Denouncement-Exponents in the media are deceiving/ "How much money is Sokol Balla paid?"
The head of the DP, Sali Berisha, has sounded the alarm th...

I martuar dhe me 3 fëmijë minorenë, por vajza e madhe që është 4 vjeç rezulton me adresë tjetër banimi e vetme.
Është ky problemi i qytetarit Lazër Pepushaj nga Njësia Administrative Gruemirë në Malësi të Madhe, i cili është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan.
Ai thotë se prej 20 vitesh jeton në Gruemirë ku është martuar dhe sot ka 3 vajza të vogla.
Por para 5 javësh, kur i erdhi në jetë fëmija i tretë, kuptoi se adresa dhe njësia e tij nuk ishin aty ku banonte prej 20 vitesh, por në Kastrat, po në Malësi të Madhe.
Në Gruemirë kishte mbetur me adresë vetëm vajza e madhe 4-vjeçare, ndërkohë që ai me bashkëshorten dhe 2 vajzat e vogla ishin në Kastrat.
“Këtu jetojmë prej më shumë se 20 vitesh, kam dalë në kurbet kam shkuar si gjithë shqiptarët, por si adresë si vendbanim e kam në lagjen Grilë, fshati Brakë, njësia bashkiake Gruemirë. Para 5 javësh zbulova që ma kanë regjistruar në adresë ku jetoj. Shkova bëra denoncimin që ju ktheva gjendjes civile te spitali, më tha s’mund ta ndërroj se e ke adresën në sistem. Më kishin kaluar në adresën në njësinë bashkiake Kastrat. Unë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël jemi në Kastrat, fëmija i madh figuron këtu. Unë figuroj në një adresë tjetër në një kohë që s’kam bërë kërkesë kurrë”, denoncon qytetari Lazër Pepushaj.
Në Njësinë Adminstrative Kastrat, punonjësi i Gjendjes Civile, thotë se nuk ka bërë një akt të tillë.
Punonjësi: A je martu atje? Kunorën ku e ke?
Punonjësi: Sistemi ta ka prish, sepse kunora ka shku atje, regjistrimet janë bë atje. Këtu nuk kam asnjë lloj shënimi, që kam bë vetë. Mua më kanë ik prej këtu në Vlorë. Tash ne s’dimë gjë hiç në këtë problem. Eshtë Urbanistika, është marr hava, se ça kanë bë, s’di gjë, ça kanë përzi.
Gazetarja: 4 banorë të rinj të kanë ardhur në Gjendjen Civile këtu..
Punonjësi: E kam pa, ka ardh me sistem. Me adresën mund të kenë shku në Gjirokastër, mund të kenë lëviz, a kupton?
Gazetarja: Kanë punu me seriozitet, kaq!
Punonjësi: Tash ça me thënë?!
Nga ana tjetër, Briken Hoti, punonjës i Gjendjes Civile në Njësinë Gruemirë, thotë se sistemi gabimisht ka bërë këtë ndarje të familjes, duke çuar Lazrin në adresën e vjehrrit në Kastrat.
Por falë bashkëpunimit të emisionit “Stop” me Gjendjen Civile Gruemirë, u gjet zgjidhja dhe u bashkua familja Pepushaj në këtë njësi, në adresën, ku ata jetojnë, në Njësinë Administrative Gruemirë, duke u bërë ndryshimet përkatëse në portalin qeveritar e-Albania./ tvklan.al
The head of the DP, Sali Berisha, has sounded the alarm th...
Një i moshuar i quajtur Nazmi Hasa në Korçë i ka dhënë bor...
The show "Stop" on Tv Klan denounces the abuse of duty by ...
A strong denunciation was made this evening by the cha...
Një skandal ka dalë në dritë me transferimin e një anëtare...
Petros Kollçinaku denoncon në “Stop”, se drejtori i NBG Ba...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës tentativat e Bas...
Disa ditë më parë emisioni Stop në Tv Klan transmetoi prob...
Një akt-dhurimi i dyshuar i falsifikuar për një banesë në ...
Menjëherë pas denoncimit në Fiks Fare të dhunës barbare us...
Ejup Huta, a citizen who lives in Kamez, tells the show St...
Personazhe publike përdorin faqet e tyre dhe ndjekësat që ...
A denunciation has arrived at the editorial office of the ...
Një i mitur u dhunua për tre vite rresht nga elektricisti ...
“Stop” shkoi në zonën e “Ali Demit” në Tiranë ku Arta Osha...
Dukuria e shitjes së produkteve të cigareve te personat në...
Fiks Fare gjithnjë ka sjell në vëmendje vështirësitë që ha...
“Stop” shkoi në lagjen “10 Korriku” në Vlorë për problemin...
“Stop” foli këtë të mërkurë për abuzimet me pagesat e peda...
Edhe mbrëmjen e së mërkurës Fiks Fare vazhdoi me denoncimi...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...