Si Vito Gjenoveze u bë mafiozi më i plotfuqishëm i Amerikës
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i...

For decades, Vito Genovese was practically synonymous with the American mafia itself. Born in rural Italy in the late 1800s, he immigrated to New York City as a teenager, and began his "career" within the underworld at a young age.
Pasi u ngjit jo pa mundim në krye të krimit të organizuar, ai jo vetëm e kontrolloi atë, por ndihmoi në formimin e hierarkive të tij moderne. Vito Gjenoveze lindi më 21 nëntor 1897, në qytezën Tufino pranë Napolit në Itali. Ai dhe motra e tij Xhovana dhe vëllezërit, Majkëll dhe Karmine, u rritën në varfëri. Ai ishte 15 vjeç kur i ati, Feliçe Gjenoveze dhe nëna e tij, Nunziata Aluoto, u përgatitën për imigrimin e tyre në Amerikë.
Pasi mbërriti në qytetin e Nju Jorkut në bordin e anijes “SS Taormina” në vitin 1913, familja u zhvendos në një apartament në një zonë që quhej “Italia e Vogël”. Me vetëm 5 klasë shkollë dhe pa mbikëqyrjen e prindërve, Gjenoveze nisi të merrej me vjedhje të vogla dhe mbledhje borxhesh për llogari të mafiozëve të njohur të zonës.
Ai u arrestua për herë të parë në moshën 19-vjeçare, dhe bëri 1 vit burg për zotërimin e një arme zjarri. Kur Gjenoveze u njoh me Çarls Luçianos,u bë shumë shpejt krahu i tij i djathtë. Luçiano e bëri Gjenovezen vrasësin dhe njeriun e tij më të besuar.

Vito fitoi një reputacion mbresëlënës në botën e krimit, dhe u ngjit me shpejtësi në hierarkinë e mafias në SHBA, sa më shumë pushtet që grumbullonte Luçiano. Gjenoveze u përfshi zyrtarisht në krimin e organizuar gjatë epokës së Prohibicionit të viteve 1920. Ai ishte një nga njerëzit kryesorë të bosit të madh Xhuzepe Maseria.
Më vonë kjo familje mafioze do të drejtohej nga ai, dhe do të merrte edhe emrin e tij.
Ndërkohë, Luçiano filloi të merrej me bixhozin ilegal dhe nisi aktivitetin e kontrabandës, bashkë me Gjenovezen dhe Frenk Kostelon. Në vitin 1930, Vito u akuzua për falsifikim, pasi policia gjeti 1 milion dollarë në kartmonedha të rreme në shtëpinë e tij në Bruklin.
Ngjarjet u përshkallëzuan në mënyrë dramatike brenda një muaji. Maseria u tërbua nga inati kur mësoi se mafiozi me bazë në lagjen Bronks, Tomi Reina, kishte komplotuar me rivalin e tij të vjetër Salvatore Maranzano. Maseria urdhëroi Gjenovezen të vriste Reinën.
Ekzekutimi ndodhi më 26 shkurt 1930. Ndërsa vendosi në kontroll bandën e Reinës, Maseria nisi edhe luftën e përgjakshme 14-mujore të Kastelamarezes, që e mori këtë emër nga vendlindja e Salvatore Maranzanos, Kastelamare del Golfo. Lufta e Kastelamarezes, ishte një përballje e fortë me Xhuzepe Maserian për territor dhe kontroll.

