Reportazh/ “Edhe rusët e zakonshëm duan që ne të ngrijmë për vdekje!”
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...

Megjithëse mund të duhen javë ose muaj për të konfirmuar numrin e saktë të të vdekurve në Turqi dhe Siri, e sigurt është se ai do të jetë në dhjetëra mijëra. Kjo e bën tërmetin e 6 shkurtit më vdekjeprurësin në rajon në më shumë se një shekull. Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se “ishte e pamundur të përgatiteshim për një fatkeqësi të tillë”.
Por të dhënat që krahasojnë vende të ngjashme sizmike sugjerojnë të kundërtën. Marrim si shembull Kilin dhe Japoninë. Kili ndodhet përgjatë asaj që duhet Unaza e Zjarrtë - një hark çarjesh tektonike dhe vullkanesh që rrethojnë Oqeanin Paqësor. Ky vend goditet shpesh nga tërmete të mëdha, në mos edhe më të mëdha, se ato që tronditën së fundmi Turqinë dhe Sirinë.
Dhe në mënyrë të pabesueshme, këto tërmete shkaktojnë shumë më pak viktima. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kili përjetoi disa tërmete shkatërruese gjatë shekullin XX-të. Në vitin 1939, një tërmet me magnitudë 8.3 shkaktoi mbi 28.000 të vdekur. Në vitin 1960, tërmeti më i madh i atij shekulli, me magnitudë 9.5, vrau rreth 1.600 njerëz.
Pas goditjes së vitit 1960, Kili investoi shumë në kërkimet mbi projektet sizmike dhe hartoi rregulla shumë të ashpra mbi mënyrën e ndërtimit. Dhe sot shumica e ndërtimeve mund të përballojnë edhe tërmetet më të fuqishëm. Ngjarjet me magnitudë 8.0 apo më të rëndë e godasin rajonin çdo disa vjet, por shkaktojnë pak viktima.

Kështu në vitin 2010, më shumë se 500 njerëz vdiqën pas një tërmeti me magnitudë 8.8. Dhe vendimtar në numrin e ulët të humbjeve ishin kodet rigoroze të ndërtimit. Megjithatë, Kili vazhdoi të mësonte nga shembja e disa ndërtesave. Ai i përditësoi kodet e ndërtesave për të mbuluar dobësitë strukturore që inxhinierët identifikuan pas lëkundjeve të forta.
Një shembull tjetër është Japonia. Ky komb me një popullsi të dendur, përjeton herë pas here tërmete me magnitudë 7.8 ose më shumë. Me kode ndërtimi shumë strikte, rregulloret e Japonisë nënkuptojnë që në shumicën e ngjarjeve të tilla nuk vdes askush. Përjashtim ishte ngjarja e vitit 2011 që shkaktoi katastrofën bërthamore të Fukushima Daiichi.
Në atë ngjarje vdiqën më shumë se 18.000 njerëz, por thuajse të gjithë u mbytën si rezultat i cunamit dhe jo nga godinat e shkatërruara. Japonia goditet shpesh nga tërmete të mëdha, por regjistron pak vdekje. Natyrisht krahasimet kanë kufizimet e tyre. Vendet kanë dendësi të ndryshme të popullsisë dhe përjetojnë tërmete në thellësi të ndryshme.
Të dhënat më të reja janë më të plota. Sa më të vjetra të jenë të dhënat, aq më shumë pasiguri ka rreth numrit dhe madhësive të vdekjeve. Dhe një rol luan edhe pasuria. Japonia është shumë më e pasur se Turqia, prandaj ka mundësi të ndërtojë godina më të qëndrueshme.

Kili, megjithatë, ka një prodhim të ngjashëm të brendshëm bruto për person. Dhe Turqia është shumë më e pasur sot sesa Kili në vitet 1960, 70 ose 80, kur infrastruktura e saj po përmirësohej me shpejtësi.
A u befasua Turqia? Jo. Të dhënat e 120 viteve të fundit, tregojnë se tërmeti i fundit është i dyti më i madhi në atë periudhë, pas atij të vitit 1939 që i mori jetën rreth 33.000 njerëzve. Gjashtëdhjetë vjet më vonë ndodhi një tjetër tërmet i madh.
Në vitin 1999, një tërmet me magnitudë 7.6 shkaktoi rreth 18.000 të vdekur. Studimet thonë se ka një probabilitet të lartë për një tjetër tërmet të madh që mund të godasë Turqinë brenda 30 viteve të ardhshme. Por fakti është që në Turqi, tërmetet kanë qenë më vdekjeprurës sesa në Japoni dhe Kili.
Një vit pas tërmetit të 1999-ës, qeveria turke vendosi që ndërtesat e reja duhej të ishin rezistente ndaj tërmeteve. Ajo miratoi disa nga rregulloret më të zhvilluara në botë mbi ndërtimin. Atëherë, çfarë shkoi keq? Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raporton se “popullsia në këtë rajon banon në struktura që janë jashtëzakonisht të cënueshme nga lëkundjet e tërmeteve, ndonëse ekzistojnë disa struktura rezistente”.

Shumica e 6.000-7.000 ndërtesat që u shembën në këtë tërmet ishin ndërtuat përpara vitit 1999. Ndërsa qeveria turke ofroi një mbështetje financiare për ndërtesat e vjetra që do të përforcoheshin ose rindërtoheshin, kjo nuk ishte e detyrueshme, dhe shumë biznese dhe pronarë shtëpish private e refuzuan ofertën.
Ç’është më e keqja, kompanitë e ndërtimit ndërprenë zbatimin e rregullores së re tek godinat e reja. Ndaj sot ka prova të dukshme të ndërtesave të reja të ndërtuara gjatë viteve të fundit që janë shembur lehtësisht. Po të ishin ndërtuar siç duhet, shumica e tyre mund të kishin qëndrua në këmbë.
Pra qeveria turke dështoi të zbatonte rregulloret e veta të ndërtimit dhe madje ofroi amnisti, përjashtime ligjore nga rregullat në këmbim të pagimit të një tarife. Turqia u godit nga dy goditje të forta dhe epiqendra ishe shumë pranë sipërfaqes.
Magniduta ishte e tillë që është e pamundur të shmangen plotësisht dëmet dhe humbjet e jetës së njerëzve. Kodet e saj të reja të ndërtimit padyshim që shpëtuan jetë, por jo aq sa duhej të kishin bërë. Siç e tregojnë shembujt e Kilit dhe Japonisë, është e mundur të përgatitesh më mirë dhe të shpëtosh shumë më tepër jetë.
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...
A Chinese spy balloon destroyed after being identified...
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kre...
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...
The art of escaping from prison has made thieves and murde...
The earthquake and geopolitics are intertwined, with aid s...
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
For most of us, life seems to move forward smoothly and pr...
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
"The president is here!" Dressed in military fatigues ...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
For decades, the United States had a secret weapon. During...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
According to the German statistics office, life expect...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
A complaint to CNA also led to the publication of several ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police have solved a theft case, which occurred at ...
Two people, suspected of being the perpetrators of a murde...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Two people have been arrested in Kurbin after they were ca...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
The Council of the European Union today gave final approva...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
The death toll from devastating earthquakes in Venezuela h...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...
The seasonally adjusted unemployment rate in the euro area...
Tourism marked an acceleration in growth during May, refle...
The latest data from the Statistical Institute for 2025 sh...