Ukraine: Russian missiles kill at least 10 civilians in recent attacks
Ukraine reported that Russian rockets killed at least 10 c...

Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit 2016 ende nuk e kanë harruar.
Rreth 137 familje u prekën nga vërshimi i ujërave të lumit dhe patën shumë dëme materiale, por ende sot e kësaj ditë ata nuk janë dëmshpërblyer. Premtimi i qeverisë se ata do të dëmshpërbleheshin ende nuk është finalizuar.
Pushteti vendor në atë kohë bëri konstatimin e dëmeve për 137 familje në banesa dhe në orendi shtëpiake. Me buxhetin që dispononte u dha 1/3 e dëmshpërblimit për familjet dhe pjesa tjetër i kaloi për rimbursim AKMC ( Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile). Po që prej 2016 e deri më sot këto familje nuk kanë marrë ende pjesën tjetër të dëmshpërblimit.

Qytetarët kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për të marrë informacion se kur do të marrin dëmin dhe përgjigja e vetme që kanë marrë ka qenë se në bazë të VKM-se 329 datë 16.05.2012 për kriteret e dhënies së ndihmës shtetërore për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore., AKMC pas vlerësimit të dokumentacionit të hartuar nga Bashkia Tiranë, bazuar akteve normative në fuqi brenda mundësive financiare do të realizojë kompensimin e dëmit të shkaktuar.
Fiksi kontaktoi nga afër me disa banorë të cilët shprehen se kërkesat e tyre kanë qenë të panumërta.Qytetarja Fatmira Salimllari ka bërë 15 kërkesa. E fundit daton në 12 korrik 2022 drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ” Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm”.

Asnjë nga këta banorë nuk ka patur informacion mbi shumën e dëmshpërblimit, ndaj i drejtohen fillimisht Njësisë Nr 11. Administratori i jep informacione për dëmin e konstatuar dhe i sugjeron të interesohen pranë zyrës së financës së bashkisë për emergjencat civile. Emergjencat civile pasi miratohet fondi i dëmshpërblimit kalojnë listën tek kjo zyrë e cila duhet të njoftojë qytetarët për të tërhequr fondin.
Qytetarët i drejtohen kësaj zyre dhe marrin informacionin se lista ishte miratuar nga AKMC dhe nga 137 familje më listë ishin 101 familje dhe mungonin 26 familje. Por përveç uljes së familjeve përfshirë në dëmshpërblim , banorët mësua se edhe vlera e dëmshpërblimit kishte ndryshuar , ishte ulur.

Madje shuma e cila duhet të merrnin ishte 3 herë më e vogël nga ajo e cila ishte konstatuar në momentin e fatkeqësisë. Përkatësisht, Fatmira Selimllari dëmin e plotë ishte vlerësuar në masën 3.8 milion lekë të dëmshpërblehej. Nga këto 1 milion e ka paguar bashkia dhe 2.8 milion duhet të dëmshpërblehej nga AKMC, por në lista kësaj familje i ishin përcaktuar 91.960 mijë lekë nga 2.8 milion. Përsa i përket Aleko Selimllari një tjetër banori, në listën fillestare dëmi përllogaritej në 2.3 milion lekë. 1 milion z. Aleko i ka marrë nga bashkia ndërsa në listën e AKMC nuk ekziston fare emri i tij.
Qytetares Fatmira Sula fillimisht dëmi ishte përcaktuar 3, 38 milion lekë, paguar nga bashkia 1 milion lekë , AKMC në listë ka përcaktuar vetëm 72.400 mijë lekë.

Banorët e dëmtuar nuk e lanë me kaq dhe iu drejtuar Emergjencave Civile. Ata nuk u pritën mirë dhe u nxorrën jashtë institucionit nga punonjësit, por falë insistimit të tyre vetë z. Haki Çako i priti në zyrë.
Ankesa e vetme e banorëve ishte se pse në listë ishin hequr emrat e disa familjeve për t’u dëmshpërblyer dhe se deri më sot kanë marr vetëm 1/3 e dëmshpërblimit që është konstatuar në momentin e fatkeqësisë natyrore në 2016. Z. Çako u premtoi pasi mbajti shënim të dhënat personale të banorëve se do t’i telefononte pas verifikimeve të bëra nga ana e tij. Por deri më sot ditën e transmetimit të këtij problemi banorët ende nuk janë telefonuar nga askush dhe janë në pritje të dëmshpërblimit./ tch



Ukraine reported that Russian rockets killed at least 10 c...
The investigative show "Stop" on Tv Klan has addressed sev...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Zona Krastë – Verjon në Krujë është shpallur peisazh i mbr...
The investigative show "Stop" on TV Klan went to the Kombi...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Pak ditë më parë Fiks Fare transmetoi një video të mbërrit...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Në 30 Dhjetor të vitit të shkuar, emisioni investigativ “S...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës kaosin me pronat n...
Fatjon Kodra tregon për emisionin investigativ “Stop” në T...
Oliverta Tosku tregon për emisionin investigativ “Stop” në...
Fiks Fare denoncoi veprimet e një prokurori në Berat, i ci...
“Stop” ishte në Prishtinë për të folur për një aksident të...
Pak ditë më parë emisioni “Stop” udhëtoi drejt Barcelonës ...
Prej një viti e gjysmë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza...
Another abuse in Tirana's incinerator was reported tod...
The MP of the Freedom Party, Monika Kryemadhi, has continu...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police have announced that criminal proceedings hav...
Citizen BS, who was wounded by gunfire this Monday in P...
The perpetrator of the injury of 35-year-old BS in Pograde...
A gunshot wound occurred today in Pogradec. According to p...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
US President Donald Trump said today that Iran has request...
Five people have died after a shooting in Stade, northern ...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
The US and Iran have agreed to "stand down" after an excha...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...