LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Europeans have weapons, but they are not warriors

2022-12-06 10:11:00, Kosova & Bota CNA

Europeans have weapons, but they are not warriors

Europe's military leaders have been aware for some time that high-intensity military conflicts and even major wars are a real possibility for the continent. This is shown by the gradual rearmament of Europe, accelerated by the war in Ukraine. It would be unfair to say that European leaders are unrealistic about the threats they face. But they are wrong to believe that only a material response to these threats would suffice. Armament is only one aspect of the problem facing Europe today.

NATO ka tashmë në dispozicion mjete ushtarake, të cilat janë shumë superiore ndaj atyre të Rusisë. Por kjo nuk e pengoi presidentin rus Vladimir Putin të zbatonte planin e tij agresiv kundër Ukrainës, për të cilin Evropa ka deklaruar qartazi një interes të rëndësishëm.

Dhe kjo ndodhi sepse ai i kuptonte realitetet morale dhe politike që fshiheshin pas ç’ekuilibrit material. Putini e dinte se pavarësisht fuqisë së saj materiale, Evropa ishte e paaftë për të përqafuar mundësinë që sjell një konflikt i hapur. Armët që ka në dispozicion Evropa nuk mund të bëhen kërcënim për askënd, për sa kohë që shoqëritë demokratike të kontinentit nuk do të tregojnë kapacitetin dhe vendosmërinë për t’i përdorur ato.

Në një leksion të vitit 1939 në fillim të Luftës së Dytë Botërore, filozofi politik dhe sociologu francez, Rajmond Aron shkroi ndër të tjera se pavarësisht pasurisë dhe fuqisë së tyre, demokracitë e inkurajojnë agresionin vetëm kur ndahen virtytet e paqes nga ato ushtarake, mbi të cilat regjimet totalitare pretendonin se kishin monopolin.

“Kur dikush po u flet njerëzve që pretendojnë se e përçmojnë paqen, duhet thënë se ai që e do paqen, nuk është për frikacak. Është qesharake të kundërvësh regjime të bazuara tek puna ndaj regjimeve të bazuara tek koha e lirë. Është groteske të besosh se topave mund t`u rezistohet me gjalp”-  theksoi ai.

Pra epërsia në aspektin metrik, nuk do të thotë pothuajse asgjë politikisht pa cilësitë morale që i bëjnë komunitetet politike të gatshme për t’i mobilizuar ato përmes veprimeve konkrete. Një ndër këto cilësi morale është një kuptim i përbashkët i parimeve - ndjenja e së mirës së përbashkët - për të cilat një komunitet është i gatshëm të bëjë sakrifica.

Demokracitë e shtyjnë shumë larg frymën e kompromisit, pasi ato priren ta konsiderojnë dhunën si të keqen më të madhe. Dhuna mund të jetë e keqja më e madhe, vetëm nëse e mira parësore e siguruar nga politika është ruajtja e jetës, në vend se të vazhdojë të jetojë në një mënyrë të caktuar që përcakton komunitetin e dikujt - dhe të kundërshtojë kërcënimet ndaj asaj mënyre jetese të paraqitura nga armiqtë e dikujt.

Megjithatë, kuptimi dominues i Bashkimit Evropian e koncepton veprimin politik thjesht si zbatimi i normave universale dhe imperativave globale. Duke qenë dëshmitar i fillimit të kësaj Evrope, Aron shprehu alarmin që herët se si politika e re e të drejtave të njeriut ndikoi në marrëdhëniet midis disiplinës qytetare dhe demokracisë: “Morali qytetar vendos mbi çdo gjë mbijetesën, sigurinë e komunitetit.

Por nëse morali perëndimor është bërë moral i kënaqësisë, i lumturisë individuale, në vend të virtyteve qytetare, atëherë mbijetesa është në dyshim. Në rast se nuk mbetet asgjë më shumë nga detyrat e qytetarëve, nëse evropianët nuk kanë më ndjenjën se duhet të jenë gati të luftojnë për të ruajtur mundësinë për të shijuar kënaqësitë dhe lumturinë e tyre, atëherë ne jemi njëherazi të shkëlqyer dhe dekadentë”.

Bashkimi Evropian sugjeroi se ishte duke ndodhur një proces gjithnjë e më i zgjatur diskutimi, prodhimi dhe shkëmbimi paqësor, dhe nga kjo qasje u duk sikur paqja ishte rezultat i pashmangshëm i diskutimit më të madh dhe të më shumë shkëmbimeve. Evropianët pushuan së kuptuari se njerëzit mund të ndiqnin qëllime të papajtueshme apo ta konsiderojnë dhunën një mjet legjitim për sigurimin e llojeve të caktuara të interesave.

