web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përparimi i pushtimit izraelit në Liban/ Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: E përkeqëson situatën

2026-05-31 22:51:00, Kosova & Bota CNA

Përparimi i pushtimit izraelit në Liban/ Ministri i Jashtëm i

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul ka reaguar lidhur me përparimin e pushtimit izraelit në Liban. Wadephul i ka bërë thirrje Izraelit dhe Hezbollahut që të rikthehen në armëpushim.

Ai tha se përparimi i ushtrisë izraelite në Libanin jugor ngre shqetësime të mëdha dhe i kërkoi Izraelit të sigurojë që sulmet e tij ndaj Hezbollahut të mos dëmtojnë civilët ose infrastrukturën civile.

"Çdo përshkallëzim i mëtejshëm vetëm sa do ta përkeqësojë situatën tashmë të tensionuar dhe do të shkaktojë valë të reja zhvendosjesh brenda Libanit", paralajmëroi Wadephul gjatë një vizite në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Duke pranuar se Izraeli ka interesa legjitime sigurie, Wadephul theksoi se nëse civilët paguajnë çmimin për një përshkallëzim ushtarak dhe pjesë të Libanit bëhen përgjithmonë të pabanueshme, kjo nuk do ta bënte Izraelin më të sigurt në planin afatgjatë.

Ministri gjerman bëri thirrje gjithashtu që shteti libanez, i cili nuk është palë në konflikt, të forcohet për të stabilizuar vendin. Sipas shifrave zyrtare libaneze, më shumë se 3,300 njerëz janë vrarë dhe mbi 10,000 të tjerë janë plagosur në Liban që kur luftimet midis Izraelit dhe Hamasit rifilluan në mars. /CNA





Lajmet e fundit nga