Masakra në Parkun Kombëtar të Tomorrit/ Firmat e paligjshme: Policia në bordero, 1.5 mln lekë çdo muaj
Edhe mbrëmjen e së mërkurës Fiks Fare vazhdoi me denoncimi...

“Stop” foli këtë të mërkurë për abuzimet me pagesat e pedagogëve në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.
Në dokumentet e siguruara nga “Stop” flitet për shifra të ekzagjeruara pagesash. Ato justifikohen me mbingarkesën apo ato që quhen pagesa ekstra.
Në Fakultetin Juridik janë më shumë se 120 punonjës përfshirë pedagogët dhe administratën. “Stop” u ndal në disa prej emrave të pedagogëve më të mirëpaguar dhe kjo e justifikuar me mbi normë që kanë bërë gjatë një viti akademik.
Në Departamentin e të Drejtës Publike është Ilir Rusi, i paguar me më shumë se 19 000 000 Lekë të vjetra, një mbinormë 1599 orë. Në total ai ka bërë 3135 orë përgjatë vitit akademik, çka do të thotë që ai ka punuar në ditë 14 orë.
Më pas është Kristina Jançe me më shumë se 12 milionë. Ka kryer një mbinormë prej 1049 orësh dhe në total ka punuar 12 orë pune në ditë. Pjesa më e tjetër e pedagogëve në këtë fakultet variojnë me mbi 11 orë pune në ditë.
Por duhet sqaruar se një pedagog duhet të bëjë 1536 orë të detyrueshme në mënyrë që të paguhet maksimalisht 1.5 milionë lekë të vjetra në muaj. Ndërkohë shifrat që “Stop” solli flasin për mbingarkesë që shkojnë deri në 1 mijë orë vjetore.
Në këtë pagesë nuk është përfshirja edhe pjesëmarrja në aktivitete të tjera siç janë zyrat e avokatisë, pjesëmarrja në borde, senate, komisionet punësimit, gjithashtu të pagueshme.
Pyetja që lind është kjo: Si e bëjnë pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë që të gjejnë kohën fizike që të marrin pjesë në të gjithë këtë aktivitet brenda ditës së punës?
Dekania Dorina Hoxha për vitin 2020 ka marrë aq pagesa, sa i bie të ketë punuar 18 orë në ditë gjatë këtij viti akademik. Në vitin 2020, 2021 dhe deri në Qershor 2022 pedagogia Dorina Hoxha ka qenë shefe e Departamentit të së Drejtës Penale. Nëse flasim për mbinormën e realizuar nga Hoxha për vitin 2020 shkon në 2378 orë. Në total për vitin akademik ka kryer 3914 orë.
Për vitin 2020 ka marrë dy pagesa për mbingarkesën që kapin vlerën e më shumë se 30 milionë lekë të vjetra. Duke kaluar më pas për vitin 2021 ku ka kryer një mbinormë prej 1430 orësh. Në total 2966 orë. Pra i bie që ka punuar 13 orë pune në ditë pa ndërprerje nga e hëna në të premte. Ka marrë një pagesë për mbingarkesën më shumë se 18 milionë lekë të vjetra.

Në vitin 2022 ka kryer një mbinormë prej 828 orësh dhe një mbingarkesë pune në ditë, 11 orë pune. Kjo e përkthyer në pagesë ekstra, më shumë se 10 milionë lekë të vjetra.
“Pyetja drejtuar saj se si ka mundur të realizojë gjithë atë ngarkesë dhe të marrë një pagesë për një vit akademik më shumë se 20 milionë lekë të vjetra, një fakt të tillë e mohoi, pavarësisht se “Stop” disponon listëpagesat. Nga ana tjetër, na tha që ka kryer vetëm numrin e përcaktuar në ligj 1536 orë dhe mbingarkesa e saj maksimale ka qenë 300 orë. Diferenca prej 1133 orësh u justifikua nga dekania si udhëheqje temash diplomash. Me një llogaritje të thjeshtë i bie që zonja dekane të ketë ndjekur 70 apo më shumë studentë në udhëheqje diplomash. Dekania bën dhe praktika mësimore, dhe këto paguhen si orë mbingarkese. Të thëna më shqip janë më shumë se 12 orë pune në ditë që bën dekania. Fizikisht e pamundur”, tha gazetarja e “Stop”, Domenika Bajraktari.