Në lojë ishin të gjitha burimet e të ardhurave, që nga bixhozi i paligjshëm dhe vjedhjet, deri tek trafiku i drogës dhe prostitucioni. Vrasjet nga të dyja palët vazhduan deri më 15 prill 1931. Lufta ishte një betejë midis metodave tradicionale të mafiozëve të vjetër dhe atyre të mafiozëve të rinj.
Të rinjtë Çarls Luçiano dhe Vito Gjenoveze, ndjenë pak besnikëri ndaj shefit të tyre të moshuar. Ndaj një ditë e vranë atë në restorantin “Nuova Villa Tammaro”. Kur Maranzano iu afrua Luçianos për të vrarë Maserian, Luciano iu betua për besnikëri ndaj tij dhe ra dakord për eleminimin e bosit, me kushtin që të merrte nën kontroll aktivitetin e bandës së tij.
Luçiano u takua me Maserian në restorant më 15 prill 1931. Në një moment, Luçiano u ngrit dhe shkoi në tualet, teksa Gjenoveze, Albert Anastasia, Benxhamin Sigëll dhe Xho Adonis qëlluan për vdekje Maserian. Por Maranzano nuk e dinte se edhe ai vetë ishte i radhës në listën e ekzekutimeve të Luçianos.
Gjithsesi Maranzano nisi të dyshonte, ndaj kërkoi më 10 shtator 1931 një takim me Gjenovezen, Luçianon dhe Kostelon në zyrën, me pretekstin e një takimi pune. Por të tre mafiozët e kishin marrë vesh se do të vriteshin. Ndaj refuzuan takimin me Maranzanon, duke dërguar 4 persona të armatosur në zyrën e tij për ta eleminuar.
Duke marrë nën kontroll gjithë krimin e organizuar në Nju Jork, Luçiano krijoi një organ drejtues të njohur si Komisioni, dhe krijoi Pesë Familjet e Mafias Amerikane, ku familja e tij mafioze, Luçiano, ishte më e madhja. Dhe si numri 2 pas Luçianos, Vito Gjenoveze ishte aq i paprekshëm saqë vrau një burrë të quajtur Xherard Vernotiko, vetëm sepse donte të martohej me gruan e tij.
Në vitin 1934, Gjenovese dhe miku i tij mafioz Ferdinand Boçia mashtruan një lojtar bixhozi për 150.000 dollarë. Kur Boçia kërkoi një pjesë më të madhe se sa ishte rënë dakord, Gjenovese e vrau atë në një kafene më 19 shtator të atij viti. Kur Luçiano u dënua për prostitucion në vitin 1936, Vito Gjenoveze u vendos në krye të organizatës.
Por qëndrimi i tij si bos i familjes mafioze Luçiano ishte e shkurtër. Për të shmangur arrestimin për vrasjen e Boçias, ai u arratis në Itali në vitin 1937, duke emëruar në vend të tij Frenk Kostelon. Në Itali, Gjenoveze nisi të bashkëpunonte me mafiozët vendas, dhe madje u miqësua me Benito Musolinin.
Në vitin 1943, ai urdhëroi vrasjen e gazetarit italian, Karlo Treska, për shkak se shkruante kundër Musolinit. Edhe pse i ndihmoi aleatët gjatë zbarkimit të tyre në Itali në vitin 1943, ai u arrestua në vitin 1944 nga policia ushtarake amerikane për shkak të krijimit të një tregu të zi, ku shiteshin burimet e ushtrisë.
Kur u zbulua se kërkohej për vrasje në SHBA, Gjenoveze u ekstradua më 1 qershor 1945. Pasi u deklarua i pafajshëm, dhe kur 2 dëshmitarë të prokurorisë iu gjetën të vrarë, Gjenoveze ishte jo vetëm i lirë të dilte nga burgu, por ai rikthye punëve të dikurshme në Nju Jork.
Megjithatë, ish-bashkëpunëtorët e tij hezituan të hiqnin dorë nga pozicionet që kishin zënë. Në vitin 1957, Gjenoveze nuk arriti të vriste Kostelon, drejtuesin e familjes së Luçianos, por e detyroi atë që të tërhiqej. Më pas do të vriste Albert Anastasian.
Si udhëheqësi i sapo-rikthyer i bandës, ai e quajti familja mafioze Gjenoveze. Më pas, më 14 nëntor të atij viti thirri një mbledhje, që u bë e njohur si Takimi i Apalashin. Në mesinn e mbledhjes ndërhyri befas policia. Disa mafiozë u arrestuan, të tjerët arritën të arratisen.
Gjenoveze u la të largohej pasi pretendoi se ishte atje për një barbeky. Por 2 vite më vonë u arrestua për shkeljen e ligjeve federale kundër narkotikëve. Gjithsesi, vazhdoi të drejtonte trafiqet e tij edhe pas hekurave të burgut.

From ordering the murders of rival mobsters to those he considered police informants. Genovese remained at the head of the American mafia until he died of a heart attack on February 14, 1969, while incarcerated at the US Medical Center for Federal Prisons in Springfield, Missouri./ Allthatsinteresting.com- Adapted in Albanian by CNA.al
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i...
The Madrid summit witnessed a high level of solidarity...
Hours after the European Union took a historic decisio...
The great oil crises of the 1970s taught Western polit...
Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por...
When former British Prime Minister Winston Churchill spoke...
For historical and sociological reasons, the Marathon ...
Russian President Vladimir Putin is right when h...
Evropa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e f...
Dubai today is a city that has attracted the attention of ...
As the host of the G-7 summit, Germany wanted to send clea...
The dream of human beings, and of medicine in general, is ...
They could be slaves, priests, or court officials. Som...
Russia cannot win its war against Ukraine for a simple...
While many people are familiar with conspiracy theories, c...
"Beware of the overlapping game!" It is one of the les...
The effects of the climate crisis range from increased...
Chocolate is produced from Teobroma cocoa beans, a sma...
It could have been even worse. Imagine for a second yo...
American policymakers often state that Western sanctio...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Crime Investigation Specialists of the Shkodra Police ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
A magnitude 6.5 earthquake has struck the southern Philipp...
A severe heatwave is expected to sweep across Central Euro...
At least 235 people have been killed and more than 4,300 i...
Is the Chancellor at a loss for words? What do experts say...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Financing health systems and managing the costs of hospita...
The agricultural sector faced a very challenging year in 2...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...