Gunshot wound in Pogradec
A gunshot wound occurred today in Pogradec. According to p...
A gunshot wound occurred today in Pogradec. According to p...

Endri Shabani i Nismës Thurje ka publikuar në rrjetet sociale një projekt që ai e quan Akademi Politike, e cila financohet edhe nga Ambasada e Mbretërisë të Bashkuar në Tiranë. Shabani ka shpallur veten kandidat për bashkinë e Tiranës më 28 shkurt nga partia politike Nisma Thurje.
Po a lejohet ky lloj financimi nga një shtet i huaj për një parti politike shqiptare? A jemi përballë një skandali ku një parti mbështetet publikisht nga një ambasadë me fonde, duke u mbuluar me Akademi apo shpikje të këtij lloji?

CNA.al ka mundur të nxjerrë të dhëna të ligjit 8580 për partitë politike, ku në nenin 21 thuhet se partive politike u ndalohet financimi nga qeveri të huaja.
“Ndalohet ndihma financiare dhe material nga qeveri dhe nga ente publike ose private të huaja, si dhe nga ente vendase publike ose me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror”, thuhet në ligjin për partitë politike.


Nisma Thurje në këtë rast është financuar nga qeveria britanike, pasi financuesi është ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Fondacioni “Westminster Foundation for Democracy”.
Pra jemi përballë faktit që një parti politike shqiptare, e cila është regjistruar në zgjedhje dhe ka edhe kandidatë zyrtarë të shpallur, ka marrë një financim të huaj.
Ligji e thotë qartë, partitë ndalohen të marrin financime nga qeveri të huaja.
Por Endri Shabani, ka të tjera pretendime, sepse sipas tij nuk jemi në fushatë elektorale, kohë e cila në fakt nuk përcaktohet në ligj.
I pyetur nga CNA.al ai tha, se "është akademi politike, e cila është bërë më përpara me LSI-në, me PS-në, me PD-në, kështu që kam përshtypjen se nuk e ke parë mirë kodin zgjedhor dhe ligjin e partive politike. Në fushatat zgjedhore partitë politike nuk mund të financohen nga subjektet e huaja jo gjatë gjithë kohës".
Përshembull, sipas Shabanit, PD-ja punon gjatë gjithë kohës me fondacionin gjerman, partitë e tjera me fondacione tjera, Friedrich Ebert me PS-në. Nuk ka filluar fushata elektorale dhe nuk është financim për fushatat elektorale. Është Akademi Politike që ata e organizojnë në bashkëpunim me të rinjtë e Nismës Thurje”.

Për Endri Shabanin nuk ka asnjë shkelje të ligjit, pasi kështu është vepruar gjatë gjithë kohës nga PD-ja, PS-ja apo partitë tjera me fondacione të ndryshme, por edhe LSI-ja, PD-ja dhe PS-ja mund të kenë qenë në shkelje të ligjit.
Në këtë rast nuk është një fondacion që financon të rinjtë apo trajnon të rinjtë e një partie politike, por është një ambasadë, e cila financon një parti politike dhe jemi apo nuk jemi në fushatë, ligji nuk ka përcaktim.
Më tej, duhet theksuar se jemi në prag të zgjedhjeve, zoti Shabani ka shpallur kandidaturën dhe partia e tij po mbledh firma në derën e Bashkisë së Tiranës.
A mund të ketë një keqinterpretim apo keqkuptim si përshembull që qeveria britanike mbështet Nismën Thurje? Sepse jemi pak javë para zgjedhjeve.
Nisma Thurje është regjistruar në KQZ në zgjedhjet e 2021, për zgjedhjet e 14 majit Shabani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën, çka do të thotë se ai shkon si kandidat për kryetar bashkie i Tiranës nëpër takime, nuk mund të shkojë si qytetar i thjeshtë.
A mund të keqinterpretohet kjo se ky është edhe kandidat i Ambasadës që po e financon?

Pas pak javësh fillon zyrtarisht fushata. Si mundet që në prag të fushatës të financohet një parti politike? Akademi apo çfarë shpikje i venë përpara Shabanit, që nga njëra anë është kandidat e nga ana tjetër bën aktivitete në emër të një akademie.
Jemi apo nuk jemi në zgjedhje financimet e partive politike nga qeveri të huaja janë të ndaluara me ligj.
Nisma Thurje është një parti e cila shfaqet sa herë ka zgjedhje se pjesën tjetër është si një “shoqatë”, këtë e treguan edhe zgjedhjet e 2021-shit.
Nëse financimin e marrin si shoqatë është në rregull, por kjo është një parti e regjistruar dhe ka një kandidat të shpallur tashmë dhe nuk mund t’ju thuhet njerëzve se nuk ka shkelje të ligjit. Ligji për partitë e thotë saktësisht.
Zoti Shabani pretendon se nuk ka shkelje të ligjit. CNA.al pas këtij konstatimi dhe këtij raportimi i është drejtuar KQZ-së dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar me një kërkesë zyrtare në lidhje me faktin se a ka një shkelje të ligjit dhe pse po financohet kjo parti politike nga fondet e një qeverie të huaj./ CNA.al
In the village of Akërni near the picturesque lagoon of Na...
“Stop” shkoi në Elbasan për problemin e qytetarit Armando ...
Fadil Gjoci banues në qytetin e Kavajës, ka kërkuar ndihmë...
Xhevahire Veliaj para 15 vitesh u ka marrë dy qytetarëve n...
“Stop” shkoi në Fier, ku në 12 shtator 2022 në një biznes ...
Some time ago "Stop" was in Byshek of Elbasan. Nazif Myrta...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon sonte rastin e marrjes...
Fiks Fare ndoqi ankesën e një qytetareje 47 vjeçare, pacie...
“Kokat” e aferës së inceneratorëve janë të lirë dhe bredhi...
Prej 4 vitesh në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrë...
Për rastin e ndalimit të grupit të xhirimit, “Stop” solli ...
Adriatik Luçaj u ankua në emisionin Fiks Fare se nuk i mb...
Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht dhe kandidati për kryeta...
I martuar dhe me 3 fëmijë minorenë, por vajza e madhe që ë...
The head of the DP, Sali Berisha, has sounded the alarm th...
Një i moshuar i quajtur Nazmi Hasa në Korçë i ka dhënë bor...
The show "Stop" on Tv Klan denounces the abuse of duty by ...
A strong denunciation was made this evening by the cha...
Një skandal ka dalë në dritë me transferimin e një anëtare...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A gunshot wound occurred today in Pogradec. According to p...
The Saranda police have cracked down on a criminal group t...
A 31-year-old man fell from a cliff on Mount Gopes in the ...
A vehicle has caught fire in the Pazar area of Korça. A...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
The US and Iran have agreed to "stand down" after an excha...
Pakistan launched air strikes and sent ground troops into ...
The Israeli government officially recognized the massacres...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...