Veliaj temporarily leaves the cell/Here's the reason
The arrested Mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The arrested Mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...

Gjatë kësaj jave është rritur më tej presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, James O'Brien edhe Presidenti i Francës, Emannuel Macron i kërkuan Kosovës që të përparojë urgjentisht drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. O'Brien zhvilloi takim me kryeministrin, Albin Kurti në Gjermani, ku e siguroi se Shtetet të Bashkuara të Amerikës e mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike, por Kosova duhet të zbatojë zotimet që dalin nga dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë. "SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të lëvizur përpara ne na duhet zbatimi i zotimeve të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, përfshirë edhe përparimin urgjent sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, shkroi O'Brien në platformën X, dhe shtoi se me kryeministrin Kurti diskutoi mbi hapat e nevojshëm pozitivë.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O'Brien para takimit me kryeministrin Kurti, ishte në Beograd ku takoi Presidentin e Serbisë ,Aleksandar Vuçiq dhe nga atje tha se "Shtetet e Bashkuara do të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të siguruar përmbushjen e zotimit të Kosovës për themelimin e Asociacionit”.
Macron thirrje për Asociacionin
Dy ditë më parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Francës Emannuel Macron. Edhe ky i fundit ishte këmbëngulës në kërkesën e tij. "E theksova rëndësinë e përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm nga autoritetet e Kosovës drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kuadër të përpjekjeve për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës”, shkroi Macron në platformën X.
Kryeministri Kurti përmes një njoftimi "shprehu besimin e tij se Franca do të vazhdojë ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pa parakushte shtesë, në përputhje me opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe votën historike të 16 prillit”. Kurti thotë në njoftimin e zyrës së tij se ai "nguli këmbë për respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur vitin e kaluar” për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Draftstatuti i BE ende pa përgjigje
Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja nuk kanë ndalur thirrjet ndaj Kosovës që ta themelojë Asociacionin dhe në këtë kuadër BE-ja i paraqiti muaj më parë Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin, por deri tash nuk është ndërmarrë ndonjë hap drejt themelimit të tij. Vitin e shkuar, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit, por kjo marrëveshje, sipas BE-së, nuk po zbatohet nga palët. Serbia këmbëngul që Kosova ta themelojë Asociacionin ndërsa, Prishtina zyrtare kërkon nënshkrim të marrëveshjes për normalizim me garanci ndërkombëtare, gjë që nënshkrimin e saj e refuzon Serbia. Marrëveshja e Ohrit ka 11 nene dhe ndër të tjera parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore. Bashkimi Evropian dy ditë më parë e përfshiu zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi në kuadrin negociues të Serbisë për anëtarësim në BE.
Sidoqoftë, ka muaj që Prishtina dhe Beogradi nuk kanë zhvilluar takime në nivelin e lartë politik, por, palët dërguan në Bruksel kryenegociatorët. Një takim i tillë zhvillohet edhe këtë të enjte ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia. Ndërmjetësuesi i dialogut Mirosllav Lajçak, para takimit shkroi se "është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit”, që Kosova e ndaloi përdorimin e tij në Kosovë në fillim të muajit shkurt. Në një përmbledhje të aktiviteteve të tij gjatë javës, Mirosllav Lajçak, shkroi se "në takimet e fundit me kryenegociatorët, kanë arritur që ta ngushtojnë hendekun lidhur me këtë temë”, ndonëse akoma nuk është arritur marrëveshje./DW
The first transplant operation to combine a mechanical hea...
Spain's Prime Minister Pedro Sanchez said he is consid...
US officials have confirmed that Ukraine has begun usi...
Një e treta e 11-vjeçarëve dhe më shumë se gjysma e 13...
The State Election Commission in North Macedonia has publi...
The candidate of the European Front, Bujar Osmani, announc...
The organization Freedom House based in Washington publish...
The candidate of the European Front, Bujar Osmani won the ...
Artificial intelligence is present in all of American poli...
US Assistant Secretary of State James O'Brien said on Wedn...
After years of political wrangling and court battles, Brit...
Germany has charged six foreign nationals on suspicion of ...
The European Parliament approved on Wednesday the plan for...
Ukraine has received a share of 1.5 billion euros in f...
Një sherr ka ndodhur në Parlamentin e Greqisë, me protagon...
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Timur Ivanov, ë...
Mjegulla portokalli ka “pushtuar” Athinën e ardhur nga plu...
The European Parliament has voted to approve visa-free...
Work has increased in the press office of the German Attor...
The US Senate has passed a bill that could ban TikTok ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 31-year-old man fell from a cliff on Mount Gopes in the ...
A vehicle has caught fire in the Pazar area of Korça. A...
A serious incident occurred this Sunday in Jalë. It is le...
This Sunday, an interventional operation is underway for t...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
The US and Iran have agreed to "stand down" after an excha...
Pakistan launched air strikes and sent ground troops into ...
The Israeli government officially recognized the massacres...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...