LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bullgaria i tregon

2023-11-30 14:04:00, Kosova & Bota CNA
Bullgaria i tregon
Sergey Lavrov

Bullgaria nuk ka lejuar që aeroplani i ministrit të Jashtëm rus, Sergey Llavrov të fluturojë mbi territorin e saj. Ky vendim është marrë për shkak të zëdhënëses së diplomacisë ruse Marija Zaharova, e cila ndodhet në listën e sanksioneve të BE-së dhe SHBA-ve.

Autoritetet bullgare i vunë kush Lavrovit, që nëse do do udhëtonte në hapësirën bullgare,  nuk duhet të ishte Zaharova në të.

Për këtë arsye avioni i Llavrovit u detyrua të fluturojë mbi Gjeorgji, Detin e Zi, Turqi, Greqi dhe mbërrit disa orë më vonë se sa ishte paraparë në Aeroportin e Shkupit.

 Zaharova këtë veprim të Bullgarisë e ka cilësuar si “çmenduri të rrezikshme” duke deklaruar se për herë të parë në histori të njerëzimit, autoritetet shtetërore i ndalojnë fluturimin jo një avioni por një personi që ndodhet në të.

“Çmenduria dashakeqe rusofobe arriti deri në atë pikë sa për herë të parë në historinë tonë autoritetet ndaluan jo një avion, por një njeri që ndodhej në avion. Ja çfarë thuhet në notën e MPJ-së bullgare: “Avioni mund të fluturojë mbi Bullgari, por Marija Zaharova nuk mund të fluturojë me këtë avion”, deklaroi Marija Zaharova, Zëdhënëse e MPJ-së ruse.

Për vendimin e Bullgarisë ka reaguar edhe zëdhënësi i presidentit rus, Vlladimir Putin. Sipas Dimitrij Peskovit “vendimet e Bullgarisë vështirë se mund të shpjegohen, nuk bazohen në asnjë kornizë dhe përbejnë një absurditet për të mos thënë çmenduri”.

Lajmi në përditësim....

Lajmet e fundit nga