LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Accident in Elbasan/ Police fines the victim 20 times the amount of the culprit

2023-02-02 23:08:51, Denoncim CNA

Accident in Elbasan/ Police fines the victim 20 times the amount of the culprit

"Stop" was in the city of Elbasan, after Mikel Xhika was involved in a car accident on January 21, 2023. He was driving on the "11 November" road and was hit by a car that wanted to enter his lane.

"I was coming to this lane and a lady was waiting for me, without stopping. I try to avoid it, but unfortunately we got hit. I was hit on my right arm," he said.

Mikeli ka lajmëruar policinë dhe punonjësit kanë ardhur pas 10 minutash. Ndërkohë zonja, që e kishte goditur e kishte lëvizur makinën nga vendi i ngjarjes. Në moment iu tha, se ishte fajtore zonja dhe zonja u dënua me 2 000 lekë të reja për moskryerjen e manovrës.

“Policia më tha ke plotësisht të drejtë se ajo nuk lejohet që të futet fare këtu. Na çojnë në komisariat për të bërë test alkooli dhe bëjmë test alkooli. Bëjmë procedurat për alkoolin që mua më rezultoi 0. Zonja gjobitet me 20 mijë lekë gjobë dhe siguracioni mbulon makinën time”.

Më vonë, Mikeli dënohet me masë administrative 40 000 lekë të reja, pasi sipas punonjësve, ishte me shpejtësi të lartë.

“Pas pak më dhanë dokumentet për t’u larguar dhe më thotë kam dhe stopin e krisuar, do ta shënoj tek procesverbali. Vjen polici dhe më thotë do të shënojmë 400 mijë lekë gjobë se ke marrë dhe 3 gjoba të tjera përpara që rezultojnë të paguara. Do të vemë edhe 400 mijë lekë gjobë që më duket shumë masë ekstreme”.

Qytetari kërkon ndihmën e emisionit “Stop” pasi i duket pa kuptim fakti, që askush nuk ia mati shpejtësinë dhe u dënua me gjobë më të lartë, se zonja e cila shkaktoi aksidentin.

“Gjoba është vendosur për mosrregullim shpejtësie. Unë kam qenë me 30 në orë. Zonja e mori gjobën për manovrën e kryer. Si mund të paguaj unë 400 mijë lekë kur kam qenë në krahun tim, punonjësi erdhi me vonesë dhe nuk ka parë si ka ndodhur ngjarja. Kërkoj drejtësi se me këta nuk gjej”.

Eksperti Gëzim Hoxha tregon qartë, se shpejtësia duhet të ishte përcaktuar, nëse djali e ka marrë gjobën për shpejtësi dhe zonja duhej të dënohej, pasi ajo është përpjekur të futej në rrugë kur duhet të priste.

“Djali është në rrugë të tij dhe është në korsi të tij, ndërsa vajza bën manovër dhe futet nga një rrugë jo kryesore në një rrugë kryesore. Ajo duhej të merrte të gjithë masat e nevojshme sepse po ndërprehej. Ka detyrime ligjore që duhet të ndalojë dhe të sigurohet për qarkullimin e saj. Ajo nuk ka ndaluar, ka goditur mjetin dhe përfundimisht ka ndodhur kjo. Më çudit fakti që polici në rastin konkret i ka vendosur gjobë 40 mijë lekë të reja drejtuesit të mjetit ndërkohë që thotë je me shpejtësi dhe nuk ka një faturë mbrapa që të thotë me çfarë shpejtësie ka qenë. Shpejtësia matet me radar, ose radar inteligjent. Nuk është më koha që e pa polici me sy dhe duhet ta thotë këtë. Mendoj që është anomali që besoj se duhet parë. Vajza është larguar nga vendi i aksidentit sepse nëse do ishte aty mund të bëheshin matje”, tha eksperti.  

Mikeli u takua me shefin e Qarkullimit Rrugor Elbasan, i cili thotë se polici në qytet nuk e mat shpejtësinë pasi ia lejon ligji ndërsa për ankesat e tjera, duhet të drejtohet në gjykatë.  

