and suspended, thousands of passengers waiting
Thousands of air passengers have experienced long delays a...

Berlin, Venecia, Barcelona, ??Majorka: përballë teprimeve negative të turizmit masiv, gjithnjë e më shumë destinacione po angazhohen për cilësinë dhe jo sasinë.
Pushuesi ideal duhet të jetë i pasionuar pas kulturës. Është më mirë që ai të mos vijë në kulmin e sezonit, kur vendi turistik është shumë i mbushur me njerëz, por të vijë më herët ose më vonë. Ai duhet të interesohet për vendin dhe njerëzit e tij, të jetë i respektueshëm për mjedisin dhe të dijë të sillet, të mos bëjë zhurmë dhe të mos bëjë pis. Dhe pastaj - shumë e rëndësishme - ai gjithashtu duhet të jetë besnik, domethënë të kthehet vitin e ardhshëm. Vetëkuptohet edhe se ai duhet të shpenzojë sa më shumë para.
Gjithnjë e më shumë destinacione po angazhohen për këta të quajtur turistë cilësorë - të klasës dhe jo të masës. Nuk ka të bëjë më vetëm me tërheqjen e një numri të madh turistësh. "Ne nuk duam më ta masim suksesin e turizmit vetëm në aspektin sasior, por ta plotësojmë atë me synime dhe kritere cilësore”, thuhet në konceptin aktual të turizmit në Berlin.
Arsyeja: Krahasuar me metropolet e tjera, turizmi në kryeqytetin gjerman përjetoi një rritje shumë të fortë në një kohë të shkurtër pas ribashkimit, shpjegon Christian Tänzler nga Visit Berlin, organizata e menaxhimit dhe marketingut të destinacioneve të Berlinit: "Dhe rritja tani mund të shoqërohet me dhimbje në rritje". Demonstrimet e pakënaqësisë lokale kundër turizmit masiv janë shtuar. "Për një kohë të gjatë, bëhej fjalë vetëm për rritjen e numrit të vizitorëve”, thotë Tänzler. "Por nëse turizmi do të jetë i qëndrueshëm, ai mund të bëhet vetëm në harmoni midis mysafirëve dhe banorëve vendas."

Pra, tani ka një strategji cilësore në Berlin. Synimet e tij janë që të ketë më shumë takime pozitive mes turistëve dhe berlinezëve, që vendasit të përfitojnë më shumë nga shpenzimet e pushuesve dhe që turizmi të mos çojë në çmime më të larta. Gjithashtu, oferta turistike duhet të plotësojë disa standarde minimale dhe gjurma ekologjike e pushuesve duhet të jetë sa më e ulët.
Një seri e tërë masash po kontribuojnë tani për këtë, siç është aplikacioni "Going Local" që Visit Berlin lançoi disa kohë më parë. Pushuesit gjejnë ide për ekskursione larg atraksioneve të njohura turistike. Ideja është kjo: flukset turistike të shpërndahen më mirë në të gjithë qytetin. Fokusi është te vizitorët që janë vërtet të interesuar për Berlinin dhe që duan vërtet të zbulojnë qytetin. "Kjo nuk nënkupton automatikisht shpenzime të larta," thotë Tänzler. Sipas tij, turizmi cilësor nuk do të thotë domosdoshmërisht se pushimet në Berlin do të jenë më të shtrenjta. "Strategjia jonë e cilësisë nuk është një strategji me pesë yje".
Barcelona është veçanërisht e prekur nga turizmi masiv. Këtu, turistët në Ramblas
"Do të donim të shpëtonim nga turistët me çantë shpine"

