SPAK in action/ Criminal group hit, several security measures executed
A large-scale operation conducted by SPAK in collaboration...
A large-scale operation conducted by SPAK in collaboration...

Koncernet dhe super të pasurit janë fituesit prej pandemisë corona dhe krizës së energjisë, konstaton organizata e ndihmës Oxfam. Përqindja më e pasur e popullsisë së botës ka arkëtuar rreth dy të tretat e rritjes së pasurisë mbarëbotërore, thuhet në raportin "Survival of the Richest" (Mbijetesa e më të pasurve). Ky raport u publikua pikërisht në ditën (16.01) e fillimit të Forumit të Ekonomisë Botërore në Davos të Zvicrës.
Në Gjermani tendenca është edhe më evidente, sipas organizatës kritike ndaj kapitalizmit. 81 përqind e të ardhurave nga rritja e pasurisë së përgjithshme mes viteve 2020 dhe 2021 në Gjermani, sipas raportit, i ka kaluar përqindjes më të pasur të popullsisë.
Pasuria e përgjithshme e të gjithë miliardereve dhe miliarderëve në mbarë botën që nga viti 2020 është rritur mesatarisht çdo ditë me rreth 2,7 miliardë dollarë të SHBA-së.
1,7 milirdë njerëz në varfëri

Sipas Oxfam aktualisht jetojnë të paktën 1,7 miliardë punonjëse dhe punonjës në vendet, në të cilat inflacioni është më i lartë se sa zhvillimi i pagave. Një në dhjetë vetë në planet është i uritur, rreth 828 milion njerëz. 60 përqind e popullsisë botërore që vuan nga uria janë gra dhe vajza.
Ministrja gjermane e Zhvillimit: Kthim vite pas
Edhe ministrja gjermane e Zhvillimit, Svenja Schulze e konsideron si të rrezikshëm këtë zhvillim. Eshtë shenjë alarmi, që hendeku mes të varfërve dhe të pasurve po thellohet gjithnjë e më shumë, tha ajo në Berlin. "Pandemi, konflikte e sidomos edhe sulmi rus na kanë kthyer vite pas në varfëri, uri, shëndet apo arsim – ndërkohë që të pasurit janë pasuruar edhe më shumë." Politikania socialdemokrate tërhoqi vëmendjen: "Nëse ne në mbarë botën nuk e evitojmë pabarazinë, ne nuk do të mund t'i përballojmë krizat." Sipas, saj është e rëndësishme, të krijohen rrjete sociale sigurie, që të mbështesin njerëzit në rast se humbasin të ardhurat, shtëpinë, apo punën si dhe kur bëhen prindër.
Oxfam bën thirrje për rritje taksash

Oxfam kërkon si rrugëdalje nga kriza rritjen e taksave për të pasurit. Në disa vende më të varfërit përballen me taksa më të larta se miliarderët.
Sipas Oxfam në mbarë botën vetëm katër përqind e taksave janë të ardhura prej tatimit ndaj pasurisë. Kjo organizatë pret prej qeverisë federale të Gjermanisë që të aplikojë konkretisht një taksë ndaj fitimeve të pazakonta në nivel të lartë gjatë kohës së krizës energjetike. Të tilla të ashtuquajtura super fitime duhet të tatohetn me të paktën 50 përqind. Përveç kësaj sërish duhet të rivendoset tatimi ndaj pasurisë. Eshtë gjithashtu e nevojshme një taksë që paguhet njëherë ndaj pasurive të mëdha. Këto para duhet të investohen në sistemet e arsimit, shëndetësisë dhe të sigurimit social./DW
The foreign exchange market has no changes. All those who ...
If you haven't heard of "buy now, pay later" options onlin...
Today, on January 16, 2023, the American dollar is bou...
Today, on January 15, 2023, the American dollar is bou...
Foreign currencies enter this weekend with a drastic drop....
Të gjitha monedhat e huaja sot kanë shënuar një rënie dras...
After a long time, the Swiss Franc has fallen below the Eu...
Is fiscal amnesty related to money laundering? This was t...
Foreign currencies have registered a negligible decline in...
The World Bank warned on Tuesday that the global econo...
Relations between Germany and Norway are experiencing an i...
Sot, me 10 janar dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me ...
The Deputy Prime Minister and Minister of Infrastructure a...
Euro e nis javën në kuotat e 116 Lekëve. Dollari amerikan ...
Today, the US dollar is exchanged at 109.1 ALL for pur...
Europe ended a difficult year with some easing of the infl...
Monedha e Eurozonës, ka shënuar një rritje të lehtë në kët...
62.8% e shqiptarëve e vlerësojnë si shumë të keqe situ...
Grafiku i çmimeve të kriptove tregoi humbje për shumic...
Pas festive të fundvitit duket se monedhat e huaja po rimë...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
In Korça, a 4-year-old child accidentally falls from the s...
A 33-year-old Albanian citizen was arrested in Italy after...
One of the perpetrators of the explosion that occurred yes...
A case of heroin trafficking from North Macedonia to Alban...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The global economy is expected to face its biggest slowdow...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
US President Donald Trump has made a post on Truth Social ...
US President Donald Trump announced today that he was canc...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The average rent for apartments in Tirana for 2026 has rea...
This Friday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The price of gold fell to its lowest level in more than si...
Businesses reduced their borrowing abroad last year. Bank ...