IKMT with an iron fist/ Fines the Gjikuria company for pollution in Palasa
The National Inspectorate of Territorial Protection (IKMT)...
The National Inspectorate of Territorial Protection (IKMT)...

“Nëse do të më duhet ta them me përqindje, mendoj se ka 30 për qind shanse që Rusia të përdorë një bombë bërthamore taktike apo armë të tjera jo-konvencionale kundër nesh. Por për momentin, nuk kemi asnjë sinjal se ata po e përgatisin një sulm të tillë”.
Gjenerali ukrainas Vadim Skibicki, është një nga ata që di shumë gjëra. Kryesisht për shkak të postit që mban - nënkryetar i shërbimit të inteligjencës ushtarake (GUR) dhe krahu i djathtë i Kiliro Budanov - që i jep atij mundësinë të informohet për atë që po ndodh në terren, mbi atë që nuk shihet nga shumica, dhe çfarë lëvizjesh ndodhin në anën tjetër të frontit. Në një intervistë për “La Repubblica”, Skibicki ndalet fillimisht tek rreziku bërthamor.
Kremlini ju akuzon se dëshironi të godisni trupat ruse me një bombë të pistë radioaktive...
Kjo është një fushatë keq-informuese shumë shqetësuese, e përgatitur nga nivelet më të larta të regjimit në Kremlin. Dhe më kujton qëndrimin e Rusisë për përdorimin e armëve kimike në Siri dhe Libi, dhe ne e dimë shumë mirë se si shkuan gjërat atje. Për këtë arsye i ftojmë përfaqësuesit e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA) që të inspektojnë të gjitha objektet tona, përfshirë Çernobilin, ku në epokën sovjetike plutoniumi prodhohej për përdorim ushtarak.
Cili është qëllimi i kësaj fushate?
Të ushtrojë presion ndaj komunitetit ndërkombëtar për të na detyruar që të negociojmë me Rusinë. Është tipike një qasje e vjetër e rusëve: kur nuk dinë më çfarë të bëjnë, atëherë ngrenë çështjen e armëve bërthamore dhe kimike.
A janë negociatat ende një opsion?
Negociatat me Rusinë janë një kërcënim për ne ukrainasit. E patë se çfarë ndodhi pas Marrëveshjeve të Minskut? Një periudhë e shkurtër paqeje, dhe më pas një agresioni në shkallë të plotë. Nëse largohemi nga Donbasi, Krimea, Kherson dhe Zaporizhzhia, këto rajone do të bëhen urë lidhëse për një përshkallëzim të mëtejshëm të sulmit, në atë rast në shënjestër do të jenë Kievi dhe Odesa.
A ka mundësi që Putin të rrëzohet nga pushteti nga njerëzit e tij?
Ne e dimë se diçka e ngjashme po përgatitet në Rusi, por kjo kërkon kohë. Nuk po flas për njerëzit e zakonshëm, por për rrethin e ngushtë të presidentit, të cilët për shkak të luftës së Vladimir Putinit po e humbasin fuqinë e tyre ekonomike dhe politike.
Ndërkohë, ata po shkatërrojnë çdo ditë infrastrukturën tuaj energjetike ukrainase, duke përdorur bomba të prodhimit iranian...
Kjo nuk është një luftë konvencionale normale. Është një gjenocid ndaj popullit ukrainas. Dhe Rusia është një shtet terrorist. Dronët iranianë janë një problem me të cilin po përballemi: ne arrijmë të rrëzojmë 7 nga 10 prej tyre.
A keni ndonjë dëshmi se ato janë shitur nga Teherani?
Ne kapëm dy dronë të pashpërthyer të markave Muxhahed dhe Shahid, modele të prodhuara në Iran. Ato përmbanin të dhëna në gjuhën angleze plot me gabime drejtshkrimore, teksa gjetëm edhe ngjitëse me mbishkrime në gjuhën iraniane. Rusët kanë nënshkruar kontrata për blerjen e 1750 dronë, dhe më shumë se 350 i kanë përdorur tashmë kundër nesh.
Kush i drejton ata?
