"Homeland above all"/ The concert that brought together artists and the public in Pogradec
In front of hundreds of citizens and tourists, the concert...
In front of hundreds of citizens and tourists, the concert...

Policia amerikane është alarmuar nga shfaqja e disa pajisjeve të vogla që konvertojnë një revole në armë plotësisht automatike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veroniva Balderas Iglesias shpjegon se si vendosja e kësaj pjese shtesë në armë po shkakton rritje të rasteve të vrasjeve, një dukuri që është kthyer në një shqetësim në të gjithë Amerikën.
Një pistoletë gjysmë automatike e konfiskuar nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit, vepron si një mitraloz, duke shkrepur plumba pa pushim. Asaj i është vendosur në mënyrë të jashtëligjshme një konvertues që ka madhësinë e një monedhe.
Vendosje e të ashtuquajturve “ndërrues” është vepër e dënueshme me një dekadë burg. Policia thotë se kriminelët po gjejnë vazhdimisht metoda të reja për t’u pajisur me to.
“Para disa vitesh, shumica e pajisjeve vinin nga Kina. Tani, gjatë këtij viti, kemi hasur të paktën dy revole në zona ku shkalla e krimit është e lartë, ku këto pajisje ishin krijuar me një printer 3D”, thotë hetuesi Eric Good.
“Shumë nga këto pajisje blihen edhe në internet. Nuk e dimë sa kushtojnë. Gjithçka që dimë është se është rritur numri i të shtënave. Dikur shihnim tre ose katër raunde, tani po shohim 30 deri 40 raunde”, shpjegon Paco Balderrama, shef i policisë në qytetin Fresno të Kalifornisë.
Pajisjet transformuese përdoren më shumë në revolet e llojit Glock, por ato nuk janë prodhuar nga kompania. Vetëm në kryeqytetin amerikan, autoritetet kapën 114 pajisje të tilla këtë vit, gati dyfishi krahasuar me vitin 2021.
Nuk dihet sa janë sekuestruar në nivel vendi, sepse Byroja Amerikane e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivë nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet tona.
Por kompania “ShotSpotter” gjeti një mënyrë për të analizuar ndikimin e këtyre pajisjeve. Kompania ndihmon policinë në identifikimin e të shtënave me armë zjarri përmes tingujve.
“Mes viteve 2019-2021, pamë shtim të incidenteve nga rreth 400 në afër 5 mijë e 600 incidente që përfshinin të shtëna automatike, një rritje 14-fish”, thotë Thomas Chittum nga kompania “ShotSpotter”.
Incidentetet ishin vdekjeprurëse. Pajisjet që transformojnë revolet në armë automatike, janë përfshirë në sulmet me armë të këtij viti. Në maj, dy persona u vranë dhe shtatë u plagosën para një restorani “McDonald’s” në Çikago.
Një muaj më parë në Sakramento, një grua që po festonte 21 vjetorin e lindjes ishte në mesin e gjashtë personave të vrarë nga një sulm me armë zjarri. Të paktën një nga armët që u gjet në vend të ngjarjes, ishte e konvertuar.
Në korrik, një grup senatorësh demokratë paraqitën një projekt-ligj që synon “përmirësimin e kapaciteteve të agjencive federale të zbatimit të ligjit për të zbuluar, përgjuar dhe kapur pajisjet e modifikimit të armëve të zjarrit”.
Por Luis Valdes, zëdhënës i organiaztës “Pronarët e Armëve në Amerikë”, thotë se për sa moshë nuk vihen para përgjegjësisë, kriminelët do të vazhdojnë të gjejnë mënyra për të thyer ligjet e armëve, pa marrë parasysh sa të rrepta janë ato.
“Duhen ligje të rrepta. Disa kriminelë më të dhunshëm dhe më të ashpër marrin një goditje të lehtë dhe lirohen pas një periudhe shumë të shkurtër”, thotë ai.
Prokurorët në Pensilvani kërkojnë arritjen e një zgjidhjeje përmes bashkëpushimit rajonal. Së fundmi ata kapën një rrjet të trafikut të armëve që drejtohej nga një 20-vjeçar, i cili shiste pajisje konvertimi, megjithëse ishte shumë i ri që të blinte ligjshëm një armë.
“Ndjekjet penale kanë pasoja serioze dhe dënime të gjata që shqiptohen nga gjyqtarët tanë – ndonjëherë dyshifrore – që ne shpresojmë të ndalojë njerëzit e tjerë të ndjekin atë rrugë”, thotë prokurori i qarkut Montgomery, Kevin Steele.
Por Steve Lindley nga organizata “Të bashkuar kundër dhunës me armë”, thotë se masat parandaluese janë të mangta dhe se Amerika ka nevojë për një pasqyrë më të plotë të kësaj dukurie.
“Kërkojmë më shumë fonde për kërkimet e universiteteve dhe organizatave private për të studiuar aspektin social pas shkallës së dhunës dhe përdorimit të armëve të zjarrit në shoqërinë tonë”, thotë ai.
Zoti Lindley thotë se organizata e tij jofitimprurëse do të vazhdojë të angazhohet me udhëheqësit e Kongresit drejt ligjeve që do t’i mbajnë armët larg njerëzve që kanë prirje për dhunë./ VOA
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, sistemi hekurudhor k...
The United States said it hopes that Kosovo and Serbia...
Gjeorgjia është në rrugën e duhur për t'u bërë një nga...
The Turkish Defense Ministry said it has launched airs...
New York has been hit by a snowstorm that covered the coun...
The Kosovo Police has announced that the reprimanding ...
The Polish village of Przewodow, just five kilometers ...
At least five people were killed and 18 others were wounde...
The Zaporizhzhia nuclear power plant, which is under R...
Bulgarian authorities have charged five people with he...
After an extension of more than 36 hours, the UN Clima...
The most discussed World Cup in history begins today i...
Situata e furnizimit me energji mbetet e tensionuar në...
The meeting between the prime minister of Kosovo, Albi...
Russian aggression against Ukraine offers a picture of...
Pas blerjes së “Twitter”-it, miliarderi Elon Musk një ...
Kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak bëri të sht...
Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguar...
Çështja e emigracionit shqiptar është shndërruar në nj...
In France and Spain there have been strikes demanding high...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The suspected perpetrator attempted to kill a 59-year-old ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Andy Burnham has been officially declared the new leader o...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...