I dha paratë për shtëpi 16 vjet më parë/ Ndërtuesi: Jam roje e lekëve të tij...
Në vitin 2007, Qazim Cerangu porositi një apartament te sh...

Emisioni “Stop” denoncoi këtë të martë rastin e abuzimit seksual me një 20-vjeçare nga fqinji i saj. Ky rast tragjik u manipulua nga Policia e Cërrikut dhe familja e vajzës u la për 12 orë në Komisariatin e Cërrikut me pretekstin e procedurave.
“Në Komisariatin Elbasan nuk më pranuan, nuk ke të drejtë se jeton në Belsh. Nuk ma morën kallëzimin. Nuk e di kush ishte ai personi aty, por tha nuk kam të drejtë të marr. Isha bashkë me vajzën. Pastaj më tha që do shkosh në Cërrik. Ishte ora rreth nëntë e gjysmë e mëngjesit. Atje më ka pritur një zotëri. Ndenjëm nga ora 10 e gjysmë deri në 11 e gjysmë të darkës. Pritëm psikologen, erdhi psikologia, iku. Nuk e di pse kaq shumë. Kemi ndenjur, as ha, as pi, asgjë fare”, tha denoncuesja.
Në fund ata u shantazhuan brenda komisariatit, ku u lanë të përballeshin me abuzuesin, i cili në mënyrë të çuditshme u la i lirë.
“Atë ditë që bëra kallëzimin, e kanë marrë, e kanë futur brenda, ndërkohë që ne na merrnin në pyetje, gocën edhe mua bashkë. Pas orës 10 e gjysmë të darkës, kemi ndenjur në komisariat. Asgjë, rezultate nuk po shihnim. Më në fund zotëria (Ferit Hysa) del para meje. Ikën për shtëpi. I kam thënë shefit që si ka mundësi. Më tha 2-3 ditë maksimumi do ta hetojmë në gjendje të lirë pastaj do të marrim masa do ta marrim brenda. Me mirëbesim ika, erdha në shtëpi. Prit se po merret, hiç asgjë”, u shpreh denoncuesja.
Pas policisë, manipulimi i rastit vazhdoi tek mjeko-ligjori dhe Prokuroria e Elbasanit. Prokurori Mustafa Turku, ka 7 muaj, që nuk bërë asgjë për të zbardhur këtë rast abuzimi.
“Kemi bërë vizitën tek mjeku ligjor në Elbasan. Kaloi një javë dhe isha në tension, ka dalë, s’ka dalë. Kam vajtur kam takuar Altinin, personalisht në zyrë. Më ka pritur, filloi që jo po kështu, jo po ashtu. E kaloi çështjen në politikë. Ça do fitosh ti, jo po është kot, ja u fut ai gjashtë mua, nuk fiton asgjë… Tha unë përgjigjen e kam nxjerrë, goca është e zhvirgjër tha brenda këtij afati, përgjigjen e kam çuar tek prokurori dje. Tek prokurori isha dje dhe përgjigja nuk ka ardhur. Jo po kam mesazhe me prokurorin. Zoti Turku nuk ka bërë asgjë. Fare, asgjë. Jam e shqetësuar pse prokurori nuk më pret të më japë një informacion. Kam vajtur tre herë, një herë më ka pritur, dy herë më ka refuzuar pritjen”, tha denoncuesja.
“Çështja është në hetim akoma. S’ka gjë për momentin”, tha prokurori Turku në një komunikim me gazetarin e “Stop”.
Ndërkohë, Saimir Kodra paralajmëroi se kësaj çështje “Stop” do t’i rikthehet sërish.
“E neveris këtë vend që e bëjnë këta njerëz kështu. E kanë katandisur këtë vend në një mizerabilitet neveritës, të tmerrshëm. Pse? Sepse do kohë ai të hetojë. Sepse dell më përpara nga policia ai që përdhunoi vajzën me të meta mendore se vetë vajza dhe nëna që po jepnin dëshmi. Sepse i thotë mjeku ligjori, po lëre mbylle këtë muhabet tani. Ky është një paralajmërim qytetar dhe jo të fortës, që do t’i rikthehem kësaj situate përsëri me fakte dhe argumente të thëna qartë dhe pastër, atë që prokurori nuk po e bën dot ka 6 muaj”, tha drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra./ tvklan
Në vitin 2007, Qazim Cerangu porositi një apartament te sh...
Several times the investigative show "Stop" has aired ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar dr...
Në 5 Prill 2022 emisioni investigativ “Stop” ishte në Korç...
The investigative show "Stop" on TV Klan went to the villa...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurën e emëri...
In 2011, Leonora Nino bought an old house in Shkodër. In 2...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një ngjarje të rëndë që i k...
"Stop" went to the village of Rrethë Buz in Buz Unit, Mat ...
Një qytetar nga Tirana tregon se vjehrra e tij mori një kr...
Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër b...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
In October 2022, an elderly couple had a conflict with eac...
"Stop" was in the city of Elbasan, after Mikel Xhika was i...
Illegal erosion in the Shkumbin River continues undisturbe...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Mehdi Behluli from Manza in Durrës in 2013 received a loan...
Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The perpetrator of the injury of 35-year-old BS in Pograde...
A gunshot wound occurred today in Pogradec. According to p...
The Saranda police have cracked down on a criminal group t...
A 31-year-old man fell from a cliff on Mount Gopes in the ...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Five people have died after a shooting in Stade, northern ...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
The US and Iran have agreed to "stand down" after an excha...
Pakistan launched air strikes and sent ground troops into ...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...