web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovo/ Products from North Macedonia replace Serbian ones

2023-09-02 17:00:18, Kosova & Bota CNA

Kosovo/ Products from North Macedonia replace Serbian ones

It has been more than two months that the Kosovo market has started to decrease from Serbian products. Oil, wheat, soft drinks and others have been replaced by products from other countries.

The Kosovo government has banned almost all imports from Serbia since June 15, when Serbian forces arrested three Kosovo policemen. While the policemen have been released to defend themselves in freedom, the production stoppage has continued.

The Kosovo Customs confirmed for Radio Free Europe that the entry of Serbian products has dropped significantly. In June and July of this year, the value of Serbian imports was close to 20 million euros, or over 50 million euros less than in the same period last year. Customs officials clarify that the imports that have continued include raw material products and semi-products that are needed for final production.

In some grocery stores visited by Radio Free Europe this week in Pristina, shortages or small quantities of Serbian products are observed.

Traders say that the remaining ones were imported before June 15.

In the Chamber of Commerce of Kosovo (OEK) they say that businesses have already replaced most of the products from Serbia with products from other countries.

"Several foreign companies, which have produced their products in Serbia, have reoriented our businesses to the factories they have in the region, in order to be supplied", says the chairman of OEK, Lulzim Rafuna, for Radio Free Europe . .

According to him, North Macedonia has become the main destination of Kosovo's businesses, because the territorial proximity does not increase the transport of goods, and consequently neither their price.

"Citizens have been offered products of the same quality and there is no increase in prices, even though [the products] were imported from another country," says Rafuna.

Në muajin korrik, vlera e mallrave që kanë hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, ka kaluar 30 milionë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bëhet fjalë për afër 8 milionë euro më shumë. Rritje importesh është shënuar edhe nga vendet e tjera, si për shembull Gjermania: mbi 53 milionë euro korrikun e vitit të kaluar, afër 70 milionë euro korrikun e këtij viti.

Disa qytetarë të anketuar nga REL-i në Prishtinë, ankohen se çmimet janë të larta, “me apo pa produkte të Serbisë”.

“Sidomos produktet ushqimore”, thotë Idriz Sahiti. “Ka disa produkte të Serbisë ende në treg, por janë pak. Më mirë është kështu”, thotë ai.

“Duke e parë standardin tonë jetësor, çmimet janë të shtrenjta”, thotë Vehbi Asllani.

Në Kosovë, paga mesatare bruto është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro. Vitin e kaluar vendi e ka përmbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind, por, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, trendi, këtë vit, është në rënie.

Në Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës thonë se, pas ndalimit të mallrave serbe, janë përqendruar te monitorimi i çmimeve të produkteve bazë, por nuk tregojnë nëse kanë hasur në ndonjë parregullsi eventuale.

“Autoriteti i Konkurrencës do ta monitorojë/inspektojë situatën në tregun e produkteve bazë - miellit/grurit, vajit, sheqerit, qumështit - brenda kompetencave ligjore. Nëse gjen ndonjë parregullsi, do të reagojë sipas detyrës zyrtare”, thuhet në një deklaratë me shkrim të këtij institucioni, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Në rast të parregullsive të tilla, Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës parasheh gjoba nga 1.000 deri në 4.000 euro. Në disa deklarime të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, përfaqësues të disa kompanive prodhuese në Kosovë janë zotuar se nuk do t’i rrisin çmimet, pas ndalimit të importeve nga Serbia.

“Çmimet e produkteve nuk rriten vetëm me një lëvizje. Fabrika ‘Liri’ ngrit çmimet vetëm në rastet kur ka lëvizje të kostove. Ne nuk kemi lëndë të parë që e marrim nga Serbia”, ka thënë menaxheri i kësaj kompanie, Arben Tërshnjaku, më 17 qershor.

Radio Evropa e Lirë pyeti në Qeverinë e Kosovës nëse ka plane për heqjen e ndalesës ndaj produkteve të Serbisë, por zyrtarë të saj nuk deshën të komentonin. Në një deklaratë dhënë REL-it në gusht, ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se Qeveria, në periudhën e ardhshme, do të duhej ta anulonte vendimin për ndalimin e importit të mallrave serbe, por se pret që edhe Bashkimi Evropian t’i anulojë masat e tij ndëshkuese ndaj Kosovës.

Rashiq nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të mund të merren këto vendime. BE-ja, në fund të qershorit, ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës - të cilat përfshijnë anulimin e disa fondeve dhe takimeve të nivelit të lartë - për shkak se, siç është thënë, Kosova nuk i ka bërë hapat e duhur për t’i qetësuar tensionet e rritura në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.

Aleancat e bizneseve, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, kanë tërhequr vërejtjen se situata e paqëndrueshme politike ndikon negativisht në ekonomitë e të dyja vendeve. Deri para ndalesës, Serbia ka qenë ndër shtetet me praninë më të madhe të produkteve të veta në Kosovë. Nga viti 2018 deri në prill të këtij viti, Serbia ka eksportuar produkte në Kosovë në vlerë prej mbi 1.3 miliard eurosh. Gjatë së njëjtës periudhë, prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë kanë arritur vlerën e 215 milionë eurove, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Mesatarisht në vit, Kosova importon mallra nga vendet e ndryshme të botës në vlerë prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksporton vlerën e më pak se 1 miliard eurove./ REL





Lajmet e fundit nga