Vendimi i gjykatës ndez sherrin mes bashkëshortëve/ Gruaja: Do flasësh ti ore, ndyrësirë
“Stop” shkoi në lagjen “10 Korriku” në Vlorë për problemin...

Fiks Fare gjithnjë ka sjell në vëmendje vështirësitë që hasin pacientët me dializë. Që nga peripecitë e deri tek rimbursimi i papërfillshëm në lidhje me shpenzimet që kanë.
Kështu ishte edhe rasti i të premtes, ku një 65 vjeçare nga fshati Floq i Korçës ka shitur lopën për të mbuluar shpenzimet e rrugës, për të bërë 3 herë në javë dializën.
Shpreza Elezi u ankua na Fiks Fare se pas 6 muajsh trajtim tashmë e ka të pamundur të kryejë dializën si pasojë e kushteve të këqija ekonomike. Ajo i drejtoret 3 herë në javë Spitalit Rajonal Korçë për të kryer dializën dhe nuk mundet dot me të mbulojë shpenzimet e rrugës.

Ajo ditën që ka për të kryer dializën çohet që në orën 06:30, orë në të cilën nuk ka transport publik dhe është e detyruar të marri një taksi deri në Korçë. Taksia i kushton 2000 lekë vajtje ardhje për një ditë, ndërkohë rimbursimi i saj nga shteti për gjithë muajin është 2000 lekë.
Vetëm për rrugën që bën tre hërë në javë shpenzimet e saj mujore kapin shifrën 24 mijë lekë. Në këto kushte ajo pohon se ishte e detyruar të shiste lopën që të mund të ndiqte trajtimet. Por lekët pak nga pak po mbarojnë dhe kushtet e këqija ekonomike në të cilat jeto ia bëjnë edhe më të vështirë. Ajo iu drejtua pikërisht Fiks Fare për të gjetur një zgjidhje, pasi përveç dializës ajo vuan edhe nga sëmundje të tjera. Ajo kërkon vetëm t’i vihet në dispozicion një ambulancë apo një mjet transporti për të kryer dializën.

Fiksi u interesua pranë Spitalit Rajonal Korçë se pse nuk zbatohet Urdhrit nr. 469 datë 30.08.2010 “Për sigurimin e transportit për të sëmurët që trajtohen me dializë”. I cili shpjegon se drejtoritë përkatëse të spitalit, për raste në pamundësi, duhet të sigurojnë transportin me automjete të spitalit nga vendi i banimit tek qendra e dializës dhe anasjelltas.
Në një komunikim që gazetarët e Fiksit patën me zëdhënësin e këtij spitali ai pohoi se ky urdhër zbatohej vetëm për rimbursimin e çmimit të biletës së autobusit.

Për sa i përket sigurimit të ambulancës ai pohon se nuk e kanë për detyrë të çojnë ambulancë në raste të tilla. Rasti i 65 vjeçares është i veçantë, pasi ajo vuan edhe nga sëmundje të tjera dhë mezi lëviz nga vendi. E në këto kushte zëdhënësi pohon se do shohin dosjen e plotë të zonjës madje dhe me një ekip mjekësh do vlerësojnë situatën e saj që të gjejnë një zgjidhje./ tch


“Stop” shkoi në lagjen “10 Korriku” në Vlorë për problemin...
“Stop” foli këtë të mërkurë për abuzimet me pagesat e peda...
Edhe mbrëmjen e së mërkurës Fiks Fare vazhdoi me denoncimi...
Emisioni “Stop” denoncoi këtë të martë rastin e abuzim...
Në vitin 2007, Qazim Cerangu porositi një apartament te sh...
Several times the investigative show "Stop" has aired ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar dr...
Në 5 Prill 2022 emisioni investigativ “Stop” ishte në Korç...
The investigative show "Stop" on TV Klan went to the villa...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurën e emëri...
In 2011, Leonora Nino bought an old house in Shkodër. In 2...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një ngjarje të rëndë që i k...
"Stop" went to the village of Rrethë Buz in Buz Unit, Mat ...
Një qytetar nga Tirana tregon se vjehrra e tij mori një kr...
Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër b...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
In October 2022, an elderly couple had a conflict with eac...
"Stop" was in the city of Elbasan, after Mikel Xhika was i...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...