Fiks Fare/ Shiti lopën për të bërë dializë, 65-vjeçarja: Do ta lë, s’kam para!
Fiks Fare gjithnjë ka sjell në vëmendje vështirësitë që ha...

Dukuria e shitjes së produkteve të cigareve te personat nën 18 vjeç vazhdon ende edhe pse është trajtuar disa herë në emisionin ?Stop?.
Subjektet kanë detyrimin që të zbatojnë ligjin dhe nuk duhet të tregtojnë cigare, puro, cigare elektronike e më gjerë, ndaj të miturve.
Ligji kërkon që të gjitha pikat e shitjes duhet të pajisen me tabelë të dukshme dhe të lexueshme, ku të shkruhet: ?Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën 18 vjeç?.
Nëse një shitës përballet ndonjëherë me ndonjë të mitur që kërkon cigare, ai duhet t?i përgjigjet në këtë mënyrë.
Shitësi: Shes, por jo për ty, se je i vogël. Duhet të vijë dikush me moshë madhore, jo ti!
Por ky detyrim nuk zbatohet. Në emisionin investigativ ?Stop? ka ardhur një denoncim nga një prind.
Prindi: Kam djalin 12 vjeç, në klasë të pestë. U bë e disata herë radhazi, që ai më vjedh lekë në shtëpi, për të blerë cigare, puro apo gjëra të tjera që nuk lejohen të shiten për moshën e tij. Ky është një shqetësim i madh. Pa asnjë pikë problemi, pikat që i shesin ato, nuk e kanë problem. Ato edhe pa i pyetur duken se është 12 vjeç. Ndodh pranë institucionit ku mëson dhe në çdo cep të Tiranës ndodh ky fenomen. Një ditë shkova në pushimin e gjatë pranë shkollës dhe në një cep atje ishin një grup i madh fëmijësh që po bënin të njëjtën gjë bashkë me fëmijën tim. Atë ditë më ndodhi që më munguan edhe Lekë në portofol.
?Stop? kreu një vëzhgim në Tiranë ku këto produkte, si: cigare, puro dhe cigare elektronike, u janë shitur fëmijëve 12, 13 dhe 15 vjeç.
Një 12 vjecar shkon tek një subjekt pas shkollës ?Bajram Curri? dhe blen një puro.
12-vjeçari: Do më japësh një puro?
Shitësi: Për vete?! Nuk lejohet.
12-vjeçari: Kam marrë edhe herë tjetër.
Shitësi: Kush të ka dhënë? Ajo gruaja, që është këtu.
Pastaj ?Stop? u zhvendos në një tjetër zonë të Tiranës. Këtë herë blerësi është 13 vjeç.
13-vjeçari: A shisni kështu, pufa?
Shitësja: Kam një lloj shije me shalqi.
Shitësja: 7 mijë lekë. Me 800 ( thithje)
13-vjeçari: Ok, do ma japësh një, të lutem?
Shitësja: Patjetër, urdhëro!
13-vjeçari: Xhaxhi, si je? A shisni kështu, pufa, gjëra?
13-vjeçari: Me sa pompa i ke? Ja, këto janë.
13-vjeçari: S?ka problem, një shije! Ok, do më japësh një, të lutem? Faleminderit, mirupafshim!
13-vjeçari: Teta, si je? A shisni cigare?
Shitësja: Je shumë i vogël për cigare.
Shitësja: Shesim cigare, por jo të hapura. Çfarë pakete do?
?Stop? u zhvendos sërish në disa zona të ndryshme të kryeqytetit kësaj here blerësi ishte një 15-vjeçar.
15-vjeçari: Më jep një! Sa lekë bën? 8000?
15-vjeçari: Rrofsh! Mirupafshim!
15-vjeçari: Çkemi? Përshëndetje! Edhe njëherë, sa lekë bënte kjo?
15-vjeçari: Ke paketë??
15-vjeçari: Sa lekë bën?
Bruna Shiroka, mjeke, shpjegoi dëmin e përdorimit të cigareve nga moshat e mitura.
Bruna Shiroka, mjeke: Dëmi ndodh edhe më shumë, kur moshat, që i përdorin janë fëminore, nën 18. Shohim një përdorim të gjerë të duhanit nga mosha 10 vjeç e sipër. Dëmi është shëndetësor, por është edhe dëm psikologjik i një varësie duke kushtuar pjesën më të madhe një procesi fizik të marrjes së vazhdueshme të duhanit sidomos për produktet e cigareve elektronike. Pra përveç një dëmi shëndetësor është një dëm psikologjik që e veçon nga pjesa tjetër aktive e ditës, një fëmijë të kësaj grupmoshe. Është edhe një dëm i madh ekonomik në xhepat e familjeve shqiptare. E parë në këto tre këndvështrime vlerësimi nëse duhet përdorur apo jo është plotësisht i qartë. Të evitohet plotësisht./tvklan.al
Fiks Fare gjithnjë ka sjell në vëmendje vështirësitë që ha...
“Stop” shkoi në lagjen “10 Korriku” në Vlorë për problemin...
“Stop” foli këtë të mërkurë për abuzimet me pagesat e peda...
Edhe mbrëmjen e së mërkurës Fiks Fare vazhdoi me denoncimi...
Emisioni “Stop” denoncoi këtë të martë rastin e abuzim...
Në vitin 2007, Qazim Cerangu porositi një apartament te sh...
Several times the investigative show "Stop" has aired ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar dr...
Në 5 Prill 2022 emisioni investigativ “Stop” ishte në Korç...
The investigative show "Stop" on TV Klan went to the villa...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurën e emëri...
In 2011, Leonora Nino bought an old house in Shkodër. In 2...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një ngjarje të rëndë që i k...
"Stop" went to the village of Rrethë Buz in Buz Unit, Mat ...
Një qytetar nga Tirana tregon se vjehrra e tij mori një kr...
Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër b...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
In October 2022, an elderly couple had a conflict with eac...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...