The strong movement of the euro/ What is happening with the exchange rate in Albania?
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...

CNA.al në një vëzhgim dhe investigim zbuloi se një forcë e re politike, siç është “Nisma Thurje”, e filluar si një organizatë jopolitike e shoqërisë civile nga një ish-hajdut i LSI-së, tashmë ka ndryshuar formë dhe është kthyer në parti politike si dhe është kapur në shkelje të ligjeve të shtetit shqiptar.
Sipas të dhënave që ne disponojmë, Endri Shabani, i cili është zgjedhur kryetar i kësaj partie, pasi dështoi me Aleancën Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut dhe që po bredh për të mbledhur firma për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, deklaronte se kishte marrë fonde nga Ambasada Britanike për të zhvilluar një akademi politike.
Sipas nenit 21 i ligjit të partive politike, thuhet qartë se partitë politike ndalohen të marrin financime nga shtetet e huaja.

CNA.al e pyeti Endri Shabanin në lidhje me këtë projekt, i cili tha se nuk e kishin parë mirë ligjin, nuk e dinin mirë atë dhe se nuk ishin në kohë fushate dhe se kështu kishin bërë të gjitha partitë e tjera politike dhe në këtë pikë sillte shembullin e fondacionit Friederich Ebert dhe Conrad Adenhauer në lidhje me Partinë Demokratike, duke theksuar se edhe partitë e mëdha si PS, LSI apo dhe PD gjatë gjithë kohës merrnin fonde nga këto organizata të huaja.
Dje CNA.al i është drejtuar me dy shkresa zyrtare ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në lidhje me fondet e dhëna për projektin e Endri Shabanit dhe Nismës Thurje, të cilët janë në shkelje totale të ligjit shqiptar, kjo sipas ekspertëve që CNA ka kontaktuar si dhe KQZ-së dhe jemi në pritje të një informacioni të plotë prej këtyre dy institucioneve.
Nga ana tjetër, për të qartësuar çdo Shaban të Sorosit të dështuar nga Aleanca Kuq e Zi që dalin përpara për të mbuluar fantazmat e korrupsionit, ish-drejtorët që kanë ndërtuar këto parti politike apo xhepista dhe hajdutë të djeshëm të pushtetit në tentativë që sot po shiten si të rinj verifikuan atë që ai dha si reagim për CNA.al.
Burime zyrtare nga Partia Socialiste i thanë CNA.al se kjo forcë politike nuk ka marrë financime nga një shtet i huaj, por ka pasur bashkëpunime me fondacione, të cilat janë organizata të partive simotër.

Ky është edhe rasti i fondacionit Friederich Ebert.
Edhe nga PD-ja na dhanë të njëjtën përgjigje. Po edhe PD-ja ka bashkëpunim me fondacionin Conrad Adenhauer, por kjo është një organizatë e Kristian Demokratëve gjermanë.

Më tej CNA.al mori informacion zyrtar në parlament se cili ishte roli që këto dy organizata kishin përdorur gjatë reformës zgjedhore të tri viteve më parë.
Burime zyrtare i thanë CNA.al se po, është bashkëpunuar me fondacionin Friederich Ebert dhe Conrad Adenhauer, fondacione dhe disa organizata të tjera të huaja, të cilat në fakt në rastin e Reformës Zgjedhore nuk kanë paguar apo bashkëpunuar me partitë politike, por kanë qenë organizata, të cilat kanë bërë pagesat për ekspertët që janë kontraktuar për Reformën Zgjedhore.
Pra, ajo që pretendon Endri Shabani sërish bie.
Ashtu siç i rrëzuam faktin se ai theksonte që nuk jemi në fushatë zgjedhjesh dhe mund të merreshin financime të huaja, ndërsa ligji ndalon katërcipërisht, me fakte konkrete hedhim poshtë edhe tezën e tij se partitë e tjera kanë marrë para nga qeveri të huaja. Në fakt kjo nuk ka ekzistuar asnjëherë.
Kanë bashkëpunuar me fondacione, të cilat janë pjesë e partive të tyre simotra. Të njëjtën gjë të konfirmuar edhe nga parlamenti me fondacionin Friederich Ebert, i cili kishte marrë pjesë te Reforma Zgjedhore.
CNA.al tashmë i ka hedhur poshtë çdo argument Endri Shabanit, i cili është kapur së bashku me “Nismën Thurje” në shkelje të ligjit duke marrë financime nga ambasada e një shteti të huaj siç është ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe kjo formë financimi është e ndaluar me ligj në shtetin shqiptar, jo thjesht dhe vetëm në fushatën zgjedhore, por në çdo kohë.
Fondacione dhe organizata të ndryshme mund të paguajnë trajnime, ekspertë, por kurrsesi nuk mund t’u japin fonde të drejtpërdrejta partive politike ashtu si në rastin ku Endri Shabani e ka publikuar dhe ka theksuar se po bën një akademi politike me të rinjtë e “Nismës Thurje”, me paratë e Ambasadës Britanike.
Kështu siç deklaron Shabani se nuk ka problem PD-ja mund të marrë fonde nga Ambasada Gjermane, tjetri nga Ambasada Franceze dhe në Shqipëri të kemi parti të lobuara nga shtetet e huaja, por kjo pikërisht për këtë është bërë ligji, i cili ndalon këto financime gjithashtu në mënyrë të qartë e shpreh dhe kodi zgjedhor.
Tashmë Endri Shabani, i cili zyrtarisht është kryetari i “Nismës Thurje”, por i dështuar në tentativë për t’u bërë kryetar i Aleancës Kuq e Zi, tashmë duhet të sqarojë opinionin publik pse i ka marrë këto financime.
A ka qenë në dijeni të shkeljes së ligjit dhe për më tepër shumë shpejt duhet të japë llogari përpara organeve të drejtësisë në lidhje me këto financime që ai ka përfituar në shkelje të ligjit./CNA.al
Rastet e shantazhimeve dhe kërcënimeve nëpërmjet rrjeteve ...
In many bridges of the national road network of Albania, i...
The candidate of the DP for the Municipality of Elbasan, L...
Endri Shabani i Nismës Thurje ka publikuar në rrjetet ...
In the village of Akërni near the picturesque lagoon of Na...
“Stop” shkoi në Elbasan për problemin e qytetarit Armando ...
Fadil Gjoci banues në qytetin e Kavajës, ka kërkuar ndihmë...
Xhevahire Veliaj para 15 vitesh u ka marrë dy qytetarëve n...
“Stop” shkoi në Fier, ku në 12 shtator 2022 në një biznes ...
Some time ago "Stop" was in Byshek of Elbasan. Nazif Myrta...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon sonte rastin e marrjes...
Fiks Fare ndoqi ankesën e një qytetareje 47 vjeçare, pacie...
“Kokat” e aferës së inceneratorëve janë të lirë dhe bredhi...
Prej 4 vitesh në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrë...
Për rastin e ndalimit të grupit të xhirimit, “Stop” solli ...
Adriatik Luçaj u ankua në emisionin Fiks Fare se nuk i mb...
Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht dhe kandidati për kryeta...
I martuar dhe me 3 fëmijë minorenë, por vajza e madhe që ë...
The head of the DP, Sali Berisha, has sounded the alarm th...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 31-year-old man fell from a cliff on Mount Gopes in the ...
A vehicle has caught fire in the Pazar area of Korça. A...
A serious incident occurred this Sunday in Jalë. It is le...
This Sunday, an interventional operation is underway for t...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
The US and Iran have agreed to "stand down" after an excha...
Pakistan launched air strikes and sent ground troops into ...
The Israeli government officially recognized the massacres...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...