A mund të bëhet njeriu i varur nga pornografia?
Nëse kërkon në google për “varësi nga pornografia” të ...

Nëse 30 vjet më parë ishim dakord me Frensis Fukujamën, kur ai shpalli “fundin e historisë”, atëherë sot duhet të themi se historia ka filluar sërish. Sigurisht nuk është kështu, sepse historia nuk përfundoi ndonjëherë. Por ajo që ndodhi më 21 shkurt në trekëndëshin Kiev-Varshavë-Moskë, epiqendra e re e fateve evropiane, i përket kategorisë që shkrimtari i famshëm Stefan Cvajg i quajti “momente fatale”.
Dy burra, dy fjalime, dy sisteme të papajtueshme. Për herë të parë që nga rënia e Murit të Berlinit, një diversitet kundërthënës dhe i hapur po konsolidohet fort midis dy kampeve: atij të vendeve demokratike të udhëhequra nga Amerika, që po luftojnë për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtën për vetëvendosje të çdo populli.
Dhe atë të një Rusie neo-perandorake, të cilën autokrati i saj e ka futur në një konflikt të gjatë që është bërë ekzistencial për të, duke mbyllur çdo kanal të mbetur komunikimi, dhe atë pak dialog me botën e jashtme, si dhe po ngre mure kundër çdo lloj ndikimi të Perëndimit sipas tij armiqësor dhe të degjeneruar.
Ndoshta duhet të rikthehemi në kohën para vdekjes së Stalinit në vitin 1953, për të gjetur në Kremlin gjurmët e një paradigme kaq të dominuar nga vullneti për shkëputje përfundimtare nga pjesa tjetër e botës dhe një paranojë strategjike, si ajo e përshkruar nga Vladimir Putin në Gostiny Dvor, fjalimin e tij vjetor.
Në këtë rast e vërteta e përmbysur e luftës së shkaktuar sipas tij nga “Perëndimi kolektiv” dhe elitat e tij të vendosura për ta “likuiduar njëherë e mirë Rusinë duke përdorur Ukrainën si kukull”, është premisa për ri-konfirmimin e një strategjie të vjetër.

“Në kauzën e mbrojtjes së Rusisë, ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar për të mbrojtur të drejtën tonë historike dhe më të lartë:të drejtën për të qenë të fortë”-deklaroi presidenti rus, duke cituar Pjotër Stolipin, kryeministrin e Car Nikollës II pas Revolucionit të vitit 1905.
Në këtë teoremë putiniane nuk ka hapësirë ??për dyshime apo sjellje apatike. Mbi të gjitha nuk ka ”asnjë keqardhje”, përkundrazi ka një përbuzje për oligarkët, që kanë humbur kapitalin e tyre miliarda dollarësh në bankat ndërkombëtare, dhe që mund ta riparojnë imazhin e tyre vetëm duke u kthyer të investojnë në shtëpi.
Komploti i Perëndimit, pezullimi i pjesëmarrjes ruse në Traktatin NEË START, që kufizon armët bërthamorë të Moskës dhe Uashingtonit në deri në 1500 bomba secila, e mbyllën fjalimin 100-minutësh të Putinit. Në fakt statuskuoja nuk ndryshon, sepse inspektimet mbi armët bërthamore janë pezulluar prej më shumë se 2 vitesh, fillimisht për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe më pas si pasojë e akuzave të ndërsjella midis SHBA-së dhe Rusisë për mosrespektimin e angazhimeve të tyre të ndërsjelltë.
Gjithsesi deklarata e fortë e Putin, është treguesi më i fortë deri më tani se epoka e kontrollit të armëve, e cila nisi në epokën e Leonid Brezhnevit, është ende në fillimet e saj. Në fakt, është gati e pamundur të mendosh mbi negociatat për një traktat të ri, NEË START, teksa i vjetri skadon në vitin 2026, në zbrazëtinë absolute aktuale të komunikimit dhe besimit midis të dyja vendeve.
Pak orë më vonë, para kështjellës mbretërore në Varshavë, Xho Bajden shpalosi një vizion tjetër të botës, të bazuar në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Duke u kthyer nga Kievi, ai citoi vetëm një herë Putinin, duke e mohuar me forcë akuzën e tij se Perëndimi po përpiqet të sulmojë ose shkatërrojë Rusinë.