Qytetari: Policinë e mora unë. Policia vjen në vendngjarje pas 10 minutash. Si ma mat shpejtësinë mua ai, që kam qenë shpejt unë aty?  

Shefi: Në qytet ka një gjë tjetër, që quhet mosrregulluesi i shpejtësisë. S’ka nevojë për matje. E ka treguar neni 140, neni 139, po ai është njësi matëse tjetër.  Punonjësi i policisë klasifikohet tek neni 139, shpejtësi. Tek neni 139, tek ky nen nuk thotë në asnjë vend matjen e shpejtësisë.  

Qytetari: Të vë gjobë pa matur shpejtësinë?  

Shefi: Pa matur shpejtësinë. Është i trajnuar punonjësi i policisë, ka mbaruar shkollën për këtë punë. Punonjësi I policisë, që ta ka bërë këtë gjobën, thotë veçanërisht drejtuesi i mjetit, duhet të rregullojë shpejtësinë në pjesë rrugë me fushë-pamje të kufizuar, në kthesa, në afërsi të kryqëzimeve, në afërsi të shkollave, në kalime të ngushta, ose të ndaluara. Në orët e natës, në rastet, kur ka fushë-pamje të pamjaftueshme, për shkak të kushteve atmosferike, ose shkaqe të tjera. Gjatë kalimeve në zona të banuara, drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë.  

Qytetari: Po mirë pra, ato, që më lexove ti, nga ato, nuk është asnjëra. Atje është me fushë-pamje. Zonja më hyri. Më preu rrugën. Fajtore ngelet zonja. Këtu dal unë, marr gjobë 400 mijë lekë për shpejtësi. Tani, ai ma mati në komisariat shpejtësinë mua?  

Shefi: Të më dëgjosh mua, shkon ankohesh në gjykatë!  

Qytetari: Zonja e ka luajtur makinën nga vendi i ngjarjes. Fotot policia ia ka bërë në parkim. Është normale ta lëvizi, se unë nuk e kam lëvizur? 

Qytetar: Unë nuk e përplasa në parkim atë.  

Shefi: Aty u desh me ia thënë punonjësit të policisë!  

Qytetari: Po punonjësja ia ka bërë fotot në parkim asaj. Në parkim është makina.  

Shefi: Të gjitha këto provat, që ke, do i çosh në gjykatë.  

Qytetari: Atë zonë, që është këtu, nuk quhet “Ismail Debrova”, quhet “11 Nëntori” rruga.  

Shefi: Po ashtu e ka polici, me atë të vjetrën.  

Gazetarja e “Stop” shkoi në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit dhe u takua me përgjegjësin e shërbimit në sektorin rrugor ku thuhet qartë se cila është masa administrative për një person që lëviz nga vendi i ngjarjes. Në rastin konkret, zonja e cila ka shkaktuar aksidentin është dënuar vetëm me 2 mijë Lekë të reja.

Përgjegjësi: Për këtë rast është bërë një ankesë. Po, personi. E ka bërë tek sektori i policisë rrugore. Në sektorin e policisë rrugore ekziston një organ administrativ shtetëror, i cili shqyrton ankesat dhe kthen përgjigje po me shkrim.  

Gazetarja: Kam vetëm një pyetje. Në momentin. që makina lëviz nga vendi i ngjarjes, çfarë ndodh?  

Përgjegjësi: Përgjigjen do ta merrni në bazë të ankesës, që është bërë.  

Gazetarja: Në përgjithësi?  

Përgjegjësi: Merr masë administrative, nëse largohet nga vendi i aksidentit.  

Gazetarja: Në qoftë se ndryshon vendndodhjen, pra jo në vendin, ku ka ndodhur aksidenti. Çfarë ndodh?  

Përgjegjësi: Merr masë administrative dhe për këtë.  

Gazetarja: Sa mund të shkojë masa administrative?  

Përgjegjësi: Do e merrni përgjigjen me shkrim! Faleminderit!  

Gazetarja: Po për kaq të prita? Të prita dy orë vetëm për kaq?  

Responsibility: The administrative measure is from 5,000-15,000 ALL.  

Journalist: How is speed measured, when did it change...? 

Responsibility: You will receive the answer in writing...!/tvklan.al

Lajmet e fundit nga