Ndryshe nga Barcelona. Edhe në kryeqytetin katalanas po mendojnë për përmirësimin e cilësisë përballë teprimeve të turizmit masiv. Do të donim të shpëtonim nga ata që rrinë në bujtina të lira dhe më pas festojnë në plazhet e qytetit. Prandaj qëllimisht po angazhohemi për përmirësimin e hoteleve në mënyrë që të rrisim çmimin e ofertës dhe në këtë mënyrë indirekt të luftojmë turizmin e lirë.
Megjithatë, në Majorka shihet se kjo nuk mjafton që të vijnë vetëm turistë cilësorë. Këtu u bënë prej shumë vitesh për të hequr qafe turizmin e pijes, veçanërisht përmes një ofensive cilësore nga hotelierët. Numri i hoteleve me katër dhe pesë yje ka shpërthyer me plotëkuptimin e fjalës. Në fillim të viteve 1980, hotelet me një deri në tre yje përbënin ende 90 për qind të furnizimit në ishull. Sot, ato përbëjnë vetëm 35 për qind. Hotelierët shpresonin të tërhiqnin një klientelë të re më të lartë duke modernizuar objektet e tyre, veçanërisht në Playa de Palma, e cila është shumë e popullarizuar nga gjermanët. Por ndërkohë, përpjekja konsiderohet e dështuar: pavarësisht rritjes së madhe të çmimeve, në rrugën e festave situata është si gjithmonë.
Po mendojmë edhe për turizëm cilësor në Venecia, ku fluksi masiv i turistëve është problem prej vitesh. Sipas një zëdhënësi të administratës së qytetit, kriteri vendimtar është kohëzgjatja e qëndrimit të turistëve. "Ne duam ata që vizitojnë Venecian të jetë në harmoni me shpirtin e saj dhe ritmin e saj unik". Për këtë definitivisht nuk mjafton një ditë. Kjo është arsyeja pse në të ardhmen do të ketë një taksë hyrjeje ditore për turistët që duhet ta paguajnë për vizituar qytetin.
"Cilësia ka një çmim", shpjegon Jürgen Schmude, profesor i ekonomisë së turizmit në Universitetin Ludwig-Maximilian në Mynih. "Nuk mund të mohohet”, thotë ai. "Në shumicën e destinacioneve, cilësia matet me xhiron për pushues”. Në fund të fundit, duke u fokusuar në këtë lloj turizmi, ekziston rreziku që udhëtimi të bëhet një çështje elitare që vetëm grupe të caktuara të popullsisë mund ta përballojnë. Një evolucion i tillë tashmë është pjesërisht i vëzhgueshëm në segmente të caktuara, siç është turizmi i skive. "Jo të gjithë mund të paguajnë më për një pushim të tillë”.

Në Berlin, nga ana tjetër, këmbëngulet se cilësia e turistëve nuk mund të njihet ekskluzivisht nga paratë që lënë në qytet. "Kjo nuk është qasja jonë," shpjegon Christian Tänzler nga departamenti i marketingut të qytetit. Si pjesë e monitorimit kulturor, për shembull, ne regjistrojmë edhe sa pushues vizitojnë 160 muzetë e qytetit. Ky numër i lartë është edhe tregues i cilësisë, thotë ai./ DW
Thousands of air passengers have experienced long delays a...
The Serbian President, Aleksandar Vucic, said that the com...
The Finnish Border Guard has announced that Finns will be ...
Iranian authorities have fired at least 10 university prof...
Policia qipriote ka arrestuar 21 persona pas përpalsjeve m...
In a world first, scientists say an 8cm worm has been foun...
The German government talks about a "new start for family ...
North Korean leader Kim Jong Un called for his military to...
A Chinese-Australian writer who has been arrested and jail...
Two people in Florida died after the helicopter they were ...
Pas muajsh lobimi intensiv, presidenti ukrainas, Volodymyr...
For Western sanctions advocates, the ruble's sharp decline...
Moscow raised two warplanes in the air to intercept two Am...
The envoy of the European Union for the Kosovo-Serbia dial...
Geopolitical developments, such as wars or the disintegrat...
In a time of deep disagreement, American voters agree on o...
France's ambassador has remained in Niger despite being gi...
There are a few more details from the phone call betwe...
Poland and the Baltic states called on Belarus on Monday t...
Former President Donald Trump and 18 other co-defendants w...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The justice reform claimed that it would bring faster, fai...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Around four kilograms of cocaine were seized during a rout...
The mother of the 17-year-old raped in Fier has been l...
The Special Prosecution Office completed the investigation...
Today, on 07.07.2026, the Police Supervision Agency (AMP),...
Emigration, an aging population, and low participation in ...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
Albania has been awarded two medals of honor at the awards...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se ka kryer sulme të...
US President Donald Trump closed the NATO summit with a mo...
The trend of German companies moving abroad is weakening. ...
Heat waves don't affect everyone the same. According to he...
The German Embassy in Tirana has invited the Albanian publ...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
Although about 6 months have passed since the start of the...
Vegetable prices marked a strong increase in June, precise...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, stated th...