Denoncuan abuzimin seksual të vajzës/ Policia i mban 12 orë në komisariat ndërsa prokuroria nuk bën asnjë lëvizje
Emisioni “Stop” denoncoi këtë të martë rastin e abuzim...

Edhe mbrëmjen e së mërkurës Fiks Fare vazhdoi me denoncimin për masakrën mjedisore që po i bëhet Parkut Kombëtar të Tomorrit.
Edhe pse zonë e mbrojtur puna vazhdonte rregullisht çdo ditë duke nxjerr nga mali dhjetëra metra katrorë pllaka guri. Por këto firma që shfrytëzojnë malin e Tomorrit në paligjshmëri, mbrohen nga ata që veshin petkun e ligjit, policia.
Disa tregtarë dhe pronarë të këtyre firmave konfirmuan për Fiks Fare me audio e video se në listëpagesën e tyre të përmuajshme kishin edhe policinë vëndase.
Plot 1.5 milion lekë në muaj ishte ryshfeti i tyre për policinë që mos t’i pengonin në paligjshmërinë e tyre. ” Në të zezë punojmë, por 1.5 milion lekë në muaj kesh i kemi të stakuara tek policia. Në datë fikse si ditë nuseje” shprehet njëri prej pronarëve. Ndërsa një tjetër pohon se rruga nga Berati e lartë është e pastër, pra që nuk ndërhyn policia me kontrolle, pasi merr pagesën e saj.
Gjatë vëzhgimit që Fiks Fare bëri në Parkun Kombëtar të Tomorrit gjeti në zonë të mbrojtur eskavator, kamionë dhe punëtorë që zhvishnin malin nga gurët. Të vënë para këtij fakti gazetarët e Fiksit lajmërojnë Agjencinë e Zonave të Mbrojtura Berat.
Në një intervistë për Fiks Fare z.Pëllumb Narellari, specialist i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Berat shprehet se zona ku gazetarët kishin filmuar eskavatorët dhe punëtorët dukë nxjerr gurë, ishte zonë e mbrojtur dhe nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti.
Pas kontrollit në vend, inspektorët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura hartuan 2 procesverbale konstatimi, sipas të cilëve në vendin ku i sinjaluzan gazetaret, u gjetën të braktisur 3 skrepa. Ngjitur me skrepat kishte gërmime të cilat ishin në zonë të mbrojtur.Sasia e pllakave të gurit të gërmuara në momentin e kontrollit ishte 15 metra katrore.
Gjithashtu specialisti tregon se AdZM Berat ka konstatuar dhe vendosur masa administrative ndaj pesonave që shkatërrojnë Parkun Kombëtar të Tomorrit. Madje, këto konstatime janë me emra personash konkret.
Këto materiale janë referuar edhe në Policinë dhe Prokurorinë e Beratit. Por, pjesa më e madhe e këtyre kallëzimeve janë pushuar. Madje personave u janë kthyer kamionët, por edhe pllakat e gurit.
Biseda me pronarët e firmave që gërryejnë malin e Tomorrit
Punonjësi i firmës – Në të zezë jemi ça të bëjmë tani. I vetmi qytet që këtë kishim dhe ushqeheshim dhe uzinën. Mirë mbylle malin, hapë uzinën. Vete ora 18.00 sikur ka rënë bomba, nuk ka njerëz më.
Fiksi– Po mirë e kanë mbyllur dhe punon në të zezë o vëlla?
Punonjësi i firmës – Në të zezë e me të kërkuar lekë, prandaj të thashë. 1.5milion lekë i kemi tek policia në muaj.
Fiksi– I jepni për t’u lejuar të punoni?
Punonjësi i firmës – Po, po muaj për muaj. Në datë fikse si ditë nuseje. Edhe një çikë kalon nga data… Se ka problem gurë është …E ke parasysh t’ i bien telefonit cërr- cërr
Fiksi– A janë vendali policët more burrë?
Punonjësi i firmës –1.5 milion lekë në muaj kesh.
Fiksi– Nuk ju lënë të punoni si vandali?
Punonjësi i firmës –Të ne nuk ka më gjë.
Fiksi– Kot me të pyet sipër? ( tek mali i Tomorrit ).
Punonjësi i firmës – Sipër ka, ka. Janë shumë afër të të paguajnë lekët. Ik se ke andej
Fiksi– Kalojmë dot ne, është rruga e shtruar?
Punonjësi i firmës – E ke asfalt të tërën.
Pronari– I sjell trajleri. Ne e kemi rrugën dritë, në Berat e këtej. E kemi rrugën të pastër neve.( nuk na ndalon policia). Ne jemi… se i kupton vetë gjërat.
Fiksi– Në çfarë vendi e nxjerr këtë?
Pronari 2 – Këtu lartë në malin e Tomorrit. Ti do 20mijë metra katrorë?
Fiksi– Po. Kam trajlerat e mia.
Pronari 2 – Ke trajlin tënd ti…?
Fiksi– Nuk më lë policia më ngjiten keq mua. Ju e keni më ndryshe se keni biseduar e keni gjërat tuaja. Mua më tha njëri 1. 5 milion i jap policisë në muaj.
Pronari 2 – Po, po është bordero ajo.
Fiksi– Po pra bordero për çdo muaj.
Pronari2 – Siç është punëtori në bordero, janë edhe ata. Ti bën punën lekët i merr ai që ka lapsin atje lart. Vjen një kontroll tek ty ai e të merr lekët. Ja për çfarë e mbyllën këta ata. Në 2016 na erdhi një zëvendës ministër, drejtori i përgjithshëm, se ç’erdhën nja 10 veta dhe na mblodhën të gjithëve në prefekturë në Berat. Konkluzioni i tyre është, se ne tani jemi nja dhjetë firma lartë, konkluzioni tyre ishte ta merrte vetëm njëri. Monopol o mik. Meqë ja lënë njërit ai i çon thesin në fund të vitit atij. Zona këtej ishte e populluar e gjitha. Tani ikën e kanë lënë Skraparin shkretë. Nuk duan ta bëjnë. Është mall i tregtueshëm për jashtë, ja tani po ngarkoj për Greqi./ tch
Emisioni “Stop” denoncoi këtë të martë rastin e abuzim...
Në vitin 2007, Qazim Cerangu porositi një apartament te sh...
Several times the investigative show "Stop" has aired ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar dr...
Në 5 Prill 2022 emisioni investigativ “Stop” ishte në Korç...
The investigative show "Stop" on TV Klan went to the villa...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurën e emëri...
In 2011, Leonora Nino bought an old house in Shkodër. In 2...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një ngjarje të rëndë që i k...
"Stop" went to the village of Rrethë Buz in Buz Unit, Mat ...
Një qytetar nga Tirana tregon se vjehrra e tij mori një kr...
Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër b...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
In October 2022, an elderly couple had a conflict with eac...
"Stop" was in the city of Elbasan, after Mikel Xhika was i...
Illegal erosion in the Shkumbin River continues undisturbe...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Mehdi Behluli from Manza in Durrës in 2013 received a loan...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...