Head of NATO Stoltenberg: "We will not allow Russia to blackmail us"
Jens Stoltenberg referred within the activity organize...

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha para pak kohësh se Gjermania ishte e detyruar të luante një rol udhëheqës global, duke përfshirë sferën ushtarake, dhe se tani nuk duhet të ketë frikë nga përgjegjësia. Por, sipas një studimi të Fondacionit Fritz Körber, shumica dërrmuese e gjermanëve nuk e duan këtë rol udhëheqës të Gjermanisë në planin ushtarak.
Sipas sondazhit të "The Berlin Pulse" i bërë me porosi nga Fondacioni Körber, një fondacion ky i korporatës Körber AG, 60 për qind e të anketuarve i mbështesin përpjekjet aktuale të qeverisë për të forcuar ushtrinë gjermane. Por dy ndër tre, përkatësisht 68 përqind, refuzojnë një rol udhëheqës ushtarak të Gjermanisë në Evropë.

Pavarësisht situatës së ndryshuar botërore, rreth 52 për qind e të anketuarve ende dëshirojnë që Gjermania të jetë më e rezervuar në arenën ndërkombëgtare. Ata preferojnë angazhimin diplomatik. Kjo përkon me trendin e fundit ARD-Gjermani, sipas të cilit shumica e gjermanëve mbështesin përpjekje më të mëdha diplomatike nga qeveria federale për t'i dhënë fund luftës.
Marrëdhëniet transatlantike në plan të parë
Një ndryshim në krahasim me anketimet e mëparshme vihet re në marrëdhëniet me SHBA. 81 për qind e të anketuarve i shohin SHBA si një partner për mbrojtjen e Evropës. Kjo është një përqindje shumë më e lartë se një vit më parë.
Perceptimi i Rusisë nga ana tjetër, është përkeqësuar dukshëm - dhe në vazhdimësi vitet e fundit. Sipas studimit kthesa e vërtetë në perceptimin ndaj Rusisë erdhi qysh në momentin kur Gjermania mësoi për helmimin e kundërshtarit të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe nga koha e protestave masive në Bjellorusi në vitin 2020, disa kohë para se Putini të sulmonte Ukrainën.
Interesant në sondazh është fakti që 75 përqind e të anketuarve ende shohin pak ose aspak kërcënim ushtarak të Gjermanisë nga ana e Rusisë. Megjithatë ata janë të frikësuar nga përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia në luftën e Ukrainës dhe nga një zgjerim i konfliktit në vendet të tjera të Evropës Lindore: Më shumë se dy të tretat, përkatësisht 69 përqind e të anketuarve, janë të shqetësuar se Putini mund të përdorë armë bërthamore. 80 përqind e të anketuarve janë të shqetësuar se lufta mund të përfshijë edhe vendet Baltike ose Poloninë.
Studimi "Pulsi i Berlinit" trajton çështjet më urgjente aktuale të politikës së jashtme dhe të sigurisë nga këndvështrime të ndryshme. Një komponent qendror është një sondazh aktual i opinionit mbi pozicionet e politikës së jashtme të gjermanëve. Për anketën përfaqësuese, Kantar Public anketoi 1088 persona që banojnë në Gjermani, nga mosha 18 vjeç e lart. Anketimet u bënë në periudhën midis 2 dhe 11 gusht 2022./DW
Jens Stoltenberg referred within the activity organize...
Pushtimi rus i Ukrainës shënon momentin më të rëndësishëm ...
To understand the conventional wisdom as to why Vladimir P...
Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të...
German Chancellor Olaf Scholz has ordered preparations...
A photo of naked migrants along the border between Gre...
Sulmet ajrore të Rusisë me raketa ndërprenë furnizimin...
Ligjvënësit në Estoni kanë shpallur Rusinë “regjim ter...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Cultural associations, foundations and non-governmenta...
The war in Ukraine has provoked an economic crisis in ...
Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmë, e hënë 17 teto...
A well-known Czech expert on disinformation and "hybrid th...
Nuclear energy is a sensitive political topic in Germa...
Gjatë dekadës së fundit, presidenti kinez Xi Jinping ka sh...
Ukraine said it had carried out another "large-scale" ...
Bird flu measures are in place across the UK. Poultry...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është e rë...
According to Iranian authorities, the number of victim...
Një avion ushtarak rus është përplasur pranë një ndërt...
The company "Gjikuria" has been caught in several serious ...
Sokol Sadushi's tentacles have touched the diplomatic syst...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Two German tourists were rescued through a search operatio...
A motorcycle found today in Saranda has raised suspicions ...
The Durrës Court has jailed the director of the Albanian P...
The Trafficking Investigation Section has finalized the po...
The World Health Organization described extreme heat in Eu...
Systematically in the last 15 years, circulatory system di...
Today, our country will remain under the influence of stab...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Two American soldiers were killed in Jordan during Iranian...
Smoke from massive wildfires in Canada has blanketed much ...
New York Mayor Zohran Mamdani said he is in talks about wh...
A fragile ceasefire between Iran and the United States is ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
INSTAT statistics for May show an increase in tourism, wit...
Albania needs higher wages, but more than that. It needs a...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.2 lek and so...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...