Problems in German schools: Too many children, too few teachers
Rebecca is a teacher and has been for over thirty years. S...

Një grup qytetarësh serbë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në Kosovë kanë thënë se ata kanë tentuar të bëjnë kërkesë për "shkarkimin e kryetarëve aktualë”, të këtyre komunave, por e kanë pasur të pamundur. Njëra nga inicueset e kërkesës Sanja Kërtiniq nga Mitrovica e Veriut, tha për mediet lokale në gjuhën serbe, se askush në komunë nuk ka dashur t'i pranojë dhe të bisedojë me ta. Sipas saj, atyre u është thënë të drejtohen në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
KQZ: Çështja dërgohet tek kuvendet komunale
Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë konfirmuar se kanë pranuar disa shkresa me kërkesë për largim të kryetarëve shqiptarë të katër komunave që banohen me shumicë serbe. Kjo u mundëson atyre pas miratimit nga qeveria të një udhëzimi administrativ që përmes peticionit, të kërkojnë shkarkimin e kryetarëve shqiptar në komunat e banuara me shumicë serbe. "KQZ i ka pranuar shkresat, mirëpo, hartuesit e tyre i ka deleguar tek kryesuesit e kuvendeve komunale të komunave përkatëse, si autoritete kompetente për ta trajtuar këtë çështje, sepse, kështu parashihet me aktet nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin, ka thënë se kjo "iniciativë” e qytetarëve nuk i është dorëzuar atij dhe nuk është në përputhje me udhëzimin administrativ të Qeverisë së Kosovës. "Kjo kërkesë nuk i është dorëzuar kryetarit dhe nuk i është dedikuar kryetarit të Kuvendit, por i dedikohet kryetarit të komunës, me arsyetimin se shërbimet ndaj qytetarëve nuk janë të mira", thotë Uglanin.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se për të ndërmarrë iniciativë për zëvendësimin e kryetarëve, është përcaktuar qartë në Udhëzimin Administrativ dhe se çdo qytetar apo grup i qytetarëve me të drejtë vote ka të drejtë ta bëjë atë. "Ju njoftojmë se në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë nismë nga kryesuesit e kuvendeve komunale të komunave respektive apo anëtarët e grupit iniciues, siç parashihet me këtë Udhëzim Administrativ”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Reagon Serba: Kosova nuk ka interes për shtensionim
Shpjegimet e autoriteteve kosovare nuk po u duken bindëse zyrtarëve të qeverisë së Serbisë. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se "autoritetet e Kosovës kanë treguar se nuk janë të interesuara për ndonjë shtensionim dhe normalizim të situatës në katër komunat në veri të Kosovës”. Ai tha, citojnë mediet serbe se "përfaqësuesit shqiptarë në komunat në veri, kanë refuzuar të pranojnë një iniciativë qytetare, të arsyetuar, për largimin e kryetarëve të rremë dhe jolegjitimë”.
Udhëzimi Administrativ si rrugë për largimin e kryetarëve të komunave
Kryetarët shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe u zgjodhën në zgjedhjet e 19 prillit të këtij viti, pasi serbët lokal bojkotuan zgjedhjet. Kryetarët shqiptar u vendosën në objektet komunale në veri, në fund të muajit maj nën përcjellje të policisë, dhe kjo nxiti protesta në shkallë të gjerë që u shkallëzuan edhe në përleshje ndërmjet protestuesve dhe forcave të KFOR-it. Serbët nuk i pranojnë kryetarët shqiptarë dhe pas protestave të shumta dhe kërkesës së faktorit ndërkombëtar për mbajtje të zgjedhjeve të reja në atë pjesë, qeveria e Kosovës nxori një Udhëzim Administrativ, që parasheh procedurën se si mund të largohet një kryetar nga komuna.
Udhëzimi administrativ i parasheh këta hapa: Kërkesa duhet të bëhet nga i ashtuquajturi grup nismëtar, i cili përbëhet nga tre apo më shumë persona me të drejtë vote në komunën përkatëse. Ky grup e njofton kryesuesin e kuvendit komunal për kërkesën në fjalë, dhe pajisjet me dokumentacionin e nevojshëm. Më pas, grupit i duhet të mbledhë një minimum prej 20 për qind të nënshkrimeve të qytetarëve me të drejtë vote, me kërkesë për largim të kryetarit. Lista me nënshkrime i duhet dërguar kryesuesit të kuvendit komunal, e cila më vonë dërgohet në Komisionin Qendror Zgjedhor. Nëse KQZ-ja si autoriteti kryesor i zgjedhjeve vlerëson se kushtet janë përmbushur, atëherë organizohen zgjedhje të reja për largimin e kryetarit. Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, zgjedhjet e parakohshme për kryetarë komune mund të mbahen, nëse kryetari aktual jep dorëheqje, nëse qytetarët kërkojnë shkarkimin e tij përmes peticionit, dhe nëse kryetari i komunës nuk paraqitet në vendin e punës më shumë se një muaj, pa arsye./DW
Rebecca is a teacher and has been for over thirty years. S...
The situation in Gaza is getting worse and worse because o...
Hamas launched a war with Israel on October 7, killing 1,2...
Two months after his historic impeachment as House lea...
The event that shocked Pristina on November 29 continues t...
Robert Jenrick has resigned as immigration minister, s...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, at the rece...
Policia e Las Vegas i është përgjigjur një sulmi me armë n...
Gunfire has been reported on Avenue de la Toison d'Or, in ...
The journalist, Besian Beha spoke about the serious incide...
Four Russian soldiers have been charged with war crime...
Interpol has issued an arrest warrant for the former vice ...
The Government of Kosovo has introduced measure 1.2 for mi...
The Serbian President, Aleksandar Vučić, said on Wedne...
European Union countries have placed orders for just 6...
Liridona Ademaj's brother, Leonardi, has warned that t...
Ulsi Manja, the Minister of Justice in his speech afte...
The leader of the Serbs in Bosnia-Herzegovina, Milorad Dod...
Shakira will come soon with a reality show about her life....
Teacher salaries vary widely across Europe according t...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
During routine checks in the village of Vlahen in Has, 3 p...
A 32-year-old man was arrested in Vlora for being armed. T...
A road accident occurred this morning on the Lezhë-Milot a...
A serious road accident occurred yesterday evening on the ...
A day dedicated to health, solidarity and cooperation betw...
On Saturday, our country will be affected by relatively un...
Heavy traffic is turning movement in Tirana into an exhaus...
While Albania has one of the lowest retirement rates in Eu...
The multi-day funeral ceremonies for Iran's late supreme l...
The General Staff of the Ukrainian Army has denied Russian...
US President Donald Trump delivered a speech on the eve of...
The United States of America marks the 250th anniversary o...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
When it comes to 10 key economic issues, the debate in Alban...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.3 lek and so...
The loan agreement for the electrification of the Tirana-D...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...