"With fake but original FB"/ Rama stings Qori, Lapaj and Shehaj
Prime Minister Edi Rama has ironically mocked the infiltra...
Prime Minister Edi Rama has ironically mocked the infiltra...

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka bërë një denoncim për abuzim me grantet e Start-up-eve.
Në një deklaratë për mediat, Zhupa tregoi skemën, me të cilën pretendon se ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka shpërndarë miliona lekë të shtetit për shoqërinë dhe shokët e partisë.
Ajo tha se ministrja i ka dhënë dy grante me vlerë 88 milionë lekë, dy organizatave që janë pjesë e rrjetit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Një tjetër rast, sipas saj është ai i Flladi Agollit, djalit të Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili ka përfituar 40 milionë lekë për Start-up-in e tij.
Por Zhupa pretendon se këto nuk janë abuzimet e vetme, pasi përmendi edhe disa të tjera.
Deklarata e plotë:
Ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali e meriton ministrinë që i kanë dhënë, sepse me të vërtetë merr përsipër shumë. Inovacionin e parë në sipërmarrje e bëri kur shpalli shefin e saj Edi Rama, Zeus, pra zot i gjithëfuqishëm në mitologjinë greke.

Të dytin e ka bërë së fundmi duke shpërndarë miliona lekë të shtetit në grante për shoqërinë e vet dhe shokët e partisë sipas investigimit të emisionit Piranja. Sypatrembur nga ligji dhe pa u skuqur nga turpi, ministrja i ka dhënë dy grante me vlerë 88 milionë lekë, dy organizatave që janë pjesë e rrjetit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Edona Bilali dhe dy shefat e AADF, Mata e Sarapuli, nuk e kanë parë konfliktin e interesit në faktin se janë që të dy anëtarë të bordit të qendrës që përfiton grante dhe njëkohësisht kanë anëtarët e AADF ne komisionin qe i jep grantet. Ky konflikt i hapur interesi, që vetë i bëjnë organizatat dhe vetes ia japin paratë, ngjan si një darovitje tipike ballkanike.
Sa për kujtesë të publikut, Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim ka qenë në qendër të debatit kohët e fundit për koncensionin e Butrintit. Ky ka qenë shqetësimi i madh që, unë si deputete, dhe Partia Demokratike kanë ngritur vazhdimisht sa i takon këtij rasti. A mos, një aset kombëtar dhe ndërkombëtar si Butrinti, përdoret për interesat flagrante personale dhe private duke devijuar fonde dhe dëmtuar trashgiminë?!
Një pjesë e përgjigjes jepet nga përfshirja e dy krerëve të AADF në një skemë të pastër përfitimi pavarësisht konflikti të hapur të interesit.
Një rast tjetër i granteve për start upe është një emër tashmë i fort-lakuar në media për abuzime me fondet. Flladi Agolli, i biri i Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka përfituar 40 milionë lekë për Start-up-in e tij. Kohë më parë Dritan Agolli u denoncua për shpërblimin e të birit me 500 milionë lekë, duke e shpallur fitues për një libër gatimi, shefin e restorantit të tij.
Ministrja e sipërmarrjes në keqperdorim të parave nga arka e shtetit, ka darovitur edhe një familje tjetër, me sa duket të afërt me të dhe partinë. Altin dhe Arbi Bamllari, babë e bir, kanë marrë 50 milionë lekë për kompanitë e tyre “Skytech” dhe “3DSKY”.
Gjithashtu, Bilali ka dhënë një grant prej 50 milionë lekësh për Kamela Haskon, auditore që e mesa duket ka qenë bashkëpunëtore e Edonës kur kjo drejtonte një kompani konsulencash. Hasko së bashku me bashkëshortin menaxhojnë zyrën e auditit “AKH consulting” që është larg te qënurit inovative, rinore, apo teknologjike.
Prova të tilla nga ministria e Sipërmarrjes shohin të rinjtë shqiptarë, që marrin përsipër të braktisin Shqipërinë dhe te nisem me gomone deteve të Europës.
Prova të tilla dalin e teprojnë për të kuptuar se Shqipëria është në rrezik dhe se ne duhet t’i dalim zot. Të gjithë bashkë!/ B.A. - CNA.al
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Qytetin Studenti...
Sokol Gazulli denoncon në emisionin investigativ “Stop” në...
The show "Stop" dealt with the case of Sokol Gazulli t...
A citizen complained to Fiks Fare that Customs has set...
The investigative show "Stop" traveled to Shkodra for the ...
“Stop” i rikthehet rastit të dy pallateve në Tiranë, ku më...
Tregtimi i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve në vendi...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapi, 61 vjeç, banues në Pato...
Pak ditë më parë, Theodhoraq Kapurani denoncoi në emisioni...
“Fiks Fare” denoncoi një skandal që përfshin Policinë e Ko...
Laura and Mateo Zyfi asked for the help of Fiksi, since wi...
The show "Stop" on TV Klan went to Kombinat where the citi...
Banorë të lagjes 13 në Plazh Durrës i janë drejtuar emisio...
Viktor Tafani nga Prrenjasi është ankuar pranë emisionit “...
Theodhoraq Kapurani ankohet se ngjitur me laboratorin e t...
Fiks Fare vëzhgoi nga afër punimet për rikonstruksionin e ...
"Stop" was on the Kamëz-Shkodër national axis near Val...
Pjerin Pashkja është drejtuar në redaksinë e emisionit “St...
Emisioni Fiks Fare solli historinë e një të moshuare nga L...
Zamir Bashli denoncoi në Stop problemet me një pronë të bl...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The bad weather that swept the country on Tuesday evening ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...