Po kështu lista vijon me të tjerë emra, që “punojnë” edhe në kohën e gjumit.
“Stop” shkoi tek zyra e Financës në këtë fakultet. Sot shefe e saj është Onta Shehu, e cila ka pak kohë që është emëruar. Shehu ka një marrëdhënie shumë të mirë me dekanen e Fakultetit të Juridikut, ka edhe një favor tjetër. Mamaja e saj është punonjëse në degën e Thesarit të Tiranës, çka bën më të lehtë kalimin e këtyre pagesave “simbolike”.
Onta Shehu: Tani këto janë të dhëna konfidenciale, deklarohen çdo vit.
Gazetarja: Si i kaloni në Degën e Thesarit?
Onta Shehu: Megjithatë bëni një kërkesë!
Rrethi ngushtohet dhe këtu shtohet një personazh tjetër që është sekretarja e dekanes që është Arjola Kazazi e cila ka filluar punë si magaziniere, por sot ka në dorë vulën dhe protokollin e Fakultetit të Drejtësisë. Ajo është e deklaruar në bordero si specialiste, por pagën e merr si shefe.
Duke qenë se marrëdhëniet janë shumë të mira me dekanen e Fakultetit të Drejtësisë si shefja e Financës ashtu dhe sekretarja e saj, për koincidencë kanë ndjekur të njëjtin master në këtë fakultet. Të dyja kanë qenë të përzgjedhura në projektin që marrin pagesë ekstra “Erasmus +” në Tetor 2022.
Në këtë fakultet është një tjetër punonjës, specialisti i IT, Vilson Çepeli, i cili prej 2020 edhe punon edhe studion prej Fakultetit të Drejtësisë. Në Shtatorin e 2022 është paguar për mbingarkesë.
Në përgjigjen e kthyer për “Stop”, dekania thotë se kjo është një situatë e mbartur. Pra pranon shkeljen dhe tregon që nuk ka bërë asgjë për ta ndryshuar situatën.
“Dhe ta mendosh që të gjitha këto toleranca kanë sjellë një pasojë shumë të madhe, që mos të kemi asnjë punësim në Fakultetin e Drejtësisë të studentëve të ekselencës”, tha gazetarja.
Më pas Stop u ndal tek Departamenti i të Drejtës Civile. Prej 3 vitesh, shefe është Nada Dollani. Për kaq kohë nuk është realizuar asnjë mbledhje departamenti.
“Pra vendimet merren nga vetë shefja. Do thoni ju si? Nëpërmjet emailit. Ajo i drejtohet anëtarëve të tjerë të departamentit ku ju kërkon komente, sugjerime apo vërejtje. Nëse nuk ka përgjigje atëherë hyn menjëherë në fuqi vendimi i saj”, tha gazetarja.
Stop pyeti dekanën për këtë situatë dhe tha se janë realizuar një sërë mbledhjes. Por “Stop” siguron emaile dhe vendimet që ka marrë vetë shefja e këtij departamenti Nada Dollani.
Në mbrojtjen e doktoraturave dy janë relatorët më të spikatur: Eneda Sema dhe Juliana Bylykbashi.
“Mesa duket mbahen me hatër nga ana e shefes së departamentit. Në këto kushte, kush nuk do dëshironte që të bëhej pedagog në fakultetin e Drejtësisë”, tha gazetarja.
Dekane Dorina Hoxha: Pedagog s’mund të bëhet kushdo!/tvklan.al
Edhe mbrëmjen e së mërkurës Fiks Fare vazhdoi me denoncimi...
Emisioni “Stop” denoncoi këtë të martë rastin e abuzim...
Në vitin 2007, Qazim Cerangu porositi një apartament te sh...
Several times the investigative show "Stop" has aired ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar dr...
Në 5 Prill 2022 emisioni investigativ “Stop” ishte në Korç...
The investigative show "Stop" on TV Klan went to the villa...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurën e emëri...
In 2011, Leonora Nino bought an old house in Shkodër. In 2...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një ngjarje të rëndë që i k...
"Stop" went to the village of Rrethë Buz in Buz Unit, Mat ...
Një qytetar nga Tirana tregon se vjehrra e tij mori një kr...
Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër b...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
In October 2022, an elderly couple had a conflict with eac...
"Stop" was in the city of Elbasan, after Mikel Xhika was i...
Illegal erosion in the Shkumbin River continues undisturbe...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...