Pushtimi rus i Ukrainës ishte fundi i një historie shumë më të gjatë
Lufta në Ukrainë filloi një vit më parë, më 24 shkurt 2022...

Mosha e mesme është një periudhë e karakterizuar nga vetë-reflektimi. Është një kohë e jetës tuaj, kur ka të ngjarë ta gjeni veten duke menduar se kush keni qenë, kush jeni aktualisht
dhe çfarë po bëheni. Është një fazë e jetës, ku duhet që të lidhni pikat midis së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes.
Dhe e bëni këtë gjë duke i lejuar vetes të reflektoni mbi të gjithë atë mësim dhe rritje shpirtërore që ju ka dhënë jeta, duke guxuar ndërkohë të imagjinoni mundësi të reja. Parë nga ky këndvështrim, mosha e mesme mund të duket emocionuese dhe më pak e zymtë. Ka shumë gjëra mbi të cilat mund të mendohet.
Një kërkim identiteti
Nëse kjo ndjenjë shqetësimi dhe kurioziteti ju duket e njohur, kjo ndodh sepse keni qenë edhe më parë në këtë fazë. Ju në thelb po rishikoni kërkimin e identitetit si në adoleshencë, por këtë herë nga pika e favorshme e moshës së mesme. Sigurisht, sfida në këtë pikë të jetës suaj është gjetja e kohës dhe hapësirës së nevojshme për t’u përfshirë në këtë proces të reflektimit të thellë.
Kjo nuk është një detyrë e lehtë gjatë një faze të jetës, sepse mund ta gjeni veten duke u përballur me një numër të madh angazhimesh. Por nëse mund të gjeni një mënyrë për të shtypur butonin e “pauzës” - qoftë edhe vetëm për disa minuta - përvoja mund të jetë vërtet e dobishme për shpirtin, duke ju lejuar të vini re dhe vlerësoni se sa shumë keni mësuar gjatë rrugëtimit të jetës, dhe ta zgjidhni atë që dëshironi për veten tuaj këtej e tutje.
Tik-taku i moshës së mesme
Kur arrijmë në moshën e mesme, ndryshon perceptimi ynë mbi kohën. Në vend se të fokusohemi tek numri i viteve që kemi jetuar, nisim të mendojmë se edhe sa vite na kanë mbetur. Është tamam si një fanar ndriçues mbi kokën tonë, që na detyron t’i pranojmë vetes - ndoshta për herë të parë - se askush nga ne nuk ka pafund kohë përpara.
Pyetja shtrohet pyetja:”Si dua ta kaloj këtë kohë?”. Ju mund të mendoni se ky do të ishte një mendim dëshpërues. Në fakt mund të jetë tejet sqarues dhe pasurues i jetës tuaj. Ndenja e ri-gjetur e urgjencës, mund t’ju inkurajojë që të fokusoheni tek marrëdhëniet dhe aktivitetet që kanë më shumë rëndësi për ju. Siç shprehet psikologia Laura Karstensen e Universitetit të Stanfordit në një intervistë për Forbes:“Horizontet kohore kanë ndikime të fuqishme mbi qëllimet dhe motivimin e njerëzve”.
Çfarë do të thotë kjo në aspektin praktik?
Për mua, kjo do të thotë të bëj një përpjekje të vetëdijshme për të qëndruar e lidhur me anëtarët e familjes dhe miqtë:të shkruaj letra, të planifikoj video-biseda dhe të takohem personalisht me ta sa më shpesh që të jetë e mundur. Këta njerëz kanë shumë rëndësi për mua.
Unë nuk dua që t’i cilësoj ata - ose kohën - si diçka të mirëqenë. Kjo qasje do të thotë të ndjekësh në mënyrë aktive një ëndërr të përjetshme - të shkruash një roman - në vend të lejimit të asaj ëndrre që të shuhet pafundësisht në listën që përmblidhet në togfjalëshin ”Një ditë...”.
Verën e kaluar, aplikova (dhe u pranova) në një program “Si të shkruash një roman në një vit”. Dhe po vazhdoj të bëj përparim të qëndrueshëm në romanin tim. Ja cila është pyetja ime për ju:Nëse e gjeni veten me dhuratën e një dite që mund ta kaloni duke bërë gjithçka që dëshironi, si do të zgjidhnit ta kalonit atë?
A do ta kalonit vetëm apo me njerëz të tjerë (dhe nëse po, kush mund të jenë ata njerëz)? Çfarë aktivitetesh do të bënit? Për rezultate më të mira, supozoni se paratë nuk janë një objekt, dhe sikur kufizimet e zakonshme të jetës së përditshme zhduken si me magji. Kjo nuk ka të bëjë me kufizimin e të menduarit tuaj në atë që është e lehtë, praktike apo edhe e mundshme, por me guximin që t’i pranoni vetes atë që dëshironi vërtet, dhe më pas të reflektoni se çfarë do të thotë kjo vërtet.
Lufta në Ukrainë filloi një vit më parë, më 24 shkurt 2022...
Për muaj të tërë në pranverën e vitit 1921, një konvikt pr...
The photo of 2-year-old Alan Kurdi's dead body washing up ...
The major changes taking place in the global system are fo...
Shkenca është përpjekur gjithmonë që të zgjidhë misterin e...
Nëse 30 vjet më parë ishim dakord me Frensis Fukujamën, ku...
Nëse kërkon në google për “varësi nga pornografia” të ...
Thoughts and feelings do not behave like the material obje...
Një grua 82-vjeçare, e cila u shpall kohët e fundit vdekur...
Courage can come in all shapes and sizes. Such as running ...
My dear son, I am writing this letter for 3 reasons: 1. L...
Sipas një studimi më të ri, të qenit në krye të listës së ...
Midis ekonomistëve po qarkullon kohët e fundit një batutë:...
Njerëzit janë përpjekur të shmangin pagimin e taksave që n...
Thousands of Ukrainian children and teenagers have been fo...
Carnival? All with masks to wear, hide, have fun and joke....
Megjithëse mund të duhen javë ose muaj për të konfirmuar n...
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...
A Chinese spy balloon destroyed after being identified...
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...