Përkundrazi, konflikti u dukej si produkt i shkaqeve aksidentale, si një problem zhvillimi ose keq-komunikimi që mund të kapërcehej së shpejti. Globalizimi ishte integrimi evropian në një format më të madh. Sukseset politike dhe ekonomike të Gjermanisë, vendit më të fuqishëm të Evropës, janë shpjeguar prej kohësh me globalizimin. Është kjo arsyeja pse zgjimi i Evropës nga letargjia e saj politike, mund të jetë jo pak i vështirë.

Por problemi është edhe më i thellë se sa kaq. Duke e përjashtuar sovranitetin nga kuptimi i tyre mbi politikën, evropianët e kanë bërë luftën një objekt të paimagjinueshëm. Ata nuk do të jenë në gjendje të kuptojnë luftën, dhe aq më pak ta kundërshtojnë atë, për sa kohë që ata vazhdojnë t’i shohin të tjerët ashtu siç e shohin veten.

E dobësuar materialisht dhe moralisht nga dy luftëra botërore, Evropa i humbi gradualisht mjetet dhe dëshirën për ta ushtruar fuqinë e saj. Duke mos pasur keqardhje për këtë humbje, Evropa e përqafoi atë në dekadat e mëvonshme si një virtyt dhe një shenjë përparimi. Ajo e dënoi përdorimin e forcës - për të cilën ajo vetë nuk ishte më e aftë - si mbetje e një epoke tjetër, asaj të nacionalizmit dhe imperializmit. Zhvillimi ekonomik i Evropës, dukej se provonte tezën se forca ushtarake ishte e pakuptimtë dhe imorale. Po ashtu Evropa propagandoi tezën tjetër se zhvillimi ekonomik do të prodhonte efekte të ngjashme kudo.

Ajo besonte se Kina, Rusia ose Turqia do t’i bashkoheshin së shpejti, secila me ritmin e vet, komunitetit të shoqërive liberale dhe demokratike ndërsa ekonomitë e tyre po integroheshin më shumë në një botë të globalizuar. Për dekada të tëra, evropianët ishin në gjendje të injoronin pasojat praktike të qasjes së tyre paqësore falë mbrojtjes së ofruar nga Shtetet e Bashkuara.

Tani qeveritë evropiane duhet të përballen me një situatë të re. Por si do të munden evropianët të rikthejnë besimin në kapacitetin e tyre për përpjekje dhe sakrifica ushtarake? Sërish në ndihmë na vjen leksioni i Aron: “I vetmi ndryshim, është se në demokraci, njeriu duhet të pajtohet në mënyrë spontane mbi ato nevoja që imponohen diku tjetër”.

Putin mund ta tërheqë vendin e tij në luftë edhe pa mbështetjen e qartë të qytetarëve rusë. Gjithçka që i nevojitet është një ushtri e gatshme për të vepruar sipas urdhrave të tij. Në rastin e regjimeve demokratike, problemi nuk është vetëm të kenë në dispozicion mjetet e duhura të veprimit dhe një aparat besnik të sigurisë, por që qytetarët të njohin rrethanat dhe rreziqet që e bëjnë përdorimin e tyre të domosdoshëm dhe legjitim.

Por komunitetet politike e kanë të vështirë, pasi në fillim e dënojnë përdorimin e forcës, dhe më pas identifikojnë rrethanat që mund të kërkojnë hyrjen në një konflikt. Por duke pritur pasivisht një krizë mjaft serioze që të na detyrojë të mbrohemi, ne u japim mundësinë armiqve tanë të zgjedhin rrethanat që janë më të favorshme për ta.

Pra, riarmatimi i Evropës nuk mund të vijë vetëm nga vetëdija nga ana e vendimmarrësve e domosdoshmërisë për t’i kushtuar më shumë burime forcave të armatosura të Evropës. Tani përgjegjësia kryesore e elitave evropiane, është t’u tregojnë qartë qytetarëve të kontinentit situatën në të cilën ndodhen dhe përgjegjësitë që ajo sjell për secilin prej tyre.

Është e paimagjinueshme që ndërsa Evropa rrit buxhetet e saj ushtarake, të vazhdojë të promovojë, pa asnjë dyshim, integrimin e saj në një ekonomi të globalizuar që aq shpesh u ka ofruar kundërshtarëve të saj mjetet e fuqisë së tyre të sapo-gjetur. Një debat i tillë kërkon që Evropa ta reformojë mënyrën se si mendon për qëllimet e vetë demokracisë.

The ever-increasing possibility of war should remind the world that collective deliberation gives us a chance to formulate political commitments of our own making. And that the rejection of such obligations for the sake of the extension of human rights, does not free us from the burden of politics, but exposes us unconsciously to the danger of becoming the subject of a foreign and hostile will.

Translated by CNA.al

Lajmet e fundit nga