8 muaj pa kemp se nuk paraqitej dot, pacientja vuan nga shëndeti mendor dhe obeziteti/ Vihen në lëvizje institucionet
Fadil Gjoci banues në qytetin e Kavajës, ka kërkuar ndihmë...

“Stop” shkoi në Elbasan për problemin e qytetarit Armando Kreka, të cilit, në datën 14 Shkurt 2023 një polic i mori patentën pas një debati verbal.
“Kam ndaluar këtu sepse kisha një shërbim tek ky dyqani. Pashë që një polic po vinte nga mbrapa, por nuk mendova se ishte ndaj meje. Sa hyra te dyqani, dëgjova që më tha që hiqe motorin. I thashë 1 minutë sepse do iki direkt. Gabimi mendohet të jetë këtu që kam parkuar dysh. Ok, e pranoj. Ka ardhur duke bërtitur që pse flet ti kështu mua, pse më drejtohesh në këtë mënyrë. Më pas po ngrinte zërin, mori çelësin e motorit edhe tha, ti bërtet mua kështu, ta tregoj unë. Mori patentën, thashë po marr dokumentet e motorit dhe po vij sërish”.
Kur ai shkoi të marrë dokumentet e motorit nuk e gjeti më policin. Pyeti patrullat në komisariat dhe nuk gjendet as patenta dhe nuk identifikohet as polici.
“Erdha pas 30 minuta, pyeta një patrullë dhe tha nuk e kemi marrë ne. Unë nuk e di tani se kush e ka marrë. Lexonte policia dhe me një xhaketë me zinxhirë”.
Për javë, Armando ka bërë kërkimet e tij dhe rrezikon të humbasë punën, pasi shpërndan porosi me motor.
Punonjësja: Tani, më sqaro saktë, se atë ditë më kanë ça dërrasat në telefon
Denoncuesi: Ja ta them unë nga e para! Punoj në piceri, çova një porosi te dyqani, vjen ky polici dhe më thotë “hiqe motorin nga aty” dhe i thashë “ja një minutë, se po iki”.
Punonjësja: Nga inati të thotë “më jep dokumentet”, siç e kemi zakon ne.
Denoncuesi: Dakord! Merr patentën! Po iki të marr dokumentet dhe po vij. Kur erdha s’po e gjeja dot. Pyeta një patrullë, Jo tha, s’ta kam marrë unë.
Punonjësja: Po nuk e pe policin, ça kishte veshur?
Denoncuesi: Si kjo, që është te dera, vetëm xhaketë me zinxhir.
Punonjësja: Epo është oficer atëherë. Jo me jelek me ngjyrë të kuqe, të verdhë ose blu?
Denoncuesi: Jo, me jelek. Vetëm me xhaketë!
Punonjësja: Tashi s’po e gjemë ne, që po pyesim, do e gjesh ti. Ça të them unë?!
Punonjësi 2: Se juve edhe ua marrin, edhe ju ndalojnë dhe nuk pyesni, e mbani mend, se kush është! Policë, janë 400 vetë këtu.
“Stop” komunikoi me zëdhënësen e Drejtorisë Vendore të policisë Elbasan dhe në më pak se 24 orë u gjet patenta dhe e telefonuan të shkonte e ta merrte.
“Pas raportimit të problemit tim nga ana juaj, në më pak se 24 orë erdhi telefonata që të rikthehem për të marrë patentën këtu.
Patentën e mora sërish dhe mund të vazhdoj punën që kisha. Faleminderit juve si Stop që zgjidhët problemin tim. Për policin nuk më dhanë ndonjë shpjegim, por mendoj se çdo gjë është ok, në rregull, nuk ka ndonjë shqetësim më mbrapa”, tha ai. /tvklan.al
Fadil Gjoci banues në qytetin e Kavajës, ka kërkuar ndihmë...
Xhevahire Veliaj para 15 vitesh u ka marrë dy qytetarëve n...
“Stop” shkoi në Fier, ku në 12 shtator 2022 në një biznes ...
Some time ago "Stop" was in Byshek of Elbasan. Nazif Myrta...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon sonte rastin e marrjes...
Fiks Fare ndoqi ankesën e një qytetareje 47 vjeçare, pacie...
“Kokat” e aferës së inceneratorëve janë të lirë dhe bredhi...
Prej 4 vitesh në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrë...
Për rastin e ndalimit të grupit të xhirimit, “Stop” solli ...
Adriatik Luçaj u ankua në emisionin Fiks Fare se nuk i mb...
Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht dhe kandidati për kryeta...
I martuar dhe me 3 fëmijë minorenë, por vajza e madhe që ë...
The head of the DP, Sali Berisha, has sounded the alarm th...
Një i moshuar i quajtur Nazmi Hasa në Korçë i ka dhënë bor...
The show "Stop" on Tv Klan denounces the abuse of duty by ...
A strong denunciation was made this evening by the cha...
Një skandal ka dalë në dritë me transferimin e një anëtare...
Petros Kollçinaku denoncon në “Stop”, se drejtori i NBG Ba...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës tentativat e Bas...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...