
Pak ditë më parë emisioni “Stop” udhëtoi drejt Barcelonës në Spanjë, për të hedhur dritë mbi vdekjen misterioze të të riut Saimir Sula. Ai humbi jetën në Spitalin Del Mar në Barcelonë. Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain.
Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por pamjet tregojnë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes.
Çështja u referua në Gjykatë në Barcelonë, por ngjarja nuk u zbardh sërish. Trupi i Saimir Sulës erdhi pas 3 javësh në Shqipëri. Familjarët kërkuan bërjen e një tjetër autopsie. Mjekët konstatuan mungesën e zemrës në trupin e pajetë të 31-vjeçarit. Shteti shqiptar regjistroi veprën penale për trafikim të organeve.
Prokurorja Suela Salavaci shpjegon se janë dërguar 2 letra porosie në Spanjë për të bërë AND-në e zemrës, që autoritetet spanjolle pretendojnë se e kanë në Spanjë. Shteti shqiptar ka bërë shumë pak për zbardhjen e ngjarjes makabre.
Në një tjetër ngjarje të ngjashme, zyrtarët e ambasadës së Kenias në Romë, erdhën në Tiranë dhe morën kontakt me autoritetet shqiptare, për rastin e një të reje keniane, që u gjet e masakruar dhe e hedhur nga apartamenti ku banonte në kryeqytetin shqiptar.
Asnjë zyrtar shqiptar nuk ka shkuar në Spanjë ku i riu Sula humbi jetën në mënyrë misterioze në një spital të Barcelonës ku shkoi për një temperaturë të lehtë. Madje askush nuk e ngriti zërin kur trupi i të ndjerit mbërriti në Shqipëri me zemër të shkulur. Autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare nuk kanë dhënë asnjë konkluzion të ngjarjes makabre. Në një investigim të emisionit “Stop”, i vetmi që udhëtoi drejt Spanjës për këtë rast, rezultoi se zemra e pretenduar e të riut ishte regjistruar në mjekësinë ligjore të këtij vendi disa ditë para se i riu Sula të ndërronte jetë. Me gjithë këtë absurd, për shtetin shqiptar jeta e shtetasve të vet nuk duket se ka ndonjë vlerë.
“Edhe një herë një mesazh shumë të fortë Prokurorit të Përgjithshëm të këtij vendi, i cili ka tagrin të dërgojë prokurorë në drejtim të Spanjës, apo Prokurorisë së Tiranës që ka dhe çështjen dhe prokuroren mund ta nisë atë drejt Spanjës, apo Ministri i Drejtësisë, zoti Ulsi Manja si mundet në këtë vend, një i ri vjen pa zemër dhe ka dy vjet që nuk ka reagim institucionesh. Ose për sa kohë tani që u bë publike dhe jeni në dijeni s deri para ca kohësh shumëkush mund të thoshte që nuk e dinim përveçse prokurores që hetonte dhe familjarëve që ishin në brendësi të situatës. Tani që është bërë publike nisni 2 prokurorë, 1, 6, 7, sa të doni ju për të sqaruar njëherë e mirë këtë situatë. Nuk mundet sot qytetarët shqiptarë, këtu dhe kudo që të ndodhen të mos ndjejnë përfaqësinë e tyre, të shtetit, ambasadave, konsullatave, në mbrojtje. Është e tmerrshme”, tha Kodra./tvklan.al
Prej një viti e gjysmë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza...
Another abuse in Tirana's incinerator was reported tod...
The MP of the Freedom Party, Monika Kryemadhi, has continu...
Në Ponçarë të Bilishtit, dy familje janë rikthyer të jetoj...
The Fixed Fare show traveled to a quarry that operates on ...
“Stop” shkoi në fshatin Banaj të qytetit Patos me zotin Ad...
Zgjerohet skandali i rrugës 100 milionë lekë në fshatin Ka...
Emisioni “Stop” trajton këtë të martë çështjen e prerjes s...
Emisioni “Stop” shkoi në Pogradec për problemin e zonjës A...
E dhunuara nga ish bashkëshorti dhe nga vjehrra streho...
Një tjetër denoncim është bërë për inceneratorin e Tir...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë nj...
Monika Kryemadhi has denounced today that the incinerator ...
Olti Buneci denoncoi në “Stop” të njohurin dhe komshiun e ...
Edhe pse kapen në kufi nga policia e shtetit dhe dërgohen ...
On September 29, 2022, the investigative show "Stop" on TV...
Several times the investigative show "Stop" on TV Klan has...
Qytetarët e Elbasanit nuk po munden të bëjnë analizat në s...
A few weeks ago, the investigative show "Stop" was in Bysh...
Kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka t...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police have announced that criminal proceedings hav...
Citizen BS, who was wounded by gunfire this Monday in P...
The perpetrator of the injury of 35-year-old BS in Pograde...
A gunshot wound occurred today in Pogradec. According to p...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
A strong aftershock shook Venezuela this Monday following ...
US President Donald Trump said today that Iran has request...
Five people have died after a shooting in Stade, northern ...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...