Bajden theksoi se ishte kreu i Kremlinit, ai që e zgjodhi luftën. Këtë herë presidenti amerikan nuk e quajti kriminel lufte, por u shpreh qartë se “do të procedojmë penalisht të gjithë ata që janë përgjegjës për luftën”. Mbi të gjitha, Bajden donte të luante lojën e lidershipit, duke ofruar imazhin e një ‘shpirti të ri” për Perëndimin, si për të siguruar aleatët perëndimorë, të shqetësuar për qëndrueshmërinë me kalimin e kohës të mbështetjes ushtarake, ekonomike dhe politike për Ukrainën, siç u shfaq në prapaskenë edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih mbajtur pak ditë më parë.
Në déjà-vu-në e historisë evropiane, e karakterizuar edhe një herë nga një përçarje e thellë dhe aktualisht e pashërueshme Lindje-Perëndim, udhëtimi i Xho Bajden në Kiev dhe fjalimi i tij në Varshavë, nënvizojnë krijimin e ekuilibrave të rinj gjeostrategjikë.
Tani fokusi i politikës evropiane të Shteteve të Bashkuara është zhvendosur drejt Lindjes, dhe partnerët e NATO-s të Evropës Qendrore dhe Nordike, kanë marrë një peshë më të madhe se sa kanë në botëkuptimin tradicional të vendeve të Evropës Perëndimore.
Nuk është rastësi që gjatë qëndrimi në kryeqytetin polak, Bajden u takua edhe me liderët e të ashtuquajturës “Nëntëshja e Bukureshtit”, përkatësisht Bullgaria, Estonia, Rumania, Lituania, Letonia, Polonia, Sllovakia, Çekia dhe Hungaria. Këto janë tani shtetet e kufirit të ri të Perëndimit, ashtu siç ishte Gjermania gjatë Luftës së Ftohtë.
Ndërsa në Ukrainën që po lufton për lirinë dhe pavarësinë e saj, ndihet tani atmosfera që kishte Berlini Perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë. Megjithatë edhe në zymtësinë e një peizazhi evropian që ka rënë sërish pre e së kaluarës, përveç qëndrueshmërisë dhe kohezionit, Perëndimi nuk duhet të harrojë të hedhë vështrimin ndaj sfidave të së ardhmes, ku përballë nuk është Rusia e prapambetur dhe e blinduar e Vladimir Putinit por superfuqia e re, Kina. Dhe duhet të gjendet ekuilibri i duhur midis mbështetjes thelbësore për Kievin, dhe nevojës për ta parandaluar Pekinin që të identifikojë prioritetin e tij të ri strategjik në aleancën e tij me Moskën.
Nëse kërkon në google për “varësi nga pornografia” të ...
Thoughts and feelings do not behave like the material obje...
Një grua 82-vjeçare, e cila u shpall kohët e fundit vdekur...
Courage can come in all shapes and sizes. Such as running ...
My dear son, I am writing this letter for 3 reasons: 1. L...
Sipas një studimi më të ri, të qenit në krye të listës së ...
Midis ekonomistëve po qarkullon kohët e fundit një batutë:...
Njerëzit janë përpjekur të shmangin pagimin e taksave që n...
Thousands of Ukrainian children and teenagers have been fo...
Carnival? All with masks to wear, hide, have fun and joke....
Megjithëse mund të duhen javë ose muaj për të konfirmuar n...
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...
A Chinese spy balloon destroyed after being identified...
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kre...
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...
The art of escaping from prison has made thieves and murde...
The earthquake and geopolitics are intertwined, with aid s...
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
For most of us, life seems to move forward smoothly and pr...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...