Horror in Greece/ The body of a 41-year-old pregnant woman is found in the forest
A horror event has unfolded in Greece. The body of 41-year...

Këtë të hënë (08.01.2024) nisi java e protestave të bujqve gjermanë– duke shkaktuar pasoja të rënda në qarkullimin rrugor në të gjithë territorin e federatës. Gjatë ditëve në vazhdim bujqit duan të bllokojnë hyrjet në autostrada dhe me kolonat e traktorëve që lëvizin ngadalë duan të hyjnë edhe në qendrat e qyteteve duke paralizuar lëvizjen në to. Në shumë zona bllokada nisi të hënën në mëngjes. Në Berlin u mblodhën qindra bujq me traktorët e tyre në manifestimin qendror përpara portës së Brandenburgut. Në lande të tjera si në Bavari, Brandenburg dhe Renaninë Veriore – Vestfalinë pjesërisht ka pasur edhe "pengesa masive në trafik", sipas njoftimeve të policisë. Akset kryesore rrugore u bllokuan, nëpër rrugë mund të qarkullohej vetëm në një korsi. Protestat do të vazhdojnë deri më 15 janar me një manifestim masiv në Berlin.

Ata protestojnë kundër politikës së kursimeve të qeverisë. Masat e kursimeve u bënë të domosdoshme, pas debatit të ndezur për buxhetin, si rrjedhojë e një vendimi të Gjykatës Kushtuese lidhur me buxhetin e vitit 2023. Fillimisht në planet buxhetore ishte parashikuar një favorizim tatimi për automjetet për karburantin për automjetet e bujqve dhe pylltarëve. Pas vështirësive të krijuara me vendimin mbi buxhetin 2024 qeveria mendoi ta pezullojë menjëherë këtë favor, për të siguruar në buxhet një shumë prej gati një miliardë eurosh.
Qysh në dhjetor 2023 bujqit protestuan kundër tërheqjes së masës së parashikuar favorizuese nga qeveria. Aktualisht planet parashikojnë, që favorizimi në tatim për karburantin për automjetet e kësaj kategorie të vlejë për një periudhë tre vjeçare. Duke nisur nga viti 2027 të mos ketë më mbështeteje financiare për karburantin. Sipas ministritt ë Bujqësisë një ndërmarrje e mesme apo e madhe bujqësore për vitin 2024 mund të llogarisë me rreth 1000 euro më shumë shpenzime për naftën. Çlirimi prej tatimit për naftën duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi paafat.
Por këto lëshime janë të pamjaftueshme, sipas presidentit të shoqatës së bujqve Joachim Rukwied: "Kjo do të thotë që në fund të vdesësh gradualisht", tha ai. "Eshtë e papranueshme. Kjo masë duhet të mos tërhiqet."

Gjendja e bujqve gjermanë është e mirë. Madje gazeta e kësaj dege të ekonomisë "agrarheute" (bujqësia sot) bën fjalë për "fitime rekord" në vitin 2022/23. Edhe Shoqata gjermane e Bujqve dekalron, se rezultatet e ndërmarrjeve janë në nivel të lartë: "Pas shumë vitesh të dobëta situata ekonomike e ndërmarrjeve bujqësore në dy vitet e fundit është përmirësuar dukshëm",thuhet në raportin vjetor të shoqatës së lobiimit. Ndërmarjet kryesore të kësaj dege – pra ato sipërmarrje që janë burimi më i rëndësishëm i të ardhurave në sektor – kanë pasur një bilanc me 115.400 euro për ndërmarrje. Kjo është një rritje me 45 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Bujqit përfitojnë kryesisht nga rritja e çmimeve për ushqimet.
Por presidenti i Shoqatës së Bujqve megjithatë është skeptik për të ardhmen – sikurse i ka thënë ai gazetës "Tagesspiegel" - nga rënia e të ardhurave. Sipas tij, çmimi i qumështit për litër që u rrit me 60 cent, tani sërish është ulur në 40 cent. Nga ana tjetër kostot shtesë të pagës janë rritur sërish. Edhe një tjetër vëzhgim tregon, se bujqësia në Gjermani nuk është biznes joshës: prej dekadash numri i sipërmarrjeve bujqësore është në rënie në Gjermani./ DW
A horror event has unfolded in Greece. The body of 41-year...
Izraeli ka vazhduar ofensivën ushtarake në Gazë ndërsa dës...
Prime Minister of France Élisabeth Borne will leave th...
France wants to build eight new nuclear power plants in th...
Spain's Foreign Ministry said Monday that Kosovar citizens...
Despite their reduced numbers, red phone booths can still ...
Senior leaders of President Biden's administration, top Pe...
Secretary of State Antony Blinken said that in meetings wi...
The judicial institutions in Montenegro have not yet inves...
The European Union should form its own joint army that can...
Sahra Wagenknecht in her youth was a communist, a worl...
The technical tool factory Paul Horn GmbH in Tübingen has ...
Despite the fact that the German government has made conce...
The European Union has welcomed the decision of Kosovo...
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit grek Kyriakos M...
The Russian military is on track to lose 500,000 perso...
US Secretary of State Antony Blinken began his latest ...
Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës. Tashmë ata mund t...
North Korea's military fired more than 60 artillery sh...
Glynn Simmons took a long look out the passenger seat ...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Citizen GP, who was wanted for fraud with the "Call Cent...
Fier police have cracked down on a case of narcotic plant cu...
Tirana police have arrested 19 people and prosecuted 12 ot...
A serious incident occurred on Thursday afternoon in the M...
Heavy traffic is turning movement in Tirana into an exhaus...
While Albania has one of the lowest retirement rates in Eu...
Employment in the public sector expanded further in 2025, ...
On Friday, our country will be affected by relatively unst...
Serbia's Ministry of Internal Affairs said it has arrested...
The court in Pristina sentenced Ekrem Bajrović on Friday t...
Russia carried out one of the largest attacks on the Ukrai...
Four months after he was assassinated at the start of the ...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
Whenever a new infrastructure project is announced, the fi...
Minister of Finance, Petrit Malaj, spoke in today's plenar...
This Thursday, one US dollar is bought for 82 lek and sold...