Në Krime ndodhen 10-20 instruktorë iranianë. Aty kanë ngritur qendra të lëshimit të kontrollit të dronëve. Stërvitja kryhet në poligonin e qitjes Ashuluk, në rajonin rus Astrakhanit.
A është Irani i vetmi vend që po e ndihmon Rusinë?
Rusët iu drejtuan për ndihmë Kinës, Koresë së Veriut dhe ndoshta Kirgistanit, për furnizime me armë, veçanërisht për predhat e MLRS, Smerch dhe Uragan. Vende si Kazakistani dhe Uzbekistani, e ndihmojnë Rusinë që të anashkalojë sanksionet duke i shitur asaj produktet amerikane dhe japoneze të nevojshme për të ndërtuar raketa. E vërteta është se Moska nuk i ka armët super-moderne që shfaq nëpër parada ushtarake. Gjithçka është thjesht një inskenim. Ata nuk janë në gjendje t'i prodhojnë, prandaj kërkojnë ndihmë jashtë vendit.
Në Herson, rusët po evakuojnë civilët. Pse?
Së pari, sepse operacionet luftarake janë më të lehta për t'u kryer. Së dyti, për të ndërprerë rrjedhën e informacioneve që ne marrim nga luftëtarët guerilas. Së treti, sepse ata ndjekin parimin e dikurshëm të Bashkimit Sovjetik: dëbimin e popullsisë. Ukrainasit do të dëbohen dhe atje do të vendosen banorë etnikë nga Buriati, në mënyrë që ky rajon jo vetëm të bëhet pro-rus, por plotësisht rus. Të njëjtën gjë bënë edhe në Krime me tatarët.
Sa ushtarë rusë po e mbrojnë Hersonin?
Midis 30 dhe 50 mijë trupa. Ata nuk po tërhiqen, siç mendojnë disa. Do të duhet pak kohë
që ne të rimarrim këtë qytet. Në frontin lindor, mercenarët e Putinit kanë ndërtuar një linjë fortifikimesh.
Sa efektive janë ato?
Linja mbrojtëse Vagner është një publicitet i mirë për ta këtu, ashtu edhe në Siri dhe Libi. Ata mund të ndërtojnë edhe Linjën mbrojtëse Mazhinio, por nëse nuk kanë personel të motivuar, kjo nuk do të thotë asgjë. Brigada e Vagner ka 2 muaj e gjysmë që lufton në Bakhmut pa arritur ndonjë përparim domethënës.
E kryet ju sulmin ndaj Urës së Krimesë?
Jo. Por unë mendoj se ajo është organizuar nga profesionistë. Në të ardhmen do të mësojmë se kush janë autorët.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
The quiet of the evening is broken by the crack of a Kalas...
Polls after the vote in Israel show that former Prime ...
A San Francisco judge has ordered the man accused of break...
The leaders of the Western Balkans will sign three agr...
Afghan special forces soldiers who fought alongside US...
Një marrëveshje e arritur në tetor mes Turqisë dhe Lib...
German industry faces high energy costs and persistent...
The spokesman of the Ministry of Foreign Affairs of Uk...
Kosovo authorities on Tuesday began issuing warnings a...
Dhuna politike ka trazuar atmosferën në prag të zgjedh...
In Tuesday's election in Israel, the fifth since 2019,...
Some dictators are significantly overestimating economic g...
Më 1 nëntor, Izraeli mban zgjedhjet e pesta në më pak se k...
North Korea has threatened the United States with "forcefu...
Finnish Prime Minister Sanna Marin on November 1 asked Hun...
British Home Secretary Suella Braverman said the country f...
Italy's new government, led by Giorgia Meloni, has said it w...
Miliarderi rus, Oleg Tinkov, ka hequr dorë prej shtetësisë...
Kushtet shumë të vështira në të cilat u krye operacioni i ...
Izraelitët votojnë të martën - për të pestën herë, në më p...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
Today, our country will remain under the influence of stab...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
INSTAT statistics for May show an increase in tourism, wit...
Albania needs higher wages, but more than that. It needs a...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.2 lek and so...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...