LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi për

2023-01-06 21:29:11, Ekonomi CNA
Sondazhi për
Foto ilustruese

62.8% e shqiptarëve e vlerësojnë si shumë të keqe situatën ekonomike në vendin tonë. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania në dhjetor, vetëm 12% janë shprehur që situata ekonomike është e mirë, ndërsa 24.8% janë shprehur se është njësojë.

Qershori 2022 ka qenë muaji ku numri i atyre që mendojnë negativisht për situatën ekonomike ka qenë më i vogël me 57%. Në shtator, numri i të pakënaqurve rritet në 69.3%, në tetor shkon 80.2% ndërsa në dhjetor ka serish një rritje në 62.8%.

Sondazhi për

Ndërsa ata që mendojnë pozitivisht për situatën ekonomike në qershor kanë qenë 14.4%, në shtator kanë rënë në 6.2%, në tetor 2.9% dhe në dhjetor ka sërish një rritje në 12%.

Por shqiptarët janë më optimistë për 2023, ku 35.5% mendojnë se gjendja do të përkeqësohet, 27.3% më pak se ata që mendonin negativisht për situatën aktuale. Ndërkohë, ka një rritje të atyre që mendojnë se situata do të jetë njëlloj në 41%, nga 24.8% që ishin për situatën aktuale. Po ashtu, ka një rritje të atyre që mendojnë se situata do të jetë më mirë në 21.4%, nga 12% që ishte për situatën aktuale.

Sondazhi për

Kur i shohim sipas nivelit të pagave, ata që mendojnë se në 12 muajt e ardhshëm situata do të përkeqësohet, ata që zënë hapësirën më të madhe nga qershori në tetor, janë ata me paga më të ulëta. Por ky raport përmbyset në muajin dhjetor ku 35.85% e zënë ata me paga më të larta dhe 34.2% janë ata me paga më të ulëta./ Euronews Albania

Lajmet e fundit nga