Kanali i kullimit i bllokuar, banorit i përmbytet shtëpia në çdo reshje./ Pastrohet kanali pas 15 vitesh
Skënder Yzeiraj një banor i Njësisë Administrative Golem k...

Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emisionit “Stop”, pasi është divorcuar para 10 vjetësh e po kaq kohë ka pa parë vajzën e tij, Ergën, e cila ishte mbi 3 vjeçe e tani po i afrohet të të 15-ave.
“I jam drejtuar emisionit “Stop” për vajzën se kam 10 vjet nuk e kam parë edhe dua që ta takoj vajzën, që ajo ta njohë babanë. Iu drejtova emisionit “Stop” sepse kam rendur të gjithë dynjanë dhe nuk e kam arritur dot ta gjej vajzën. Nuk e di ku është vajza”, tha ai.
“Unë kur e kam marrë vesh për vajzën, që vajta të fusja lekët për të që më kishte vendosur gjykata më del babai dhe më kërcënon me gjithë xhaxhain, më thonë që ti nuk ke vajzë më, nuk ke për ta parë më. Vajza atëherë ishte 3 vjeç e ca. Ka 10 vjet që nuk e shikoj dot”, tha më tej denoncuesi.
Ish-bashkëshortja e Genit, Mirela Xone, sipas informacioneve tona, është martuar në Maqedoninë e Veriut. Ajo mori dhe të bijën, duke e kaluar ilegalisht nga pika kufitare e Tushemishtit në Pogradec.
Rapi nuk ka asnjë lajm nga vajza. Edhe pse ka bërë kallëzim në polici në prokurori dhe e ka kërkuar me gjykatë, por sërish nuk ka marrë asnjë informacion nga e bija.
“Kam bërë 3 denoncime dhe tek të treja kam dështuar. I ati i vajzës, i Mirela Xones, ka thënë që nuk e dimë ku është vajza e madhe dhe vajza e vogël. Më 8 Korrik të këtij viti vajza bën 15 vjeç”, u shpreh denoncuesi.
Për 6 muaj emisioni “Stop” investigoi këtë rast dhe mundi të gjejë ku është Erga.
“Stop” udhëtoi drejt Maqedonisë së Veriut. Për shkak të privatësisë sepse rasti është sensitiv “Stop” nuk identifikon zonën ku jeton vajza me nënën e saj, e cila ka krijuar familje dhe ka edhe 3 fëmijë të tjerë.
Fillimisht gazetari u takua me burrin maqedonas të Mirelës, i cili u tregua bashkëpunues për të realizuar takimin e Ergës me të atin pas 10 vitesh.
Burri i Mirelës: Pak…unë jam në divorc.
Geni Rapi: Ke kalamaj, mua më vjen keq.
Burri i Mirelës: Në shtëpi nuk jetojmë bashkë.
Situata për vajzën mesa duket është e vështirë sepse nëna e saj Mirela është në proces divorci për herë të dytë me bashkëshortin maqedonas. Më pas gazetari i “Stop” bashkë me babin takuan edhe Mirelën.
Gazetari: Mirela… Si je ?
Mirela: Kush je ti? Ti mbylle gojën… Ti pa më dhënë mua çupën time, ti s’mund…
Varfëria e ka bërë më të vështirë jetën Mirelës. Ajo shfaq shenja agresiviteti të theksuar duke penguar që të negociohet me të për të lejuar që Erga të takojë pas 10 vitesh babain e saj biologjik.
Gazetari: Nxirre ta shikojë babai vajzën…!
Mirela: Ëëë edhe ayyy, s’e ka paguar vajzën.
Gazetari: Po ti vajzën e kishe marrë…, ku ta paguante ai?!
Mirela: Mua lekët e atij nuk më duhen…
Pas shumë përpjekjesh, dialog, tensionesh, negociatash, Erga shfaqet. Tashmë si një vajzë e rritur. Më në fund ajo takon babain e saj pas 10 vitesh.
Ky i fundit premton, se do i lidhë pensionin vajzës dhe do i hedhë në bankë edhe 8 milionë e 400 mijë, të munguara për vitet që nuk kishin kontakt.
“U trondita shumë se kam 10 vite pa e parë. U trondita jashtë mase. E kam kërkuar pa fund, që e dua shumë se vetëm atë kam në jetën time dhe dua sa më mirë ta shikoj evlatin që të ecë përpara. Do t’i hap një numër llogarie bankare në shtetin maqedonas që vajza të ndihmohet, t’i ketë lekët e saj për shkollim, dhe pas asaj ato lekët që nuk i kam paguar se nuk e dija ku ishte, ku ndodhej, ato që kishte vendosur gjykata e Korçës, do t’ia vendos gocës në llogari bankare. Si të vejë në moshën 18 vjeç t’i ketë për studime, për nevojat e saj, që ajo ta dijë që ky baba me të vërtetë më ka dashur me gjithë mend, dhe e dua me gjithë mend se atë e kam të shenjtë. Do ta ndihmoj sa jam i gjallë dhe sa më rreh zemra vetëm për atë vajzë mendoj gjithmonë natë dhe ditë. Atë vajzë dua ta afroj që të shkollohet të marrë një drejtim me mësime të mira. Ergës i uroj shëndet. I uroj të jetë një vajzë vetëm për mësime, të dojë edhe nënën, por edhe babanë të mos e harrojë kurrë se ky baba për atë po bën gjithçka. Ka 10 vjet vetëm e kërkoj. Unë për atë punoj. Të isha për veten time, isha mbret. Ç’e dua. Jeta është vetëm për atë për mua. Nuk kanë lidhje gjëra të tjera”,he expressed. /tvklan.al
Skënder Yzeiraj një banor i Njësisë Administrative Golem k...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi is a citizen who previously worked in the Alb...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraine reported that Russian rockets killed at least 10 c...
The investigative show "Stop" on Tv Klan has addressed sev...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Zona Krastë – Verjon në Krujë është shpallur peisazh i mbr...
The investigative show "Stop" on TV Klan went to the Kombi...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Pak ditë më parë Fiks Fare transmetoi një video të mbërrit...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Në 30 Dhjetor të vitit të shkuar, emisioni investigativ “S...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës kaosin me pronat n...
Fatjon Kodra tregon për emisionin investigativ “Stop” në T...
Oliverta Tosku tregon për emisionin investigativ “Stop” në...
Fiks Fare denoncoi veprimet e një prokurori në Berat, i ci...
“Stop” ishte në Prishtinë për të folur për një aksident të...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...